Zv/ministri i Jashtëm i Kosovës: Turqia dhe Serbia kanë bërë gjenocid ndaj shqiptarëve për 6 shekuj

Zv/ministri i Jashtëm i Kosovës: Turqia dhe Serbia kanë bërë gjenocid ndaj shqiptarëve për 6 shekuj

Zv/ministri i Jashtëm i Kosovës, Gjergj Dedaj

Gjergj Dedaj, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Turqia dhe Serbia synojnë rikthimin e tyre strategjik në Kosovë, përmes emisarëve të tyre. Madje, ish-lideri i Partisë Liberale të Kosovës, këto dy shtete i ka quajtur ‘Shtriga të Ballkanit’.

E postimi i Dedajt në Facebook, bëri bujë të madhe, madje komuniteti turk në Kosovë, kishte kërkuar që Dedaj të shkarkohet nga posti i tij, shkruan mediat e Kosovës. Mirëpo, Dedaj nuk është penduar deklaratat e tij dhe jo më larg se sot në një postim tjetër në Facebook, ai shkruan se "Turqia dhe Serbia përplot 6 shekuj kanë qenë sundimtarët më të egër dhe pushtuesit më barbarë të popullit shqiptar".

Edhe njeherë: Turqia dhe Serbia, perplote 6 shekuj kane qene sundimtaret me te eger dhe pushtuesit me barbare e popullit shqiptare! Ata kane bere krime dhe gjenocid ne keto troje. Turqet dhe Serbet e tashem te Kosoves nuk duhet te ndjehen krenare per ate kohe,  por duhet te distancohen nga ajo kohe dhe nga ato krime barbare”, ka shkruar Dedaj.

Po ashtu, Dedaj ka thënë se ai do të vazhdojë të bëjë deklarata të tilla, për kohën gjashtëshekullore të sundimeve dhe se nuk do të merret me turqit dhe serbët që e gjykojnë atë pushtim dhe janë qytetarë të barabartë të Kosovës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 02/08/2018 22:52

    Po shumë e drejtë janë dy shkatërrimtarët e popullit shqiptarë.kan dashur të na zhdukin si popull dhe pjesërisht ia kan dal të na përçajnë por sna zhdukën dot. Kështu duhet të thuhet e vërteta pa dorashka.pasojat e tyre vuajmë akoma dhe sot.

    Përgjigju
  • Kafsha: 02/08/2018 19:55

    Te verteten ka thënë..

    Përgjigju
    • ARBER: 05/08/2018 15:46

      Te verteten ka thene po kujt ja thote atyre qe po mbulojne koken.Shqiptaret duhet te kthehen ne Identitet para se tna pushtontin OSMANET.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane: Ksamili, vendpushimi mesdhetar i ngjashëm me Maldivet

Media amerikane: Ksamili, vendpushimi mesdhetar i ngjashëm me Maldivet