Gjin Gjoni luftė mediave
padit Shqiptarja.com

13 Qershor 2017 - 07:20 | përditesuar në 13:06
Publicitet
Anėtari i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, Gjin Gjoni, njėherėsh gjyqtar nė Gjykatėn e Apelit Tiranė dhe anėtar i Kolegjit Zgjedhor, ka nisur njė betejė ligjore kundėr mediave, me pretendimin se i kanė cenuar nderin dhe personalitetin.

Gjin Gjoni dhe bashkėshortja e tij, Elona Ēaushi, kanė paditur nė Gjykatėn e Tiranės gazetėn Shqiptarja.com si dhe gazetarėt Adriatik Doēin dhe Elton Qynon (gazetarė pranė Shqiptarja.com), duke u kėrkuar dėmshpėrblim pėr dėm moral, nė vlerėn 4 milionė lekė.

Nė tė njėjtėn kohė, ēifti Gjin Gjoni dhe Elona Ēaushi kanė ngritur njė padi edhe ndaj Rrjetit Ballkanik tė Gazetarisė Investigative nė Shqipėri, BIRN Albania si dhe ndaj gazetarėve Besar Likmeta e Aleksandra Bogdani. Nga BIRN Albania dhe dy gazetarėt, gjyqtari kėrkon dėmshpėrblim tė pėrgjithshėm prej 7 milionė lekėsh.

“Detyrimin e palės sė paditur, shoqėria ‘Shqiptarja.com’ sh.p.k tė dėmshpėrblejė paditėsin pėr dėmin jo pasuror tė pėsuar prej cenimit tė nderit dhe personalitetit, nė vlerėn 2 000 000 lekė. Detyrimin e palės sė paditur, shoqėria ‘Shqiptarja.com’ sh.p.k tė pėrgėnjeshtrojė deklaratat e bėra duke publikuar me shpenzimet e veta nė gazetėn ‘Shqiptarja.com”, vendimin e Gjykatės. Detyrimin e palės sė paditur, Elton Qyno tė dėmshpėrblejė paditėsin pėr dėmin jo pasuror tė pėsuar prej cenimit tė nderit dhe personalitetit, nė vlerėn 1 000 000 lekė.

Detyrimin e palės sė paditur, Adriatik Doēi tė dėmshpėrblejė paditėsin pėr dėmin jo pasuror tė pėsuar prej cenimit tė nderit dhe personalitetit, nė vlerėn 1 000 000 lekė”, thuhet nė padinė e Gjin Gjonit.

Pretendimet  
Gjyqtari Gjin Gjoni, nė padinė e tij, u referohet disa pasazheve tė dy artikujve tė gazetarėve Elton Qyno dhe Adriatik Doēi, botuar nė gazetėn Shqiptarja.com. konkretisht u referohet artikujve me titullin: ‘Gjermani e Francė sjellin pėrgjigjet pėr dosjen ‘Gjin Gjoni’’, dhe ‘Gati Vetingu, ja gjyqtarėt qė rrezikojnė largimin nga sistemi’. Gjyqtari ka shkėputur pasazhe nga dy shkrimet, duke pretenduar se janė tė pabaza. Ē’ėshtė e vėrteta, shkrimet bazohen tėrėsisht nė dokumentet dhe njoftimet zyrtare tė prokurorisė dhe ILDKP pėr Gjin Gjonin. Me anė tė artikujve, gazeta ka informuar publikun rreth njė prej njerėzve tė drejtėsisė, duke iu referuar vetėm dokumenteve tė institucioneve shqiptare, nė lidhje me ligjshmėrinė e pasurisė sė tij dhe pėrpjekjeve pėr tė gjykuar dosjen.

Morali
Gjin Gjoni pretendon se me deklaratat e tyre, dy gazetarėt dhe gazeta Shqiptarja.com i kanė shkaktuar dėm moral. “Pavarėsisht se e dinin se me deklaratat e tyre kriminale do t’u shkaktonin paditėsve dėm moral, kanė qenė shumė tė vendosur, duke i theksuar dhe mbėshtetur deklaratat dhe akuzat e tyre, edhe nėpėrmjet shpėrndarjes sė tyre nė rrjetet sociale qė pėrhapja tė ishte sa mė e gjerė”, thuhet nė padi, me tė cilėn ėshtė njohur gazeta Shqiptarja.com.


