Zhvillimi i turizmit bregdetar dhe ndryshimi i cilësisë së jetesës në zonën e Palasës

Zhvillimi i turizmit bregdetar dhe ndryshimi i cilësisë së jetesës në zonën e Palasës

Zona e Palasës

Palasa është fshati i parë që vjen menjëherë pas Parkut Kombëtar të Llogarasë, një bukuri e rrallë natyrore e bregdetit të magjishëm Jonian në Jug të Shqipërisë. Një nga emrat më të vjetër të zonës së Himarës me një histori, e cila daton që në lashtësi mijëra vite më parë me kaonët, e vazhdon me zbarkimin e 7 legjioneve romake të Jul Cezarit në betejën kundër Pompeut, me rezistencën heroike ndaj Perandorisë Turke, etj…

Me të drejtë ajo është cilësuar si perla e bregdetit shqiptar nga turistë dhe media të ndryshme prestigjoze ndërkombëtare si: Lonely Planet, Huffington Post, etj., të cilët e rendisin ndër destinacionet e rekomanduara botërore.

Prej dekadash Palasa dhe e gjithë Riviera nuk kanë qenë lehtësisht të aksesueshme, për shkak të infrastrukturës rrugore dhe të mundësive të ofruara, por vitet e fundit më në fund kjo zonë ka marrë një kthesë të rëndësishme.

Që prej vitit 2015, Grupi Balfin, grupi më i madh i investimeve në Shqipëri dhe Rajonin e Ballkanit, është duke zhvilluar mega-projektin “Green Coast Resort”, investimi më i madh i grupit në fushën e turizmit, me një vlerë rreth 100.000.000 Euro.

Ky projekt, i cili po sjell një standard të lartë në strukturat akomoduese në turizmin bregdetar në Shqipëri, është i përbërë nga tre seksione: resorti (me vila dhe apartamente në shitje), shëtitorja buzë detit e cila do funksionojë si qendër argëtimi e biznesi dhe një hotel me 5 yje, i cili do të jetë një nga markat më të njohura botërore.

Zhvillimi i Green Coast do të ndikojë në shndërrimin e zonës së Palasës dhe jo vetëm, nga një destinacion turistik veror në një destinacion të frekuentuar gjatë gjithë vitit.

Përmirësimi i infrastrukturës, shërbimi cilësor nëpërmjet njësive të biznesit dhe hotelit kombinuar me guida turistike, praktikimin e sporteve ujore e dimërore dhe ndërtimin e ambienteve të dedikuara sportive/ rekreative do të sjellin në këtë zonë dhe në Shqipëri në përgjithësi standardin e munguar në turizëm dhe rritjen e numrit të turistëve, si shqiptarë ashtu edhe të huaj.

Një nga përgjegjësitë kryesore të këtij projekti është mbështetja e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të zonës, duke përmirësuar ndjeshëm aspektin turistik të saj.

Projekti Green Coast do të japë një kontribut shumë të madh në rritjen e punësimit, zhvillimin e kapaciteteve të zonës dhe standardit të profesionalizimit. Kombinimi i standardeve ndërkombëtare të investimit me traditat lokale, prodhimet natyrale dhe mjedisin rrethues të zonës, do të sjellin një eksperiencë unike për të gjithë ata që do të vizitojnë Palasën.

Sigurimi i burimeve të mjaftueshme njerëzore të kualifikuara , aftësimi profesional i tyre dhe krijimi i mundësive për zhvillim ekonomik të zonës do të bëjë që përveç përfshirjes së banorëve aktualë të zonës, t’u japë një arsye më tepër për t’u rikthyer në atdhe edhe atyre që kanë emigruar.

Për shkak të rëndësisë dhe impaktit në ekonominë dhe turizmin shqiptar, ky projekt sot gëzon edhe statusin "Investitor Strategjik me procedurë të veçantë", me vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Ky status nënkupton që investimi i kryer mbart një interes të lartë publik me kontribut në sektorin strategjik të turizmit, duke ndikuar në zhvillimin ekonomik vendor dhe rajonal, rritjen e konkurrencës krijimin e një imazhi pozitiv në industrinë e turizmit në Shqipëri.

Balfin Group, grupi më i madh e inovator i investimeve në vend dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, është i mirënjohur në treg me markat e tij si TEG, QTU, Jumbo, Neptun, Spar Albania, markat fashion si: Mango, Cortefiel, Okaidi, e shumë marka të tjera. Për më shumë informacion mbi projektin Green Coast vizitoni faqen www.greencoast.al ose kontaktoni në [email protected]/ +355 698020252.


(Green Coast Resort)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale