Zvicra promovon albumin me këngë shqipe të Elina Dunit

Zvicra promovon albumin me këngë shqipe të Elina Dunit

Kopertina e albumit të ri të Elina Dunit

Këngëtarja Elina Duni ka njoftuar rikthimin e saj me një album të ri muzikor që titullohet “Partir”.

Këngët e kënduara dhe të kompozuara nga Elina Duni do të promovohen në Radion Kombëtare Zvicerane, që ka përgatitur një emsion  të veçantë transmetimi për promovimin e këngëtares me rastin e prezantimit të këngëve të saj më të reja. Vet Elina Duni ka shprehur mirënjohje e san ne Facebook ku njofton se “Albumin “Partir” mund ta keni në duart tuaja nga 13 prilli në Zvicër, ndërsa në pjesën tjetër të Europës dhe SHBA-së, mund ta gjeni duke filluar nga 27 prilli.

Albumi ”Partir” ka këngë në gjuhën shqipe, melodi të cilat janë dhe duke u transmetuar në radio kombëtare të Zvicrës. Për gjithë transmetimin e projektit më të ri të këngëtares dhe kompozitores shqiptare Elina Duni është përkujdesur gazetari i njohur zviceran Arnaud Robertin. 
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë