Zviceranët të mahnitur nga Shkodra: Qyteti më relaksues i Shqipërisë

Zviceranët të mahnitur nga Shkodra: Qyteti më relaksues i Shqipërisë

Pamje nga Shkodra

Xhamitë janë të hapura për të gjithë njerëzit. Karrocat e fëmijëve që ecin në rrugët me gur, veturat dhe biçikletat vihen re po aq shpesh. Shkodra është një qytet relaksues në Shqipëri. Ndoshta, sepse historia ishte krejtësisht ndryshe…

Kështu e nis artikullin media austriake Die Presse. E përditshmja austriake flet për historinë e një katolike e cila është martuar me një musliman. “Në qytetin më të vjetër të Shqipërisë kjo është krejtësisht normale”- shkruhet, teksa flitet më tepër për tolerancën fetare në vendin tonë.

Korrespodenti i “Die Presse” gjithashtu ka vizituar fototekën Marubi me 150 mijë fotografi mes viteve 1858 deri 1974, për të cilat shkruan gjatë në artikull.

“Fake news kanë ekzistuar që atëherë. Në një foto origjinale të 1936 tregohen dy patriotë që qëndronin së bashku në ballkonin e bashkisë Shkodër me Enver Hoxhën. Por më pas regjimi largoi të dy nga fotografia për shkak se u përndoqën politikisht nga sistemi komunist.”

Në vijim, Die Presse shkruan edhe për mikpritjen shqiptare, në penën e korrespondentit tregohet se gjatë rrugës merr shumë oferta familjare për një kafe dhe kjo ishte diçka ndryshe dhe e veçantë që nuk ndodh në asnjë shtet europian.

Gazetari shkruan me detaje edhe për hapjen e shtetit ndaj fesë në fillim të viteve 90-të. Përveç Kalasë së Rozafës, përmendet edhe ura osmane e shekullit XVIII, “Ura e Mesit”, që është më e mirëmbajtura në këtë qytet.

Në fund të shkrimit për Shkodrën, flitet edhe për lundrimin gjatë verës në Koman ku vizitohet nga shumë turistë vendorë dhe sidomos, për bumin e vizitave nga të huaj./ Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptaria e Madhe: 17/05/2018 22:05

    E kemi vendin me te bukur ne bote Jo vetem Shkodra por edhe Ulqinin dhe Shkupin Janinen dhe Beratin PRIZRENIN etj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet