Zhvillimi i talenteve brenda grupit, si mund të bëhesh Drejtor Ekzekutiv në një nga kompanitë e Balfin

Zhvillimi i talenteve brenda grupit, si mund të bëhesh Drejtor Ekzekutiv në një nga kompanitë e Balfin

Punonjësit e Grupit Balfin gjatë trajnimeve

Steve Jobs ka thënë: “Nuk ka kuptim që të punësosh njerëz të mençur dhe t’u tregosh atyre se çfarë duhet të bëjnë. Ne punësojmë njerëz të mençur, që të na tregojnë ata ne se çfarë të bëjmë”.

Kjo shprehje merr edhe më shumë kuptim e vlerë, po të kihet parasysh, se pjesa dërrmuese e kompanive anembanë botës, përfshi edhe Shqipërinë, e quajnë kosto apo humbje që të investojnë te zhvillimi i punonjësve të tyre.

Por studimet tregojnë krejt të kundërtën. Një punonjës i trajnuar rregullisht dhe që është në kontakt me risitë dhe proceset e reja ta punës, është më produktiv dhe një vlerë më e madhe për vetë kompaninë.

Për këtë qëllim Grupi Balfin, ka vendosur që të investojë në mënyrë të pandërprerë tek punonjësit e tij.

Punonjësit e Balfin gjatë trajnimeve

Ky grup ka krijuar programin “Talent Pool”, që është një program që konsiston në identifikimin, trajnimin dhe zhvillimin profesional të talenteve dhe përgatitjen e tyre për marrjen përsipër të pozicioneve më të larta profesionale dhe drejtuese në nivel Grupi, deri tek ai i CEO-s (Drejtorit Ekzekutiv ) i çdo kompanie që ka në zotërim Balfin. Ky program identifikon hapat e zhvillimit të talenteve, i realizon ato dhe bën të mundur krijimin e një ekipi të përgatitur punonjësish (të cilët punojnë në shoqëritë e ndryshme të Grupit) të cilëve u ofrohet mundësia të avancojnë në karrierën e tyre në pozicionet drejtuese dhe sfiduese që Grupi Balfin ofron.

Hapat që ndiqen për identifikimin dhe trajnimin e talenteve

1. Përzgjedhja bëhet sipas një procesi të mirëmenduar dhe i ndarë në disa hapa. Hapi i parë është njoftimi për çeljen e programit tek kompanitë e Grupit.

2. Më pas secila kompani paraqet propozimet për kandidatë të cilët duhet të plotësojnë disa kritere dhe vlerësime në formate të përcaktuara dhe specifike për këtë qëllim.

3. Pas selektimit në këtë fazë, të gjithë kandidatët e përzgjedhur kalojnë një numër të caktuar testesh me shkrim në fusha logjike apo fusha që kanë të bëjnë me aftësitë profesionale dhe menaxheriale.

4. Pas mbarimit të fazës së testimit, një selektim i dytë bëhet në bazë të rezultateve. Kandidatët që kalojnë dhe fazën e testimit më pas i nënshtrohen fazës së fundit, asaj të intervistimit në zyrat qendrore të Balfin, dhe së fundmi kandidatët që kalojnë me sukses edhe këtë fazë, bëhen pjesë e grupit të Talent Pool.

Punonjësit e Balfin gjatë trajnimeve

Ky është një proces që ndiqet nga kompanitë e mëdha dhe korporatat në botë.

“Programi i Talent Pool është ideuar që të zhvillojë kandidatët pjesëmarrës në tre drejtime: Atë të njohurive drejtuese dhe teknike, njohuri që merren në formatin e trajnimeve në klasa. Njohuritë në punë, që janë trajnime on the job-shadow e kombinuar

me coaching, si në kompanitë e grupit pranë drejtuesve më të lartë, ashtu edhe në nivel zyrash qendrore në Balfin. Vijim i trajnimit dhe ndjekje me anë të teknikës së mentorimit, ku talenteve u atashohen drejtues shumë cilësorë të Grupit Balfin, të cilët janë një pikë mbështetje në avancimin e tyre nëpërmjet suportit në distancë” - shprehet Anjeza Kelmendi, Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore në Grupin Balfin.

