Zgjedhjet në PD/ Demokratët e Beratit zgjedhin kryetarin, rikonfirmohet Gazmend Azizi

Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme procesin zgjedhor për kryetarin e ri të degës në Berat. Në këtë post rikonfirmohet kryetari aktual Gazmend Azizi.

Procesi nisi në orën 11:00 në ambientet e Partisë Demokratike dega Berat dhe u finalizua në orën 15:00.

Kryetari i konfirmuar Gazmend Azizi fitoi me 172 vota përballë kandidatit tjetër të PD, Shkëlqim Hysi, i cili mori vetëm 108 vota.

Procesi i zgjedhjes së kryetarit të PD në Berat u moniturua edhe nga deputeti i qarkut Astrit Veliaj dhe nga i deleguari i PDSH-së,Albert Avdyli.

PD ka nisur procesin e zgjedhjes së kryetarëve të rinj të degëve në rrethe që prej mëse 1 jave. Tashmë janë zgjedhur kryetarët e degëve të PD, në GjirokastërFier, Durrës, Dibër, Kukës e të tjerë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

OKB i kërkon Britanisë së Madhe të anulojë ligjin për dërgimin e emigrantëve në Ruanda

OKB i kërkon Britanisë së Madhe të anulojë ligjin për dërgimin e emigrantëve në Ruanda