SKANDALI/ Lajthit TVSH, nxjerr një moderator që i pyet shqiptarët 'Ça k*rin do?'

Prezantuesi i TVSH

Televizioni publik shqiptar ka transmetuar një skenë aspak të përshtatshme ku një prej prezantuesëve të saj është shfaqur me një bluzë që mbante një mbishkrim “Çfarë k*in do?”

Përveç skenës skandaloze, ajo që u vu re tjetër ishte dhe promovimi i ambienteve të një qendre bastesh.

Duhet cilësuar si një skenë e turpshme dhe vulgare për një institucion mediatik shtetëror siç është TVSH. Taksapaguesit shqiptarë e paguajnë për të përcjellë tjetër mesazh dhe jo skenat e turpshme.

Në videon e mëposhtme mund të shohim këtë shfaqjen e shëmtuar për audiencën e cila pret të promovohen vlera dhe jo skandale.

Komento