Pamje të rënda, shkrumbohet apartamenti në Tiranë, humb jetën invalidi

TIRANË- Pas një zjarri të rënë në një apartament në kryeqytet, një person ka humbur jetën. Mësohet se personi që ka humbur jetën është një 60-vjeçar, Lulëzim Canaj, i cili ishte invalid dhe jetonte i vetëm. 

Zjarri ka rënë rreth orës 5 të mëngjesit, në një apartament në katin e tretë në rrugën “Ramazan Demneri”.

Pas marrjes së njoftimit, policia dhe zjarrëfiksja kanë mbërritur në vendngjarje, ku edhe kanë evakuuar banorët e pallatit. Dy prej tyre i është ofruar edhe ndihma mjekësore, për shkak të asfiksisë që u ishte krijuar nga tymi. Ndërsa në edhe në banesat e tyre dëmtimet kanë qënë të shumta pasi janë çarë tubacionet dhe uji ka rrjedhur gjithandej.

Njoftimi i policisë:

Informacion Paraprak

Më datë 25.09.2018, rreth orës 04:40, në rrugën “Ramazan Demneri”, në një apartament në katin e tretë ka rënë zjarr.

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. 

Policia ka bërë evakuimin e menjëherehëm të banorëve, ku dy prej tyre u është dhënë ndihmë mjekësore pasi ishin asfiksuar nga tymi.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Nga zjarri i rënë si pasojë e asfiksisë dhe djegies ka ndërruar jetë shtetasi L. C., rreth 60 vjeç i cili jetonte i vetëm në banesën ku ra zjarri.

Paraprakisht rënia e zjarrit dyshohet nga shkaqe aksidentale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:35
'I alkoolizuar dhe invalid', dëshmitë e komshinjve të 60-vjeçarit që humbi jetën nga zjarri (DETAJE)

TIRANË- Pas një zjarri të rënë në një apartament në kryeqytet, një 60-vjeçar ka humbur jetën.

Viktima është identikuar Lulëzim Canaj, i cili ishte invalid dhe jetonte i vetëm. Nga hetimet paraprake dyshohet se Lulëzim Canaj, kishte konsumuar alkool. Sipas hetimeve të para, dyshohet se 60-vjeçari ia ka vënë vetë zjarrin banesës nga pakujdesia.

Banorët e pallatit, kanë dëshmuar se kishin dëgjuar zhurma rreth orës 2:30 të mëngjesit dhe ishin larguar të frikësuar nga banesat e tyre. Sipas tyre, Canaj konsumonte shpesh pije alkoolike edhe pse vuante disa sëmundje.

Dëgjova zhurmë dhe mendova se ka pirë si gjithmonë. Pastaj dëgjuam një zhurmë shpërthimi. Dolën të gjithë jashtë. 

Banore e pallatit

Të pyetur mbi mbërritjen e ambulancës dhe forcave zjarrëfikëse, ata u shprehën se ato janë vonuar pasi nuk hynin dot në zonë për shkak të automjeteve të parkuara keq.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës