Nga Bahri Shaqiri tek Anastas Angjeli/ Presidenca publikon listën zyrtare të 34 kandidatëve për kryetar të KLSH-së

Nga Bahri Shaqiri	tek Anastas Angjeli/ Presidenca publikon listën zyrtare të 34 kandidatëve për kryetar të KLSH-së

Kontrolli i Lartë i Shtetit

TIRANË- Presidenti ka zyrtarizuar listën e kandidatëve për pozicionin kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Lista është publikuar katër ditë më parë nga Report Tv dhe Shqiptarja.com, ndërsa në listën e zyrtarizuar nga presidenti Meta janë shtuar edhe katër kandidatura të tjera. 

Në listë ka shumë figura të njohura, mes tyre deputeti aktual i PS, Anastas Angjeli, i cili ka mbajtur disa funksione të larta shtetërore, zv/Ministër i Financave, Ministër i Financave, Ministër i Çështjeve Sociale dhe Ministër i Ekonomisë në qeveritë e drejtuara nga Partia Socialiste e Shqipërisë. Ish-kreu i SHISH Bahri Shaqiri, i cili është këshilltari i presidentit Ilir Meta për sigurinë. Pas lënies së detyrës në krye të SHISH-it, Shaqiri ka mbajtur postin e zv.ministrit të Infrastrukturës në qeverinë Rama-Meta.

Gjithashtu në listë janë edhe ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani, Sali Shehu, ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi (Lleshi) por edhe shumë emra të tjerë.

Lista me emrat që ndodhet në Presidencë pritet që të kalojë në komisionet parlamentare dhe më pas në Kuvend për votim për të mësuar emrin e pasuesit të Bujar Leskajt.  KLSH është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar për fondet publike. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka mandat 7-vjeçar që votohet në Kuvend.

Lista zyrtare të 34 kandidatëve për kryetar të KLSH-së

(Kliko këtu për të lexuar listën e plotë të 34 kandidatëve për kryetar të KLSH-së)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adm: 03/11/2018 10:16

    Pra bahri shairi nk i dolen 1 milion euro qe mori me rrjetin e linjave nderqytetase ,qe i beri te vriten njeri me tjetrin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin