Djegia e fabrikës në Kashar, hetohet edhe për pistë të qëllimshme, punëtorët: Kemi 4 muaj pa rroga

TIRANE-Edhe pse vatra kryesore u shua mbrëmë, sot vijon djegia e mbetjeve në fabrikën e riciklimit në Kashar. Dy zjarrfikëse vijojnë punën që nga mëngjesi i sotëm duke hedhur ujë për të fikur të gjitha vatrat e vogla që kanë mbetur. Një ditë më parë fabrika u shkrumbua plotësisht nga zjarri që e përfshiu. 

Ekspertët po kryejnë verifikime në terren për një zjarr aksidental, por duke qenë se flakët u përhapën me shpejtësi po kryen hetime edhe për një zjarr të qëllimshëm. Ndërkohë përfaqësuesit e fabrikës së riciklimit kanë thënë në polici se ata dyshojnë se zjarri ka ardhur për shkak të luhatjes së tensionit të energjisë elektrike, por OSHEE e ka mohuar.

Punonjësit e sigurisë deklaruan dje se zjarri nisi nga mesi i fabrikës. Pranë fabrikës së riciklimit sot ka shkuar pronari Vullnet Haka. I pyetur nga gazetarët, ai tha se nuk dëshiron të prononcohet dhe se ia lë në dorë hetimeve të zbardhin ngjarjen.

Nuk dëshiroj që të flas, ia lë në dorë hetimeve, nuk kam se çfarë të them

Vullnet Haka, pronari i fabrikës ‘Everest’ që u dogj


Pronari i fabrikës Vullnet Haka sot në vendin e ngjarjes

Drejtori i Zjarrfikëses deklaroi dje se fabrika në pronësi të Vullnet Hakës, që është kryetar i Shoqatës së Ricikluesve është gjobitur më parë se nuk kishte marrë masat për kushtet e sigurisë, ndërsa shtoi se edhe dje nuk funksionoi alarmi i zjarrit. Grupi po heton nëse janë plotësuar të gjitha masat kundër zjarrit për të dalë në konkluzione zyrtare.  

Vonesa e pagave me disa muaj është një tjetër skandal, pasi punëtorët kanë qenë të siguruar, por pavarësisht kësaj jo cdo muaj u kalohej paga. Djegia e fabrikës ka shkaktuar ndotje të madhe në zonë, por shqetësimin e banorëve për erën e rëndë dhe ndotjen askush nuk e ka marrë në konsideratë nga institucionet.

E kontaktuar nga Report Tv, ISHP deklaroi se nuk mund të kryejë inspektime në zonë, ndërsa Inspektorati i Mjedisit u shpreh se merret me licencimet dhe jo kontrollet. Ping-pongu mes institucioneve ka bërë që deri në paraditen e sotme shqetësimet e banorëve të bien në vesh të shurdhët.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lavdosh: 23/04/2018 19:11

    Si cdo gje politizohet. Fatekeqesisht aksidentet ndodhin dhe kjo per shume arsye : kriminale (dmth zjrr i vene per qellime perfitimi siguracione), sulm per inat (nje punetor i inatosur), aksident teknik (psh shkendije elektrike, mbi ngarkese) dhe per arsye te neglizhencave (mangesise ne procesin teknologjik). Te gjitha keto investigohen nga specialistet e fushes qe duhet te dalin me nje vendim. Me pas merren masa. Kur ndodhin gjera te tilla shikohen reagimi nga autoritetet (psh zjarfiksat) dhe ata qe jane pergjegjes. Ketu tek ne cdonjeri eshte specialist dhe si gjithmone fajin e ka qeveria qe nuk mer masa dhe njerezit presin qe qeveria tju pastroje dhe ajrin!!!!!

    Përgjigju
  • Sali topja: 23/04/2018 12:17

    Sa lek jep siguracioni per fabriken?nqs eshte me.i madh se investimi,zjarrin ja ka ven vet ky mjeshtri qe ska paguar as punetoret

    Përgjigju
  • Fredi: 23/04/2018 11:53

    Eshte e njejta tragjedi si Gerdeci! Gjithe ai tym toksik qe u cliruar dje nga djegia e plehrave sot eshte pjese e kancerit te rritur ne menyre te frikshme ne shqiperi. Po kete rradhe fo te kete pergjegjes te ndeshkuar? Apo si gjithmone?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet