POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Zgjidhet kandidati i PPE-së për Presidentin e Komisionit Europian, kush është Manfred Weber?

Europarlamentari gjerman, Manfred Weber

Eurodeputeti gjerman Manfred Weber u zgjodh të enjten kandidati kryesor i së djathtës europiane  për zgjedhjet në Bashkimin Europian, që do të zhvillohen në maj të vitit 2019, duke e bërë kështu ndër të preferuarit  për të zënë vendin e Jean-Claude Juncker, aktualisht kreu i Komisionit Evropian.

Sipas Dewtche Welle Partia Popullore Europiane votoi sot në Helsinki,europarlamentarin gjerman të Partisë Kristiansociale, Manfred Weber, si udhëheqësin kryesor të fushatës për zgjedhjet europiane, i cili konkuroi në garë përballë ish-kryeministrit finlandez Alexander Stubb.

Weber, kandidati në garën e konservatorëve ishte mbështetur më herët dhe nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila e cilësoi atë një favorit  për të udhëhequr Komisionin Europian,për të marrë më pas nën drejtim ekzekutivin që merret me hartimin dhe zbatimin e ligjive të BE-së.

"Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj, le të fillojmë një kapitull të ri për Evropën së bashku," shkroi Manfred në një postim në Twitter, pas rezultateve të votimit .

Weber vjen nga Bavaria, rajon tradicionalisht konservator i Gjermanisë dhe kryeson grupin më të madh të Parlamentit Europian.

Mësohet se në përfundim të votimit, kandidati 46-vjeçar bavarez mori 79,2% të votave të të deleguarve të Partisë Popullore Europiane (PPE). Nga ana tjetër, kundërshtari i tij finlandez, Alexander Stubb, 50 vjeç, mori vetëm 20%, sipas të njëjtit burim.

I njohur për pikëpamjet e tij proeuropiane, Manfred Weber është pak i njohur jashtë qarqeve politike të Gjermanisë dhe të BE-së .

b.xh.
Komento

Komente

  • Emigranti: 08/11/2018 19:35

    Po u zgjodh ky person 99% e sigurt be do shperbehet!

    Përgjigju