Greqi, ndryshon ligji pėr lejet
e qėndrimit tė emigrantėve

27 Gusht 2013 - 13:04
Nga Ardi Stefa
Publicitet
GREQI - Kodi i Ri i Emigracionit nė Greqi ofron thjeshtėzimin e procedurave tė shumta e tė ndėrlikuara tė legalizimit tė emigrantėve. Pėr herė tė parė, Greqia nė njė projektligj qė do tė ketė 140 nene pėrfshin 20 ligje, 6 dekrete presidenciale, 42 akte rregullimi tė ligjeve tė mėparshme pėr emigracionin.

Me kėtė projektligj bėhet mė e lehtė hyrja e emigrantėve nė kategorinė e emigrantėve qė kanė kohė tė gjatė qėndrimi nė Greqi dhe kėshtu do tė pėrfitojnė statusin e lejes sė qėndrimit pa afat. Ndėrkohė zvogėlohen edhe kategoritė e lejeve tė qėndrimit qė lėshohen nė 19 nga 50 qė janė aktualisht. Ndėrkohė nė projektligjin e ri ka edhe kushte lehtėsuese edhe pėr fėmijėt e emigrantėve qė kanė lindur, studiojnė dhe jetojnė nė Greqi.

Nė kėtė mėnyrė qeveria e Demokracisė sė Re dhe e PASOK pėrpiqen tė kapėrcejnė klauzolėn e dhėnies sė nėnshtetėsisė pėr emigrantėt dhe fėmijėt e tyre, e cila kishte krijuar probleme brenda qeverisė.

Kodi i ri i Emigracionit do tė paraqitet nė Parlament nga ministri i brendshėm grek, Janis Mihelakis nė 29 gusht, ose nė fillim tė shtatorit. Pėr projektligjin dhe pėrmbajtjen e tij janė informuar PASOK, ndėrkohė qė pritet tė ēelet drita jeshile edhe nga kryeministria.

Ministri grek, Mihelakis nė njė intervistė ka deklaruar: “Duhet tė biem dakort nė nivel europian nė njė sistem tė ri, nė bazė tė tė cilit klandestinėt qė hyjnė nė Greqi dhe nuk mund tė riatdhesohen, tė ndahen nė mėnyrė tė barabartė nė vendet e BE, nė mėnyrė analoge me territorin, tė ardhurat dhe popullsinė e secilit vend. Greqia e 10 milionė banorėve dhe sidomos nė kushtet e krizės aktuale nuk mban dot mė. Asnjė shoqėri nuk do tė mund t’i duronte e mbante dot mė. Gjermania, p.sh. si vendi mė i pasur i Europės do tė mund tė mbante mė 2 milionė klandestinė? Si na e kėrkojnė neve tė bėjmė atė qė ata vetė nuk munden?”

Sipas projektligjit tė ri:

-Tė gjithė fėmijėt qė lindin nė Greqi, ose tė gjithė ata qė shkojnė nė shkollė do tė pėrfitojnė lejen pa afat tė qėndrimit. Dhe nė kėtė  mėnyrė, problemi i nėnshtetėsisė tejkalohet. Sipas kėtij paragrafi, tė gjithė ata qė kanė lejet afatgjata tė qėndrimit do tė mund tė pėrfitojnė lejet pa afat tė qėndrimit. Me ketė kartė, emigrantėt e ligjshėm mundet tė shkojnė nė tė gjitha vendet e BE, jo vetėm pėr tė kryer turizėm, por edhe pėr tė kėrkuar fatin e tyre andej nė punė e jetesė, gjė qė nuk do tė mund ta bėnin deri tani po tė mos kishin nėnshtetėsinė greke.

- Kjo procedurė karakterizohet nga hartuesit e projektligjit si revolucionar, pasi shumė nga palėt, kanė shprehur pakėnaqėsira pėr faktin qė emigrantėt ngujohen nė Greqinė e krizės, ku nuk mund tė gjejnė punė, fakt qė u kushton edhe rinovimin e lejes sė qėndrimit, pasi deri tani ajo varet nga pullat e siguracioneve shoqėrore, tė cilat duhet tė ishin nė njė numėr tė pėrcaktuar nė vit, pasi leja shoqėrohej domosdoshmėrisht nga sigurimet dhe varet nga libri i shėndetit.

-Nė tė njėjtin kuadėr nė projektligjin e ri parashikohet edhe rinovimi i lejes familjare tė qėndrimit, e cila deri mė sot kėrkonte tė ardhurat vjetore minimalisht 10.200 euro. Kjo dispozitė abrogohet dhe bėhet mė elastike. Po ashtu hiqen edhe mbi 20 dokumenta qė kėrkoheshin pėr dhėnien e rinovimin e lejeve tė qėndrimit. Po ashtu kategorizohen edhe lejet e punės. Nga 4 leje qė ekzistojnė deri mė sot, ato shkojnė nė 1 leje tė pėrgjithshme punė.


-Nė projektligjin e ri ėshtė edhe krijimi i Qendrave tė Shėrbimit tė Qytetarėve (KEP), tė ashtuquajturat «One Stop Shop», tė cilat do tė funksionojnė ekskluzivsht pėr emigrantėt. Sipas projektligjit qė kėtej e tutje emigrantėt e ligjshėm do tė mund t’i marrin lejet e tyre tė qėndrimit nga KEP. Lejet e reja tė qėndrimit vėshtirė se do tė mund tė falsifikohen dhe do tė jenė kryesisht biometrike.

