Zjarr në kreshtat e Valbonës, skuadra e HEC Dragobi në operacion për shuarjen

Zjarr në kreshtat e Valbonës, skuadra e HEC Dragobi në operacion për shuarjen

Skuadra e HEC Dragobi në operacion për shuarjen e zjarrit në kreshtat e Valbonës

Zjarret e vendosura nga individë që kërkojnë të hapin kullota në mes të bukurive të Valbonës kanë vënë në rrezik kreshtat e këtyre anëve. Shpesh të ndodhura në vende të thella, ndërhyrja në kohë dhe me shpejtësi është jetësore.

Paraditen e të enjtes Agjencia e Zonave të Mbrojtura e Kukësit ka kërkuar ndihmë punonjësve të Gener 2, të cilët po ndërtojnë centralin hidroelektrik në Dragobi. Menjëherë, një grup pune u nis drejt vatrave të zjarrit duke i shuar ato, në ndihmë të banorëve dhe të ekipit të AKZM-së.

“Zhvillimi i verilindjes dhe mbrojtja e natyrës është prioritet i kompanisë, - thonë drejtues të saj - ndaj shuarja e të 5 vatrave të zjarrit pas thirrjes së AKZM-së, mobilizoi menjëherë stafin e kompanisë Gener2, duke izoluar zonën e dëmtuar dhe shuar zjarrin”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit