Zjarri masiv në malin e Taraboshit rrezikoi banesat, ngrihet padi ndaj autorit 69-vjeçar

Zjarri masiv në malin e Taraboshit rrezikoi banesat, ngrihet padi ndaj autorit 69-vjeçar

Zjarri në malin e Taraboshit

SHKODËR- Dy ditë më parë në Shkodër, një zjarr masiv përfshiu zonën e Anës së Malit në fshatin Zues, që si pasojë e erës u përhap me shpejtësi duke rrezikuar edhe disa banesa të zonës.

Ditën e sotme, ndaj një 69-vjeçari me iniciale E.D., është ngritur një padi në Prokurorinë e Shkodrës pasi duke djegur disa mbeturina në tokën e tij në zonën e “Prronit të Thatë”, zjarri i ndezur prej tij ka dalë nga kontrolli duke djegur një tokë të pyllëzuar me shkurre dhe disa rrënjë ullinj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.10.2018, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin E.D., vjeç 69, banues në Shkodër, pasi më datë 15.10.2018, në fshatin Zues, te “Prroni i Thatë”, duke djegur disa mbeturina në tokën e tij, zjarri ka dalë nga kontrolli dhe ka djegur një sipërfaqe, tokë të pyllëzuar me shkurre dhe disa rrënjë ullinj. Neni 151 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit