Zhvillohet Kongresi i II për shëndetin e gruas dhe meshkujve, shtatzaninë e riprodhimin human

Mjekë shqiptarë, dhe kolegë të tyre me emër në Europë, SHBA u mblodhën në Durrës në Kongresin e 2-të Ndërkombëtar ku në fokus të diskutimeve ishin çështjet që lidhen me kujdesin prenatal, riprodhimit human dhe andrologjisë.

Ky kongres synon shkëmbimin e informacioneve dhe njohjen me praktikat më të avancuara që lidhen me mjekësinë fetale dhe Neonatale, shëndetin e gruas, shtatzëninë, riprodhimin human, shëndetin e meshkujve, si dhe zhvillimet bioteknologjike në fushën e shëndetit.

Organizatori këtij kongresi Arben Rrugia drejtor i maternitetit Koço Gliozheni në fjalën përshëndetëse u shpreh se “Ky kongres, ka të njëjtën qasje moderne ashtu si politikat e tjera në Shqipëri, me qellim kryesor integrimin në Bashkimin Europian dhe përpiqet të ilustroje sfidat që vendi ynë përballet në fushën e politikave shëndetësore.

Ky kongres ka si qëllim përfundimtar realizimin e protokolleve të cilat do të jenë ato që do të na udhëheqin në trajtimin me efikasitet të të gjitha patologjive në fushën e obstri gjekonologjisë. Një falënderim të veçantë për të gjithë kolegët e huaj që na kanë mundësuar arritje e këtij rezultati si dhe mundësinë që na japin me anë të marrëveshjeve të ndryshme të cilat po i konkretizojmë për rritjen dhe kualifikimin e personelit mjekësor të maternitetit tonë dhe mjekëve të tjerë në fushën e obsetri gjekonologji.

Arben Rrugia-Drejtor SUOGJ në maternitetin Koço Gliozheni


Arben Rrugia-Drejtor SUOGJ në maternitetin "Koço Gliozheni"

Folësit në këtë kongres theksuan se vlera për të ruajtur jetën, e promovuar shëndetin e gruas është lidhur me implementimin progresiv të teknologjive në fushat bio-mjeksore, duke investuar në edukimin dhe trajnimin e gjeneratave të reja.

Po ashtu edhe duke edukuar pacientët e së ardhmes të kuptojnë të drejtat e tyre, që të jenë të ndërgjegjshëm për shëndetin, në mënyrë që të kenë besim në shërbimet shëndetësore dhe cilësinë që i ofrohet nga i gjithë komuniteti mjekësor.


Kongresi i Shendetësisë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mbi rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mbi rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve