Zgjedhjet, Sala: Detyrim ligjor
respektimi i balancës audiovizive

Zgjedhjet, Sala: Detyrim ligjor<br />respektimi i balancës audiovizive
AMA pret në takim misionin parazgjedhor të Komisionit Ad Hoc për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, i Asamblesë Parlamentare të KiE-së.
 
Ditën e enjte me datë 1 Qershor 2017, Autoriteti i Mediave Audiovizive priti në takim misionin parazgjedhor të Komisionit Ad Hoc për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, i Asamblesë Parlamentare të KiE-së.
 
Delegacioni i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës përbëhej nga 4 anëtarë dhe kryesohej nga Paolo Corsini, përfaqësuesi Italian nga Grupi Parlamentar i Partive Sovialise (SOC).
 
Qëllimi i vizitës ishte për të diskutuar mbi situatën politike në vend përpara zgjedhjeve parlamentare të cilat do të zhvillohen në datën 25 Qershor 2017 si dhe për rolin që ka Autoriteti i Mediave Audiovizve për të siguruar pluralizmin e medias në vend gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.
 
Kryetari i AMA-s, Gentian Sala pasi bëri një përshkrim të mënyrës se si funksionon Autoriteti dhe tregu audiovizv në Shqipëri e cilësoi atë si një “Treg vibrant me konkurrencë të lartë”.
 
Lidhur më fushatën zgjedhore, Sala theksoi se roli i AMA-s si një institucion i pavarur, është i mirë rregulluar në ligj dhe në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit që AMA dhe KQZ nënshkruajnë rregullisht përpara çdo fushate zgjedhore.
 
Sipas kësaj marrëveshje përcaktohen rregullat, mënyrat dhe afatet për shfrytëzimin e kapaciteteve teknike dhe njerëzore të AMA-s për nevojat e monitorimit të fushatës zgjedhore në funksion të procesit zgjedhor.
 
Për këtë arsye AMA ka vënë në dispozicion të Bordi Monitorimit të Mediave (BMM) organ ky që ngrihet nga KQZ përpara fillimit të fushatës zgjedhore, Studion e Monitorimit me pajisjet teknike për monitorim, si dhe personelin teknik dhe monitorues përkatës, të përbërë prej 7 specialistësh, të cilët i bashkohen 7 punonjësve të vetë BMM-së.
 
Gjatë kësaj periudhe bëhet monitorimi i lajmeve kryesore, i emisioneve dhe lidhjeve direkte (live) që transmetohen për efekt të fushatës zgjedhore sipas listës së miratuar nga BMM.
 
Ndërkohë përsa i përket periudhës jashtë fushatës elektorale Sala theksoi se për AMA-n ka qenë dhe mbetet zbatimi ligjor për respektimin e balancimit të përmbajtjeve audio dhe audiovizive që emetohen, për mbulimin e aktivitetit të spektrit politik në mazhorancë dhe opozitë.
 
Një çështje tjetër që u diskutua gjatë takimit ishte transparenca mbi financimin dhe të ardhurat e ofruesve të shërbimit mediatik audioviziv, si dhe skanimi i gjendjes së medias në vend, të dhëna këto që mund të gjenden edhe në Buletinin Periodik të AMA-s, publikuar së fundmi me qëllimin e vetëm se “Transparenca në peizazhin e mediave audiovizve në vend do t’i shërbente më së miri interesit publik”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'EXPO Albania', 5 projekte në konkursin ndërkombëtar për krijimin e qendrës së re të panaireve

'EXPO Albania', 5 projekte në konkursin ndërkombëtar për krijimin e qendrës së re të panaireve