Zgjedhorja,Alibeaj:S'i zëmë besë
Ramës, PD nuk ka kushte 

Zgjedhorja,Alibeaj:S'i zëmë besë<br />Ramës, PD nuk ka kushte 
"Nuk janë kushte por është një platformë e propozuar se si mund të kryhet Reforma Zgjedhore".

Nënkryetari i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj është optimist për realizmin e kësaj reforme dhe se palët do ta gjejnë kompromisin e duhur për këtë.

I ftuar në studion e Report Tv, Alibeaj tha se një sinjal bashkëpunimi mund të jetë edhe marrëveshja e 18 majit por siç tha ai nuk i zë besë kryeministrit Edi Rama.

"Angazhimi ynë është i sinqertë, real. Ato që Rama i quan tre kushte, ne i quajmë premisa. Aty janë cështje të cilat do duhet të adresohen nga kjo reformë. Një sinjal mund të jetë edhe ai që vjen prej marrëveshjes së 18 majit. Unë besë Ramës nuk i kam, pasi është nga ata që shohin se ku i dalin llogaritë e veta", tha Alibeaj. 

Deputeti demokrat përjashton mundësinë e një marrëveshje me LSI në opozitë, por tha se këto dy forca janë në opozitë dhe përballë qeverisjes së Ramës. "Nëse LSI i thërret moralit politik dhe ndjek të njëjtën linjë denoncimesh është e mirëpritur", tha ai.

Alibeaj foli edhe për shkurtimin e strukturës së organeve të Vettingut nga Kuvendi. Ai tha se PD do depozitojë në seancën e Kuvendit një paketë amendamentesh të cilat parashohin rikthimin e organikës së propozuar nga organet e Vettingut. 

"Mbi 95% e shqiptarëve duan drejtësi të pavarur. PS pati shënuar vetë në kushtetutë pagën e këtyre komisionerëve 6 milionë e më lart. Sigurisht që kjo krijon mundësi për gjyqtarë të pakorruptueshëm. Organeve të Vettingut u duhet dhënë e gjithë mbështetja e nevojshme. 

Ne do të ofrojmë amendamente edhe në seancën parlamentare që të propozohet e miratohet nga Kuvendi e njëjta strukturë dhe nivel page sic kanë propozuar organet e vetingut. Dhe mesazhi është, ne japim shpërblimin, ju popullit i jepni shërbimin. Sinjale te verbërisë së Ramës janë ende të forta
", tha. 

Z.Alibeaj, cfarë përmban paketa e PD për Reformën Zgjedhore? Maxhoranca i ka quajtur kushte...
Eshtë kërkesë për ngritjen e komisioni të reformës zgjedhore. Historikisht, kohë më parë, ka pasur ndryshime të Kodit dhe është e natyrishme që të updatohet me zhvillimet elektorale të vendit. Pas zgjedhjeve rezultati i të cilave nuk ishte i shëndetshëm për ne, që në momentet e para të legjislaturës së re kemi kërkuar ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore. Nuk janë kushte ato që ka propozuar Lulzim Basha. Kusht që ne kërkojmë një iniciativë ligjore, që ne synojmë që ta çojmë votën afër individit që të përcaktojë zgjedhjen e përfaqësuesit të vet. S'është të thuash që vota e shqiptarëve të jetë e barabartë, që ne kërkojmë një sistem zgjedhor i cili të bazohet te votimi dhe numërimi elektronik. Këto janë premisa bazë të një shoqërie e cila në viti 2017 duhet t'i kishte kaluar këto probleme. Ne duam që të ketë sistem zgjedhor, mekanizëm zgjedhor që t'i japë peshën e duhur votuesit shqiptar. Në PD po punon një grup pune për këtë çështje.

Do kemi një produkt konkret që do qetësojë "gjakrat"?
E pse të mos e kemi? Angazhimi ynë është i sinqertë, real. Ato që Rama i quan tre kushte, ne i quajmë premisa. Aty janë çështje të cilat do duhet të adresohen nga kjo reformë. Një sinjal mund të jetë edhe ai që vjen prej marrëveshjes së 18 majit. Unë besë Ramës nuk i kam pasi është nga ata që shohin se ku i dalin llogaritë e veta. Shpresojmë që edhe ai, në një moment të maturimit politik për çështje madhore të këtij vendi apo fatin e vet politik, do duhet që herët ose vonë të qaset dhe të bëjë punë të paqta për këtë vend. 

A ka sinjale për një lloj bashkëpunimi PD-LSI?
Ne jemi në opozitë, edhe LSI është në opozitë. Nuk ka asnjë marrëveshje me LSI, jemi në opozitë dhe vetëm kjo na bën bashkë, por marrëveshje me LSI nuk ka. Qëndrimi i PD ka qenë konsistent si për Vettingun dhe Mbetjet, ndërsa LSI ka qenë në qeveri. Llogaria e vetme është ajo e moralit politik. Nëse ajo ka ardhur dhe ka kuptuar se ka bërë një gabim gjatë legjislaturës së kaluar, tashmë ajo është përpara një testi, testi i moralit politik. opozita nuk është çështje a bashkëpunojnë apo jo palët politike, është çështje e moralit politik.

Keni dorëzuar në Kuvend një draft për dekomunistizimin. Pse PD kujtohet sot për ish të përndjekurit e regjimit komunist?
27-vite janë vërtetë shumë kohë e gjatë. Gjermania e kreu shpejt, por edhe vitet e fundit e vazhdon këtë. Në 95 ka qenë PD në pushtet atëherë që miratoi ligjin kundër gjenocidit të komunizmit, në 97 kur pushteti u mor me dhunë këto ligje u rrudhën. Në 2005-ën kur erdhi përsëri në pushtet PD, ka qenë ajo e cila rifilloi dëmshpërblimin e ish të përndjekurve. Kjo iniciativë nuk është një çështje për të ndarë sot të majtën dhe të djathtë, por për të ndarë sot të shkuarën e këtij vendi me të ardhmen. Europa Perëndimore ka vuajtur nazizmin, ajo Lindore komunizmin dhe si Europa Perëndimore ashtu edhe ajo Lindore kanë ndërmarrë iniciativa për të ndëshkuar krimet. Dhe ne s’mund të cilësoheni si shoqëri e civilizuar pa krijuar mekanizmat ligjore. Keni parë që po ringjallet propaganda komuniste? Ç’a do bëjmë ne, asgjë tjetër veçse një zgjidhje të thjeshtë në bashkëpunim me fondacionin “Kondrad Adenauer” do sjellin në Shqipëri modelin gjerman. Do të jetë një test moral për të gjithë. Besoj se do t’ia dalim sepse është sfidë për shoqërinë shqiptare. 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Dhunoi të dashurën kur ishte pjesë e Partizanit, sulmuesi përfiton nga amnistia penale dhe del nga burgu! Rikthehet në ekip

Dhunoi të dashurën kur ishte pjesë e Partizanit, sulmuesi përfiton nga amnistia penale dhe del nga burgu! Rikthehet në ekip