Zjarri masiv në Dhërmi, REPORT TV sjell pamjet ekskluzive/ VIDEO

DHERMI - Një sipërfaqe e madhe pyjore është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Ndërkohë që në orët e mbrëmjes zjarri ka përparuar duke rrezikuar dy objekte. Një banesë dhe një lokal rrezikohen nga flakët, pasi ndodhen afër zjarrit, ndërsa zjarrfikësja vijon luftën me flakët.  

REPORT TV sjell pamjet ekskluzive të zjarrit që është në përmasa të mëdha, ndërsa vijon që të përhapet me shpejtësi. Zjarri favorizohet nga era, ndërsa ende nuk është vendosur në kontroll, pasi terreni është i vështirë. Banorët shprehen për Report Tv se ka qenë një person që po udhëtonte me një furgon, që ka hedhur një cigare duke sjellë vatrën e zjarrit. 

Deri tani nuk ka persona të rrezikuar, pasi personat që ndodheshin në lokal dhe te banesa tjetër kanë dalë dhe së bashku me  banorët e zonës janë duke ndihmuar zjarrfikësit për të shuar zjarrin. Ndërkohë në një lidhje telefonike për Report Tv, shefi i Zjarrfikëses në Vlorë, Astrit Lloji u shpreh se situata është vendosur në kontroll, ndërsa po punohet për ta shuar. Edhe Prefekti Vlorës Flamur Mamaj konfirmoi në një lidhje telefonike për Report Tv se nuk rrezikohet asnjë banesë nga zjarri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:26
Shefi i Zjarrfikëses: Situata në kontroll, 14 zjarrfikës në terren në Dhërmi

Në një lidhje telefonike për Report Tv, Shefi i Zjarrfikëses në Vlorë, Astrit Lloji u shpreh se situata është vendosur në kontroll, ndërsa po punohet për ta shuar.

Janë dy zjarrfikëse në punë, zjarri është nën kontroll, nuk kemi kërkuar ndihmë, pasi e përballojmë vetë, në terren janë 14 zjarrfikës, nuk rrezikohen objekte, rreth 800 metra larg ndodhet një lokal, por nuk rrezikohet.

Astrit Lloji

Ora 23:26
Prefekti i Vlorës: Zjarri në Dhërmi favorizohet nga era, por nuk ka rrezik

Edhe Prefekti Vlorës Flamur Mamaj konfirmoi në një lidhje telefonike për Report Tv se nuk rrezikohet asnjë banesë nga zjarri.

Unë jam nisur drejt Dhërmiut, sapo kontaktova me drejtuesit atje, është vendosur në kontroll zjarri nga dy zjarrfikëset dhe po punohet me të gjitha forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe policisë për ta mbajtur në kontroll. Nuk ka dëme në banesa dhe biznese private. Zjarri nuk është madh, por favorizohet nga era që mund ta shpërndajë. Parku Llogorasë nuk rrezikohet, pasi kemi një stacion të ngritur atje dhe po e mbajmë në gatishmëri nëse do të ketë rrezikshmëri. Plani i masave dhe i veprimit është që ta mbajmë në kontroll dhe reagimi shpejtë tregoi që plani është i mirëmenduar. Për momentin nuk ka asnjë banesë që rrezikohet nga zjarri.

Flamur Mamaj

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri