Zvicra është shteti që përfiton më shumë nga globalizimi

Zvicra është shteti që përfiton më shumë nga globalizimi

Pamje nga Zvicra

Njerëzit në vendet e industrializuara përfitojnë më së shumti nga globalizmi në rritje- dhe askush nuk përfiton më shumë se Zvicra. Kjo është gjetja kryesore e Raporti të vitit 2018 për Globalizimin, i kryer nga një fonacion zviceran.

Raporti llogarit ndërlidhjen ndërkombëtare dhe ndikimin e saj në rritjen e prodhimit të brendshëm bruto (GDP), raportojnë mediet zvicerane. Raporti ka për bazë analiza nga 41 shtete.

Studimi tregon se globalizimi ka ndikim pozitiv në ekonomi, megjithatë përfitimet e marra ndryshojnë nga shtetit në shtet- duke i nxjerrë kështu vendet e industrializuara si fituesit e epokës globale.

Zvicra përfiton më së shumti, rritja e GDP-së për shkak të globalizmit u rrit në një mesatare prej 1,91 euro për vit, në mes të viteve 1990 dhe 2016. E dyta renditet Japonia, kurse e treta për nga përfitimi prej globalizmit u rendit Finlanda.

Hartuesit e raportit kanë bërë thirrje që të mirat/përfitimet e globalizimi të ndahen në mënyrë më të barabartë, në mënyrë që të përfitojnë të gjithë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Arratisja e madhe në Ambasadën Greke, 17 qershor 1990, Në 'Esencë' Bujar Aliko! Sot ora 21:00 në Report Tv

Arratisja e madhe në Ambasadën Greke, 17 qershor 1990, Në 'Esencë' Bujar Aliko! Sot ora 21:00 në Report Tv