Zyrtarisht, Rihanna tashmë ka një post të rëndësishëm në shtet

Zyrtarisht, Rihanna tashmë ka një post të rëndësishëm në shtet

Këngëtarja Rihanna

Rihanna ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm në muzike dhe njihet në të gjithë botën. Por ylli i muzikës nuk është majftuar me kaq. RiRi është përzgjedhur për një pozicion qeveritar në atdheun e saj, Barbados, si Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe e Plotfuqishme “me përgjegjësi të veçanta në promovimin e edukimit, turizmit dhe investimit në ishull.”

Këtë gjë e ka bërë publike qeveria e Barbadosit. “Rihanna e do shumë vendin e saj dhe kjo vihet re në aktet e bamirësisë, sidomos në shëndetësi dhe edukim. Ajo e shfaq patriotizmin në mënyrën se si i jep diçka mbrapsht Barbadosit dhe se si vazhdon ta konsiderojë ishullin si shtëpi. E ka demonstruar veten, përveçse si ikonë popi, edhe si businessëoman e zonja dhe e pandalur. Prandaj na duket e përshtatshme të marrë një rol më domethënës në reformimin e Barbadosit,”- tha Kryeministrja e Barbados, Mia Amor Mottley.

“S’mund të isha më krenare se kaq për titullin prestigjoz që më dha vendi im. Ç’do qytetar i Barbadosit duhet të luajë detyrën e tij dhe unë jam e emocionuar për rolin e ri. Mezi pres të punoj me kryeministren Mottley dhe ekipin e saj për të reformuar Barbadosin,”- është shprehur Rihanna. Ylli ndërkombëtar ka shërbyer si ambasadore kulturore e Barbadosit që prej 2008-s dhe titulli i ri është një lloj ngritjeje në detyrë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nga 'tkurrja' e kërkesave të opozitës te hetimet e SPAK, ndiqni sonte në 21.00 Frontline në Report Tv

Nga 'tkurrja' e kërkesave të opozitës te hetimet e SPAK, ndiqni sonte në 21.00 Frontline në Report Tv