“Të treja këto mënyra janë një kombinim që në gjuhën e zhvillimit të punonjësve quhen ‘Blended Learning’ dhe synimi është që ti jepet mundësia punonjësve të marrin njohuri, ti praktikojnë dhe ti avancojnë ato në punën e tyre. Kjo bën që vetë këta punonjës më pas të bëhen të aftë jo vetëm për të menaxhuar përgjegjësitë që ata aktualisht kanë por edhe të marrin përsipër sfida të reja edhe më të mëdha dhe për më tepër t’i përballojnë me sukses këto sfida” – vijon më tej Kelmendi.

Punonjësit e Balfin gjatë trajnimeve

Qëllimi kryesor i këtij projekti është të krijojë një kuadër zhvillimor transparent, cilësor dhe të sigurt për të gjithë punonjësit me cilësitë dhe potencialin që të jenë në pozicione menaxheriale brenda Grupit Balfin. Ekipi i talenteve i Grupit Balfin krijohet nga punonjësit më premtues dhe të aftë në mënyrë që të jenë menaxherë drejtues.

Menaxhimi efektiv i talenteve kryhet duke:

* Zgjedhur individët e duhur në rolet më kyçe.

* Garantuar ndërhyrje të integruara që mbështesin krijimin e liderëve të rinj.

* Zhvilluar shtigje të reja dhe fuqizuar brezin e ri që të jetë i suksesshëm në këto shtigje.

* Nxitur dhe shpërblyer performanca të niveleve të larta.

Projekti organizohet një herë çdo dy vjet dhe udhëhiqet nga Departamenti i Burimeve Njerëzore i Grupit Balfin. Kriteret për të qenë një kandidat pjesëmarrës në “Talent Pool” janë:

* Një performancë shumë e mirë në pozicionin aktual

* Aftësi shumë të mira komunikuese

* Drejtues i mirë skuadre

* Aftësi për të organizuar dhe menaxhuar njerëz

* Zotërim i mirë i gjuhës angleze

Në këtë proces përfshihen 15 kandidatë të cilët trajnohen për tu bërë drejtues. Ata përzgjidhen nga kompanitë përkatëse dhe më pas i nënshtrohen një interviste nga komiteti drejtues i Talent Pool-it. Pas intervistave Departamenti i Burimeve Njerëzore në Balfin informon kandidatët e përzgjedhur dhe u vë në dispozicion atyre programin e trajnimit dhe informacionet përkatëse.

Nga Grupi Balfin, në këtë program janë trajnues: Drejtoresha e Burimeve Njerëzore, Drejtoresha e Departamentit Ligjor, Drejtoresha e Departamentit të Financës, Kreu i Departamentit të Auditit, Drejtori i Komunikimit të Grupit dhe Drejtuesi i Departamentit të Projekteve.

Caktimi i pozicionit të ri për kandidatët e suksesshëm

Pasi kandidatët e përfundojnë me sukses programin e trajnimit, Departamenti i HR përgatit një dosje për çdo pjesëmarrës. Dosja përmban formularin e vlerësimit për secilën fazë të trajnimit. Bazuar te rezultatet dhe te komentet, Komiteti i Vlerësimit merr një vendim dhe i cakton kandidatëve të suksesshëm promovimin në detyrë apo titullin e ri i cili bëhet edhe në përputhje me vendet vakante të punës në kompani. Kandidatët e “Talent Pool” që e përfundojnë me sukses procesin e trajnimit janë kandidatët e parë që merren në konsideratë për pozicionet e reja menaxheriale që janë të lira në Grupin Balfin. Pozicionet e mundshme në Grupin Balfin të cilat mund t’u ofrohen këtyre kandidatëve janë: që nga Zv.Drejtor Ekzekutiv ose Drejtor Ekzekutivi një prej kompanive të grupit, e deri te menaxher projektesh, Drejtor/e Departamenti, apo menaxher rajonal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Galdini zbërthen skemën: Meta me anti-nepotizmin po i jep përgjigje Berishës! Muça: Po i jargavitet doktorit

Galdini zbërthen skemën: Meta me anti-nepotizmin po i jep përgjigje Berishës! Muça: Po i jargavitet doktorit