Zhdukja e Ervis Troqes, Krimet e Rënda: S'ka rrëmbim personi, i riu ka hipur vetë në makinë

Dosja penale kundër të arrestuarit Besart Zhara, të dyshuarit kryesor nga prokuroria e Vlorës për rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e Ervis Palla (Troqe), nuk do hetohet nga Krimet e Rënda, por hetimi për këtë ngjarje do vijojë në Vlorë. Ky ka qënë vendimi i pak ditëve më parë i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila kishte marrë çështjen për zhdukjen e Troqes nga prokuroria e Vlorës.

Por pas studimit të materialit, prokuroria e Krimeve të Rënda ka konstatuar se nuk kishte elementë që do e cilësonin rrëmbim Ervis Palla (Troqe), pasi sipas prokurorëve ky i fundit ka hipur vetë në makinën që shfaqet në kamera dhe nuk ka asnjë veprim për pengmarjen e tij. Nisur nga ky argument, Krimet e Rënda ja kanë referuar sërisht për hetime të mëtejshme prokurorisë së Vlorës, e cila deri në këto momente ka arrestuar shtetasin Besart Zhara.

Ky i fundit është arrestuar në 2 tetor 2018, por për shkak të sekretit hetimor dhe sensivitetit të këtyre dy çeshtjeve, emri i tij nuk është bërë publik nga policia, deri kur “Shqiptarja.com”, publikoi të dhënat për arrestimin e këtij shtetasi. Zharra, njihet në Vlorë si person i arrestuar në vitin 2013 për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit”, ndërkohë arrestimi i tij është kryer me urdhër të prokurorisë së Vlorës, për akuzën e “Rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit” kryer kjo në bashkëpunim. Zharra është i dyshuari kryesor për zhdukjen në 17 korrik 2018 të Ervis Palla (Troqe), i cili kishte vetëm dy javë pasi ishte kthyer nga Belgjika.

Ndërkohë mësohet se për zhdukjen e Troqes ka qënë i dyshuar dhe një person tjetër i quajtur Ines Hajrulla, person ky që pak kohë më parë i është vendosur tritol në makinë, ngjarje ku ai ka humbur njërën këmbë dhe më pas është arrestuar për “armëmbajtje pa lejë”. Ervis Palla (Troqe), njihet si person problematik në Vlorë, ku kryesisht ishte identifikuar nga policia kriminale në trafikun e lëndëve narkotike, ku dhe është arrestuar në Itali dhe dënuar nga drejtësia e këtij shteti.

Por teksa është kthyer në Vlorë, në 17 korrik 2018 ai është zhdukur pa lënë gjurmë dhe nuk dihet asgjë për vendodhjen e tij. Zhdukja e Ervis Palla (Troqe) është bërë vetëm një muaj pasi në Vlorë ka humbur gjurmët shoku i tij Albano Xhaferi. Policia dhe prokuroria kanë kërkuar të sekuestrojnë pamjet filmike të një kompleksi të njohur në Vlorë, të quajtur “Oslo”, por pamjet filmike të këtij kompleksi në datat 8 korrik deri në 23 korrik janë fshirë në mënyrë të qëllimshme duke mos raportuar asnjë filmim.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eri: 14/11/2018 13:20

    po nese pasi ka hipur ne makine nuk e kan len me te zbresi dhe e kan mbajtur kundra deshires dhe e kan vrare si i bie te gjykohet? prokuror i degjeneruar kuptohet qe e ka marr ndonje i njohur sa per ta terheqeur deri ne vendin ku do ta zhduknin me pas

    Përgjigju
  • Artan: 14/11/2018 10:44

    Po pra se i thane atij qe hip se do te vrasim dhe prandaj hipi ai. Po cfare eshte kjo o maskara prokuror, ti qe po heton ceshtjen... do qe ti lehtesosh rrethanat per rrembim personi. Po sikur te kishte qene djali yt aty do e hetoje? Cfare kupton ti me rrembim personi sepse rrembim personi quhet edhe mbajtja e personit pa deshiren e tij pavarsisht rrethanave me te cilat ka shkuar.

    Përgjigju
  • ben: 14/11/2018 07:56

    kta jan te gjith te koruptuar po ne vidjo eshte e vertet qe ne makin hipen vet tani per kte zdi ca te thuash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin