Zjarret në Greqi, vazhdon beteja me flakët edhe gjatë natës në ishullin Evia (Video)

Greqi- Zjarri i madh që shpërtheu mesditën e së dielës në ishullin e Evia ka vazhduar edhe gjatë natës.

Aktualisht në ishull ka dy vatra aktive zjarri në një distancë prej 3 km nga fshatrat e Kontotispoti dhe Stavros. Si pasojë e zjarreve rreth 250 persona janë evakuuar nga autoritetet ndërsa rreth 300 të tjerë kanë vendosur të largohen vetë për t’u strehuar tek të afërm.

Kryetari i Bashkisë Psachna G. Psathas tha për mediat vendase se prania e pajisjeve zjarrfikëse ajrore dhe tokësore është e forte dhe se shpresonte se shumë shpejt zjarri do të vihej nën kontroll.

Në ishull po operojnë 186 forca zjarrfikëse dhe 5 helikopterë për përforcime nga ajri, ndërsa shkaku i zjarrit ende nuk dihet.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Guvernatori i Bankës, Gent Sejko takohet me homologun kroat

Guvernatori i Bankës, Gent Sejko takohet me homologun kroat