Zhvillimi i teknologjisë, BE konkurron me fonde SHBA dhe Kinën

Zhvillimi i teknologjisë, BE konkurron me fonde SHBA dhe Kinën

Bashkimi Europian do të rrisë investimet për zhvillimin e teknologjisë e nxitur nga Franca dhe Gjermania për zhvillimit që pritet ti bëjë ballë konkurrencës së ashpër nga Kina dhe SHBA.

Qëllimi i dy vendeve iniciatore është lindja e ideve të reja përballë tregut aktual të kompanive të teknologjisë si Google, Facebook, Twitter të cilat i kanë selitë e tyre kryesore në SHBA dhe ndihmojnë më tepër Amerikën në përfitimet ekonomike. Zyrtarët në Berlin dhe Paris i kanë bërë thirrje Këshillit Europian të Inovacionit që të financojë projektet ambicioze të teknologjisë gjatë samitit ballkanik javën e kaluar.

"Një përpjekje e përbashkët është gjithashtu e nevojshme për të përmirësuar më tej mjedisin dhe rregulloret e kapitaleve sipërmarrëse për të lejuar transferimin e suksesshëm të tregut të inovacioneve të reja, si dhe themelet dhe rritjen e kompanive të teknologjisë së thellë të shkatërrimit në Evropë", deklaruan zyrtarët europine pë BE-në.

Franca dhe Gjermania duan që iniciativat kombëtare të plotësohen nga ato të BE-së, të cilat mund të kenë më shumë vlerë për krijimin dhe rritjen e sipërmarrjeve të teknologjisë. Berlin dhe Paris dëshirojnë që projekti i tyre të përqendrohet në mbështetjen e liderëve  të teknologjisë dhe  akademisë, si dhe sipërmarrësit e sukseshëm duke siguruar fonde për ta.

Franca tashmë ka premtuar të shpenzojë 1.5 miliardë euro për inteligjencën artificiale deri në vitin 2022 për të zmbrapsur një ikje të trurit dhe për të kapur gjigantët dominues amerikanë dhe të teknologjisë kineze.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës