Parajsa e Mediave-OJF

Në një  treg kaotik të mediave, siç është ky shqiptar,  plot me redaksi (gazeta, televizione, radio, portale) por në të cilin mungojnë reklama e gazetarë, ekziston ishulli i lumtur i mediave-OJF të financuar nga donatorët ndërkombëtarë. Ndryshe nga mediat tradicionale që publikojnë bilancet e tyre dhe ku njihen gjithnjë pronarët, këta Media-Ojf veprojnë pa transparencën minimale: Nuk njihen të ardhurat e tyre, nuk njihen kostot dhe as pronarët. Arrijnë në mënyrë magjike të punojnë pa pasur nevojë të mbledhin reklama, paguajnë për një shkrim aq sa në mediat e tjera mund të jetë rroga mujore e dy gazetarëve.

Vite më parë u lëshua në Shqipëri alarmi mbi botën e OJF, në mënyrën se si menaxhojnë fondet e projekteve dhe mbi rrezikun që OJF  të bëhen mjete për të pastruar para dhe për të fshehur spiunë e terroristë. Tani që OJF-të punojnë dhe në sektorin delikat të informacionit, sektori i transparencës edhe në këtë sektor, rikthehet në emergjencë. Por si shpjegohet që Shteti nuk merret fare?  

Komento