POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Zhduket ylli i ‘Heartbeat’, u hodh në det dhe nuk doli më

Këngëtari Daniel Kueblboeck

Me siguri i keni dëgjuar mjaft herë këngët “Heartbeat” apo “You drive me crazy”, të cilat bënë bujë para 2 vitesh. Pikërisht ylli gjerman që i këndon këto këngë është shpallur i zhdukur mëngjesin e sotëm teksa ndodhej me pushime në një anije.

Bëhet fjalë për këngëtarin Daniel Kueblboeck i cili pasi është hedhur në det në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, nuk ka dalë më në sipërfaqe. 33-vjeçari po bënte këtë udhëtim nga Hamburg në Neë York. Tabloidi gjerman Bild njoftoi se një dëshmitar okular pa që dikush u hodh nga kuverta e anijes.

Këngëtari Daniel Kueblboeck

Një zëdhënës i linjës së lundrimit Aida Cruises tha për mediat se kapiteni dhe ekuipazhi kanë nisur operacionet e nevojshme të shpëtimit. Kueblboeck u bë i famshëm pas pjesërmarrjes në versionin gjerman të Pop Idol, por tashëm nuk dihet më fati i tij.

fl.mi.
Komento