Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 20:11 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Lajme tė mira
25 Maj 2012 - 08:59
Ditari i alpinistit Bojaxhi: Ja strategjitë
tona për pushtimin e majës Everest
Ditë dhe momente të vështira këto të ngjitjes në malin e Everest. Më 19 maj grupi i parë i alpinistëve kishte tentuar të ngjisë Everestin por nga 7 vetëm 3 kishin arritur tia dilnin të preknin majën. Bojaxhi rrëfen strategjitë për tu ngjitur në majë, për gjumin ushqimin dhe cdo organizim tjetër me synimin për të mundësuar ngjitjen e majës.

JA DITARI

Kam harruar t’ju përcjell një lajm interesant (për ne të mrekullueshëm!). Kinezët në mënyrë të njëanëshme, ndryshe nga e gjithë pjesa tjetër e botës, kanë deklaruar që si lartësi të Everestit njohin kuotën/shifrën 8.844 m. Pra katër metra më pak se lartësia e njohur për majën. Në fakt ne duhet t’i falenderojmë për këtë sepse, të paktën në letër, do na duhet të ngjisim katër metra më pak! Një ndihmë e vyer në këto momente të vështira për ne!
Sot më datë 19 maj grupi i parë i alpinistëve për këtë vit tentoi të ngjisë Everestin nga faqja veriore. Shtatë alpinistë kinezë dhe tibetianë sulmuan majën nga të cilët vetëm tre arritën të ngjiten. Rezultat ky jo shumë i mirë duke marrë parasysh përgatitjen e lartë që këta alpinistë kanë për lartësitë e mëdha. Ne u përfshimë gjatë gjithë natës në përjetimin e ngjitjes së tyre pasi këtu në BC kampi kinez është ngjitur me tonin. Kishin sjellë edhe median televizive dhe kjo bëri që gjatë gjithë natës gjeneratorin ta mbanin ndezur. Shkurt, na lanë pa gjumë deri në 6 të mëngjesit. Pas kësaj ne fjetëm deri më ora 10 dhe kur u zgjuam sherpat tanë na dhanë rezultatin e ngjitjes.
Për ekipin tonë, deri në ABC nuk do kemi, ose nuk besoj se do kemi, shqetësime pasi aklimatizimi është bërë i plotë dhe i gjatë. Mendoj që problemet do të fillojnë më sipër. Në çdo kamp që do të ngjitë alpinisti mbi ABC në mënyrë progresive do të humbasë fuqi pasi oreksi do të reduktohet dhe gjumi bëhet më i pakët. D.m.th. për tre ditë rresht alpinistit i shterohen forcat dhe ditën e katërt i duhet të ngjitë 600 metrat më të veshtira të jetës së tij në një marshim që, n.q.s. çohet deri në fund, zgjat rreth 9 orë dhe e gjithë kjo në një ajër ku oksigjeni është në një të tretën e sasisë që ne thithim në nivelet e detit. Ky marshim fillon rreth orës 9 pm të datës 25 maj dhe n.q.s. është i sukseshëm mbaron rreth orës 6 am të datës 26 Maj. Shkurtimisht, sado i aftë të jetë alpinisti, kyçi i suksesit, gjykoj se, është të përballosh/kalosh sa më lehtë tre ditët e parafundit të ngjitjes, ose e thënë ndryshe kjo do të jete një maratonë katër ditore dhe shanset më të larta për sukses i kanë ata që tre ditët e para i përdorin energjitë e tyre me mençuri. Përvoja gjatë aklimatizimit në 7.400 m na tregoi se dy netë fjetje në 7,100 m që bëmë na dobësuan jashtëzakonisht shumë. Ushqim pothuajse nuk hëngrëm fare (ishte edhe i shpifur) dhe gjumi ishte i llojit copë- copë.
Si do t’ja bëjmë? Jam i bindur që secili nga anëtarët e ekipit ka menduar zgjidhje të ndryshme të këtyre problemeve duke ju përshtatur natyrës dhe shijeve individuale. Në këtë pikë unë do të tregoj për strategjinë time.
1) Ritmi i ecjes. Tre ditët e para nuk ka asnjë nevojë që të ecet me temp të lartë. E rëndësishme është që të arrish destinacionin ditor. Duke ecur ngadalë dhe shtruar destinacioni ditor arrihet dhe shpenzohet më pak energji. Porse dita e katërt dhe finale për mua është maratonë e shpejtë.
2) Ushqimi. Për këtë do të kem një modifikim rrënjësor. Nuk do merrem fare me supërat e shpifura që na japin. Ushqimi im do të ketë tre përbëres: ujë, mjaltë, dhe xampa. Ç’është xampa? Xampa është ushqimi kryesor i Tibetianëve dhe Sherpave nga ana tjetër e Himalajave dhe është një lloj gruri i fortë i cili në fillim piqet si kokër dhe më pas bluhet e bëhet miell. Ky miell përzihet me ujë të ngrohtë, i hidhet kripë ose sheqer sipas shijes dhe bëhet si llapa për ta ngrënë. Kam 9 ditë në BC që për çdo ditë ha një vakt të tillë për tu mësuar me shijen dhe besoj se ja kam arritur qëllimit. Duke e përzjer me mjaltë arrin të jetë ushqim me shumë kalori dhe shije të pranueshme. Për katër ditët vendimtare mbi të gjitha na duhet një ushqim kalorik.
3) Gjumi. Për një gjumë sa më të plotë do provoj dy aspirina pasi barnat më të forta për gjumë nuk rekomandohen për lartësi të mëdha.
Sa më sipër është shembulli/modifikimi im, njëherësh bindja ime, për të zgjidhur problemet themelore për të mundësuar një funksionim sa më të mirë të organizmit me synimin për të mundësuar ngjitjen e majës. A do të funksionojnë apo jo ky model ju do ta merrni vesh më datë 26 në mëngjes.
(Ditari u botua sot në të përjavshmen "Fundjava" të Shqiptarja.com)
sg/shqiptarja.com)

20 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
SHQIPTARET E NDERSHEM o GJERGJI SHUM FALEMINDERIT QE MORE GUXIMIN E SHKOVE KU NUK KA SHKUAR ASNJE SHQIPTAR POR NA GJEJ NDONJE MENYR ME FUT AQ METRA SA KE SHKU TI LART sali berishen NEN TOKE
avatar
Anonim
Alpinisti Vitin tjeter do te marim ne grupin tone te alpinisteve Sali BERISHEN.Kete propozim na bene dhe kinezet, se kane ngelur te habitur per rekordin ne Murin e Madh . Ai i ka qejf rekordet, por kam nje merak se, kur te ngjitemi ne majen e malit EVEREST, mos i meren mend...e ka perendi ...pastaj, na mbetet xampa...
avatar
Anonim
Shkodrani Kur te kthehet Bojaxhi, lutem mos na e nxirrni menjehere ne televizione per te treguar bemat e tij, sepse do te jete bere kocke e lekure duke ngrene xampen mongoleze, qe vetem nga pershkrimi qe ben ma shpif. Ta marre veten kur te kthehet duke ngrene tava dheu, tave krapi e tave elbasani, te mbushet mire me oksigjenin e detit tone e pastaj te na tregoje mire e mire si ia ka kaluar maje maleve. Shendet e rruge te mbare ne kthim...Kujdes ne malore!
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Albano nė Repolitix: Presioni i  Sigurimit nė koncertin e 1989-ės
Shqiptarja nė Fast&Furious: Me pagėn e 1 muaji jetova pėr 1 vit
Lufta ndaj korrupsionit, Cantone: Ndėrhyni nė administratė/ VD
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 21/01/2018, VITI VIII- NR.15