Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 00:16 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Lajme Shkurt
18 Shkurt 2015 - 13:08
USAID nė mbėshtetje tė bujqėsisė shqiptare
 /ATSH/-Ambasadori amerikan nė Tiranė, Donald Lu dhe Ministri i Bujqėsisė, Edmond Panariti morėn pjesė nė aktivitetin e zhvilluar sot nė ambientet e Hotel Tirana Internacional,  me rastin e 1-vjetorit tė programit tė USAID-it, "Agrokapital", qė mbėshtet bujqėsinė shqiptare.
Ministri Panariti gjatė fjalės sė tij falėnderoi bankat dhe institucionet e mikrokredisė nė Shqipėri, tė cilat u solidarizuan me fermerėt e prekur nga pėrmbytjet nė jug tė vendit, duke shtyrė shlyerjen e kėsteve tė kredive.
Kreu i Bujqėsisė bėri tė ditur se qeveria ka vendosur tė mbartė kreditė qė kanė me agjencitė e mikrokreditit, rreth 1000 familje fermere, tė prekura nga pėrmbytjet, qė shkon nė njė vlerė prej 1.5 milion euro.
"Ne kaluam njė periudhė shumė tė vėshtirė, qė ka qenė periudha e pėrmbytjeve, tė cilat padyshim patėn efektin e tyre negativ nė bujqėsi. Vlen tė pėrmendet fryma e solidaritetit nga partnerėt ndėrkombėtare, por dhe nga biznesi e individė tė veēantė qė bėnė tė mundur tė futemi nė programin e rigjallėrimit tė shpejtė tė bujqėsisė", deklaroi ministri Panariti.
Ministri i Bujqėsisė theksoi se qeveria ėshtė e orientuar nga investimet gjithėpėrfshirėse nė bujqėsi, duke pėrmendur disa nga prioritetet e kėtij viti.
"Prioritet pėr kėtė vit janė investimet nė pikat e mėdha tė grumbullimit, magazinimit qė ne i konsiderojmė si enėt e munguara. Janė ato qė lidhin prodhimin me tregun. Duhet tė rrisim ndjeshėm edhe ofertėn. Rritja e ofertės do tė bėhet natyrisht, duke investuar nė sektorin e serave", deklaroi Panariti.
Ndėrsa Ambasadori amerikan, Donald Lu, shprehu keqardhje pėr familjet e shumta shqiptare qė kanė humbur fermat dhe bagėtitė e tyre, nga vėrshimi i lumenjve nė jug tė vendit.
"Shpresoj qė ndihma amerikane, e ofruar pėrmes USAID-it, do t'i ndihmojė kėto familje. Kėto pėrmbytje nuk e kanė dėmtuar vullnetin e popullit shqiptar. Jemi tė kėnaqur tė mbėshtesim Agrokapitalin, nėpėrmjet USAID-it. Por ka ende shumė biznese qė kanė ende nevojė pėr qasje nė kapital, nė mėnyrė qė tė rriten", deklaroi ambasadori Lu.

7 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
Intervista
Maks Velo:Ja kurthi qė mund tė mė ēonte nė pushkatim
Studenti shqiptar nė Holandė, Leka: Pėrgjigjen e pranimit e mora nė Skype
Milo: Heqja e ligjit tė luftės nga Greqia s'i kthen pronat ēamėve
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 17/02/2018, VITI VIII- NR.38