(v.gj/shqiptarja.com)
Publicitet
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Anonim Kam pas let rat e 98 dhe me Jan dje fur kam Edhe fakse
avatar
Anonim
Megi Ju lutem kush me thot mua nji zgjidhje ,?Kam 10 vjet ne Gr femijet i kam lindur ketu dhe jetoj ketu por kam mar divorcin ne ne shqiperi ,aktualish femijet vazhdon te jen me letra akoma nga babaj tyre ,ndersa un vazhdoj te jem pa letra nuk me japin nji zgjidhje per shkak te nderrimit mbiemrit tim,
avatar
Anonim
Eksmeraldo coci Prsh dua te mar nje iforacion si munde te mnar nje leje qendrimi ne greqi une jam ne athine dhe kam hyre ne daten 4 janar dhe pashaporta me mvaron ne datem 4 prill kam dhe nusen ketu por i ka kartat eshte me karta 3 vjecare po per momentin ka mar vetem veveos ne dore si munde te veproj ju lutem me kthej pergjigje ju lutem flm
avatar
Anonim
Leonard Kur hyn ne fuqi ky ligji?
avatar
Anonim
Zefi Kam qe ne 1998 meletra te rregullta ne greqi ,pra 18 vite i rregullt me te gjitha letratnje femije i lindur ne gr .pse sna paisin me pashaporta greke,ju lutem ngrini zerin ne organizatat perkatese per te drejtat e njeriut ne Hag ose diku tjeter
avatar
Anonim
kristian gjergji kam shum vite ne greqi jam me apelas shengen te marrur nga autoritetet greke si mund te veproj dhe un per te qen i ligjshem. aktualisht jam ne greqi
avatar
Anonim
Rovi Kam lindur nje femi ne greqi kam 2 vjet pa karta buri ka leje qendrimi 1 vjecare me vendim gjyqesor, qe te aplikoj un per karta cfar mund te bej , me ktheni nje pergjigje
avatar
Anonim
VESA Un kam 10 vite pa dekumenta kam dy femi I kam Lind ketu ne Gr" me ligjin e ri nuk Munda ti mar direkt letrat pasi kam mar divorc nga burri im' femijet akoma I kam me letra ne emer te babajt tyre" nuk me japin zgjidhje si mund te kemi dekumenta ne te divorcuarit ju lutem nji prgj?
avatar
Anonim
Marin sa kam ardh ne greqi dhe doja te dija si mund te gjej pun se jam pa letra..Nese mund te me ndihmoj dikush te komentoj ju lutem
avatar
Anonim
Anonim Pershendetje un jetoj me burrin 3 vite ne greqqi jemi pa dokomenta ne mars kam lindur nje djal aa kam te drejt te fitoj letrat ju lutem me ktheni pergjigje
avatar
Anonim
Ana Vajzen e vogel e kam lindur ne shqiperi dhe e kam sjell ne greqi ne mars te ketij viti dhe nuk mi ben letrat se ka ardhur ne greqi mbas daljes se ligjit me thon po une me bashkeshortin kam letra dhe vajza madhe i perfitoj se ka lindur ne greqi tani ne jemi te gjith me letra si ka mundesi mos te asfalisim dhe vajzen e vogel mund te me ktheni pergj ju lutem?
avatar
Anonim
Ana Vajzen e vogel e kam lindur ne shqiperi dhe e kam sjell ne greqi ne mars te ketij viti dhe nuk mi ben letrat se ka ardhur ne greqi mbas daljes se ligjit me thon po une me bashkeshortin kam letra dhe vajza madhe i perfitoj se ka lindur ne greqi tani ne jemi te gjith me letra si ka mundesi mos te asfalisim dhe vajzen e vogel mund te me ktheni pergj ju lutem?
avatar
Anonim
Lukashenko shkambaj Nga,viti 2000 seri ne 2006 kam qen me letra a munti rinovoj?
avatar
Anonim
Amarildo balla Pershendetje isha me letra bashim familiar kam qy 2006 me letra tani mbusha 18 dhe mi dogjen Se skam Ber shkollen ne gr mun Ti bej prap me kte ligjin e ri ??
avatar
Anonim
albert dedej pershendetje kam 8 muaj qe kam fut letrat ne athin me avokat dhe nuk po dalin.e fejuara ime i ka letrat dhe do ti mi bej bashkim familjar ,a ka naji arsye qe spo dalin me respekt alberto
avatar
Anonim
anonim perne qe e kemi bashkim familiar per her te par na duhet ndonje leter kur te nxjerrim afimin ??? duhet certifikat familiare???
avatar
Anonim
kleant Jetoj 9 vjet ne gr pa dokumenta mundem te bej dokumemta
avatar
Anonim
ARBEN BALLI[ PO ATA QE KAN QEN ME FAKSE PERFITOJN NGA KY LIGJ
avatar
Anonim
Fredion dine pershendetje arben balli kame 1vite e gjyse ne greqi pa dukumenta munde te bej dukumenta
avatar
Anonim
ema Po ca ligje jan keto aman kete thon nenat qe kan lindur ne greqi perfitojn te bejn letrat dhe ne fun pasaj kerkojn ²mij € per ti bere keshu i rregullonim dhe pa u dhen ligji ne :p
Rezultate tė tjera: 1