Pėrmbytjet, u dėmtuan 65 ura,
4715 banesa dhe 41 biznese

04 Dhjetor 2017 - 09:20 | përditesuar në 20:49
Publicitet
Komiteti i Emergjencave Civile njofton se nga pėrmbytjet janė dėmtuar 65 ura, ndėrsa nė 27 shkolla ende nuk ka filluar mėsimi. Kėshilltari i Ramės pėr sigurinė Sander Leshit heksoi se 1552 persona janė shpėtuar, ndėrsa mes shumė banesave janė edhe 41 biznese qė janė pėrmbytur nė ditėt e fundit nga reshjet.

''Kemi bėrė njė bilanc paraprak tė gjendjes, i cili ėshtė mjaft i rėndė. Ka 590 familje tė evakuuara, 1552 persona tė shpėtuar, 4715 banesa tė dėmtuara, 41 biznese, 10 622 hektarė tė pėrmbytur, 5526 hektarė me prani ujė. Ndėrkohė qė 27 shkolla, sot nuk e fillojnė mėsimin pėr arsye tė kushteve tė papėrshtatshme'' tha Lleshi.

''Po i afrohemi njė faze tjetėr. Nė interes tė pėrgatitjes pėr fazėn e likuidimit tė pasojave dhe stabilizimit ėshtė bėrė njė vlerėsim paraprak, kryesisht pėr infrastrukturėn kritike tė dėmtuar, pėr rrugėt, urat, ujėsjellėsit, shkollat, digat, argjinaturat, rrjetin elektrik, kabinat dhe nėnstacionet. Ky ka qėnė fokusi pėr tė parė si e kemi gjendjen nė kėtė sektor, qė ėshtė jetik pėr funksionimin e gjithė aktivitetit normal tė vendit.

Bie nė sy njė fakt, qė ka shumė ura tė dėmtuara, qė ėshtė e pazakontė nė raport me emergjencat e mėparshme dhe kjo lidhet me faktin qė furia ka qenė shumė e madhe, ka pasur volum dhe shpejtėsi tė madhe, tė cilat i kanė bėrė urat tė parezistueshme. Janė rreth 65 ura tė dėmtuara.

Vijojmė tė mbetemi nė emergjencė, por po dalim nga kjo gjendje. Pėrsa i pėrket urave tė shumta qė janė dėmtuar, kjo tregon se furia ka qenė e madhe” tha ai.

Kryeministri Rama u shpreh se ka mbaruar emergjenca e motit dhe ka nisur faza e dytė, qė lidhet me reagimin, ndėrsa shtoi se askush nuk do tė lihet pa kompensuar.

Gjithashtu kryeministri theksoi se do tė ketė njė nismė ligjore pėr  sigurimin e banesave dhe bizneseve qė nė rast pėrmbytje tė mos mbesin nė mėshirė tė fatit. Duke u ndalur tė shembja e urave, pėr Ramėn kjo tregon gjendjen katastrofike qė kaloi vendi, ndėrsa do tė ndėrhyhet nė mbrojtjen e shtretėrve tė lumenjve.

Duhet tė bėjmė disa ndėrhyrje tė tjera, qė janė nėnvizuar edhe nė ditėt e fundit nga ministri i Mjedisit pėr tė marrė masa pėr afatgjata pėr mbrojtjen e shtretėrve tė lumenjve nga aktivitetet dėmtuese dhe mbjelljen e pemėve ku dėmtimi serioz i pyjeve ka sjellė erozion.

Pėrparėsi ėshtė edhe hapja e shkollave dhe marrja e nismės ligjore pėr sigurimin e banesave dhe bizneseve nga pėrmbytjet. Jemi i vetmi vend qė nuk ka njė ligj tė tillė dhe njerėzit e prekur mbesin nė mėshirėn e fatit dhe nė pritje vetėm nga buxheti qė nuk mund tė pėrballojė gjithēka edhe pse edhe kėtė herė do i pėrballojmė. Nuk do tė lėmė askėnd pa kompensuar" tha Rama. 

dy.b/shqiptarja.com

Publicitet
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
redi Zoti Rama , duke pasur parasysh qe atje ku u investua nuk pati permbytje , del konkluzioni qe pastrimi i kanaleve kullues te shkoje deri ne fund . Qe te disiplinohett .Vjosa qe eshte lumi me i rrembyeshem duhet te perfundojne hidrocentralet e Kalivacit dhe Pocemit qe aspak nuk e prishin ekologjine e lumit dhe keshtu do disiplinohet perfundimisht . Shkumbini perseri duhet ngritur hidrocentral qe dhe permbytje te mos kete por dhe energji te fitohet
avatar
Anonim
Pa fjale... Te gjitha urat dhe argjinaturat qe u shemben jane ndertuar ne kete 'kohen e djallit' dhe asnje nga koha e Shente e Socializmit. Kjo s'don me asnje koment. Kuptohet qarte se ēfare ndodh, por me e tmerrshmja eshte se qeniet mjerane me dy kembe te pakten te ngrejne zerin e te bertasin se e dime se s'kane bythe per me shume, por as kete gje se bejne mjeranet e shkrete...
avatar
Anonim
test Mor po qe qenkan demtuar urat vershimi paska qene i madh vetem mbi urat e tenderave? Po ato qe kane qene ndertuar para 200 vjetesh pse nuk u shemben nga furia? Ne kohen e xhaxhit do ishin futur brenda nja 130 inxhiniere per 65 urat e shembura
avatar
Anonim
obobobo A ju ben pershtypje 65 URA te demtuara "shkateruara " ? Llogarisni sa lek i jan vjedhur ketij shteti . Sa URA nga keto 65 jane ndertuar para viteve ? Sjam as nostalgjik as komunist jam thjesht shtetas Shqiptar . A do mbaj kush PERGJEGJSI ? Do beni mire t'i demshperbleni BANORET por edhe t'i ndershkoni abuzusit jo per FASAD ca te nenes e ca te njerkes por te kuptojne qe s'duhet te tallet asnje me arken e shtetit
Rezultate tė tjera: 1