Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 02:28 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Metronews NGA ROVENA ROZHANI
08 Mars 2013 - 07:45
8 marsi, festa dhe protesta
me mimoza e bilbila
TIRANE - 8 mars! Në kalendar është vetëm një datë, por në mendjet e njerëzve, prej kohësh ka filluar të perceptohet si një ditë e ndarë mes festës dhe protestës, mes shprehjes së dashurisë ndaj nënës në vecanti dhe gruas në përgjithësi, një ditë që ngjall diskutime dhe për më tepër ndan në grupe pikërisht ato të cilave u kushtohet; gratë.

Disa preferojnë të festojnë, të krenohen me ditën e tyre, të rrethohen nga dhurata dhe prani femërore në grupe të mëdha, duke lënë për një ditë të vetme rutinën e punës dhe të shtëpisë apo oraret e detyrimeve të përditshme.

Një pjesë tjetër, gra të angazhuara në grupe sociale dhe shoqata, gra të impenjuara në karrierë dhe jo vetëm, hedhin sytë nga manifestimet e protestat, dhe falë syrit të tyre kritik ia shformojnë kuftijë festivë të 8 marsit.

Në këtë dyzim do të qëndrojë edhe ky 8 mars, mes grash që popullojnë rrugët e restorantet në grupe dhe atyre që protestojnë për të drejtat e gjinisë së tyre dhe për të gjitha problemet që has gruaja shqiptare në shoqërinë e sotme.

Dhe këto të fundit do t’i gjeni thuajse në të gjithë Shqipërinë; në Tiranë dhe në Durrës ku autobusë të linjave do të vishen me një banderola sensibilizuese për të drejtat e grave, ku buqetat e mimozave dhe fjongot lejla do të gjenden ngado si një dhuratë për të kujtuar cfarë duhet manifestuar në këtë ditë dhe kur bilbilat do të fishkëllejnë që në orën 9.30  të mëngjesit pranë zyrave të KQZ-së për shkëmbimin e barazisë së grave me 1 milionë lekë cdo partie që nuk i përfshin në listat shumëemërore.

Më tej  edhe në Elbasan, Pukë dhe Burrel. Një kafe për ndihmë, shfaqje filmash për gratë dhe takime me të rinjtë në disa shkolla të mesme, janë disa nga pikat e një axhende të ngjeshur aktivititetesh sensibilizuese për këtë ditë. Në Tiranë aktiviteti me lule, pankarta, muzikë dhe slogane i krijuar nga 10 OJF grash do të ketë gjithashtu edhe një marshim paqësor.

Kështu në fund të dite mes një kafe për ndihmë, aromës së mimozave, fjongove vjollcë të lëvizjes feministe, banderolave, sloganeve, dhe festave pothuajse në të gjitha lokalet, pra  të një dite të mbushur plot e përplot me prani femërore, 8 marsi do të ketë trokitur në cdo zemër gruaje.

Tingulli i kësaj trokitjeje mund të jetë muzikë për disa dhe këmbanë alarmi për të tjerë, por në fund të fund ajo që vlen akoma më shumë është që ky tingull të dëgjohet nga të gjithë  pa dallim gjinije dhe mbi të gjitha të mos harrohet ditën e nesërme.

Shkrimi u botua sot Suplementin Fundjava në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.03.2013

 Redaksi Online

(b.m/shqiptarja.com)

4 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/07/2017, Viti VII - NR.173