 
Unioni i Gazetarėve kundėr padisė: Gjin Gjoni tė dorėhiqet!
Unioni i Gazetarėve Shqiptarė, ka dalė nė mbrojtje tė gazetarėve tė Shqiptarja.com, tė paditur prej anėtarit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, Gjin Gjoni, njėherėsh gjyqtar nė Gjykatėn e Apelit Tiranė dhe anėtar i Kolegjit Zgjedhor, me pretendimin se i kanė cenuar nderin dhe personalitetin.
 
"Gjyqtari tė japė dorėheqjen mė parė"
UGSH pėrmes njė deklarate i ka bėrė thirrje atij qė pėrpara se tė pėrballet ligjėrisht, duhet tė dorėhiqet nga funksionet qė mban nė mėnyrė qė tė mos ndikojė nė procesin e hapur. 

"UGSH duke mbetur ne pritje te seancave dhe gjykimeve te pritshme, pa nisur ende ato, ne emer te parimit te mos dikimit per shkak te pozites dhe per te evituar ēdo nuance intimidimi prej zotit Gjin Gjoni, i kerkon atij doreheqjen nga funksionet e larta drejtuese , duke e konsideruar kete nje mundesi te barazise se tij me gazetaret si pale e akuzuar, ne raport me proceset gjyqesore qe ai ka hapur", thuhet nė reagimin e UGSH. 
 
Gjin Gjoni dhe bashkėshortja e tij Elona Ēaushi, kanė paditur nė Gjykatėn e Tiranės tė pėrditshmen Shqiptarja.com si dhe gazetarėt Adriatik Doēin dhe Elton Qyno, duke u kėrkuar katėr milionė lekė dėmshpėrblim.
 
Deklarata e UGSH: 
“Zoti Gjoni para se te perballeni ne procese gjyqesore me gazetaret, zhvishuni nga mundesia e ndikimit mbi gjykatesit qe do gjykojne!
 
Unioni i Gazetareve Shqiptare eshte i informuar rreth mesymjes gjyqesore qe Anetari i Keshillit te Larte te Drejtesise zoti Gjin Gjoni ka hapur ndaj disa gazetareve dhe mediave respektive ku punojne, ne pretendime juridike per cenim te imazhit te tij si dhe disa argumentave te pretenduara juridike.
 
UGSH e konsideron kete proces te emrit te perfolur prej kohesh ne mediumet e vendit, si nje perpjekje te deshtuar qysh ne nisje te proceseve te hapura prej tij.
 
UGSH duke mbetur ne pritje te seancave dhe gjykimeve te pritshme, pa nisur ende ato, ne emer te parimit te mos dikimit per shkak te pozites dhe per te evituar ēdo nuance intimidimi prej zotit Gjin Gjoni, i kerkon atij doreheqjen nga funksionet e larta drejtuese , duke e konsideruar kete nje mundesi te barazise se tij me gazetaret si pale e akuzuar, ne raport me proceset gjyqesore qe ai ka hapur.
 
UGSH deklaron mbeshtetjen e kolegeve ne kete perballje me nje nder eksponentet e larte te sistemit aktual te jyqesorit ne vend.
 
Zyra e shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare
”. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Publicitet
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
TURP..... O zt/ Qin pon cfare i do ato para te pandershme ,ne fakt te gjithe ato pasuri ashtu i ke ti. po kujt do ja leshe o i zi .
avatar
Anonim
Seferi Gjin a don ti me e luftue turkun?du du...
avatar
Anonim
aiajo... pse ka nder ky??? pacavure!!!
avatar
Anonim
Pp I padit ky se jane te pa """" Verteta"""" ato qe thuhen per keta lloj ****kafshesh****qe pasurohen ne kurrizin fukarase.Soji i ketyre te pa fytyreve se duan vetingun.
avatar
Anonim
tarrasi hidhe me short gjyqtarin!!!!e sigurte qe del gogla gjin gjoni!!!hahahahahah ky eshte kulmi
Rezultate tė tjera: 1