POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Zgjidhet ngërçi në KPL, prokurori Bujar Sheshi plotëson kushtet

Foto Ilustruese

TIRANË- Prokurori i Apelit për Krimet e Rënda, Bujar Sheshi ka plotësuar kushtet për t'u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sheshi ka ushtruar funksionin e prokurorit prej 23 viteve dhe në kohën e kandidimit të tij nuk ushtronte funksionin e drejtuesit.

Prokurori Sheshi ishte i vetmi që kandidoi për fazën e dytë të KLP-së, futja në garë e të cilit  ka nxjerrë nga ngërçi organin në fjalë, pasi i mungonte një kandidat nga Prokuroria e Apelit.

Për shkak të moskandidimit, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku e hapi dy herë garën për prokurorët. Gara e parë dështoi sepse nuk pati asnjë kandidaturë, ndërsa gara e dytë rezultoi e suksesshme pikërisht për shkak të kandidimit të prokurorit të vetëm Bujar Sheshi.

Kandidimi i prokurorit të Apelit të Krimeve të Rënda, Bujar Sheshi, erdhi vetëm pak ditë pas konfirmimit të tij në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 24 tetor.

Rëndësia e Këshillit të Lartë të Prokurorisë është mjaft e madhe pasi nga 6 anëtarët prokurorë do të dalë edhe emri i ri i Prokurorit të Përgjithshëm.

Relacioni i plotësimit të kushteve nga prokurori Bujar Sheshi

ke.mu.
Komento