Dy makinat ‘Toyota’ me 3.4 milionë euro që u bllokuan në Durrës vinin nga Gjermania

Dy makinat ‘Toyota’ me 3.4 milionë euro që u bllokuan në Durrës vinin nga Gjermania

Makinat tip Toyota ku u sekuestruan 3.4 mln eurot

DURRËS- Në dy makinat ‘Toyota’ në Durrës ishin fshehur 3.4 milionë euro. Kjo është përgjigja zyrtare nga grupi hetimor që përfundoi numërimin e shumës paraditen e sotme. Report Tv mëson se makinat vinin nga Gjermania. Shuma 3.4 mln euro ishte fshehur në dy nga nëntë makinat ‘Toyota Auris’, të nisura nga Gjermania, ndërsa kaluan tranzit nga Italia dhe dje nga Bari arritën në Durrës me traget.

Dy makinat e mbushura me euro po transportoheshin me një kamion së bashku me 7 makina të tjera, po ‘Toyota Auris’. INTERPOL kishte vendosur në dijeni autoritetet shqiptare se shuma ishte fshehur në një makinë. Por pas kontrollit rezultoi se 3.4 milionë eurot ishin fshehur në dy makina. 

Por pikëpyetjet që ngrihen janë dy; e para kush është biznesmeni që i porositi makinat, pasi deri tani janë të arrestuar veëtm administratori i firmës së transportit dhe dy shoferët. Ndërsa pyetja e dytë që mbetet pa përgjigje është se kush e informoi Lulzim Bashën për operacionin, pasi e dekonspiroi katër ditë më parë në Kuvend.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta u shpreh se pas daljes së informacionit, në Bari ka pasur një tentativë për të tërhequr makinat, por nuk është bërë e mundur, pasi operacioni ishte në ndjekje.

Ka pasur një tentativë për të ndërhyrë në portin e Barit për të tërhequr makinat, por nuk është bërë e mundur, operacioni ishte në ndjekje, në traget kishte agjentë të INTERPOL deri kur erdhën në portin e Durrësit

Gazetari Arsen Rusta

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • leku: 25/06/2018 12:27

    bravo shteti dhe punonjesit e tij te pa afte nga 5 mln euro 3.4 ngelen sot .gjynaf do bejne pushimet jasht shtetit dhe ju duheshin. vendi me i mallkuar nuk ka ne bot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur