Zgjedhjet në PD/ Zef Gjoka zgjidhet kryetar në Lezhë, pas fitores shtrëngon duart me rivalin

Ka përfunduar procesi zgjedhor për kryetarin e ri të Partisë Demokratike në Lezhë. Shqiptarja.com dhe Report Tv kanë mësuar se i zgjedhuri i ri është Zef Gjoka. Gjoka ka fituar garën përballë kryetarit aktual, Paulin Marku.

Nga 339 votues, në zgjedhje votuan 306, ndërkohë që Gjoka fitoi me 213 vota, ndërsa Marku mori vetëm 88 të tilla. Në përfundim të procesit zgjedhor të dy kandidatët kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin, duke përcjellë një mesazh bashkimi.

Duke folur në kuvendin e degës së Partisë Demokratike, deputetja Lindita Metaliaj, u shpreh se PD duhet të jetë e bashkuar për betejën e ardhshme zgjedhore. Me zgjedhjen e kreut te degës në Lezhë ka përfunduar i gjithë procesi i ristrukturimit të strukturave të Partisë Demokratike.

Më herët gjatë ditës së sotme janë zgjedhur kryetarët e degëve të PD në Shkodër e Vlorë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës