Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 20:45 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Lajme tė mira
12 Tetor 2017 - 16:52
Ligji për mbrojtjen e kafshëve
Erion Veliaj firmos peticionin
Në mbarë vendin ka nisur nënshkrimi i një peticioni që synon propozimin e ligjit për mbrojtjen e kafshëve nga dhuna dhe braktisja.

Kësaj nisme i është bashkuar dje edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen bashkë për nënshkrimin e këtij peticioni në mbrojtje të kafshëve.

“Të gjithë bashkë në mbrojtje të banorëve më specialë të qytetit! Dje nënshkrova peticionin dhe iu bashkova 10150 qytetarëve, të cilët janë angazhuar për miratimin e një ligji në mbrojtje të kafshëve. Jam i sigurt se mund të bëhemi më shumë! Ju e keni nënshkruar peticionin? 1Ligj4Putra”, shkruan Veliaj.

Projektligji i propozuar parashikon dënim me burg për dhunuesit si dhe gjobe ndaj atyre që i braktisin kafshët. Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash ndërgjegjësimi, por dhe për trajtimin e qenve endacakë, sikurse është vaksinimi dhe matrikulimi i tyre.

Prej shkurtit të vitit 2016, ka nisur funksionimi edhe i klinikës veterinare të bashkisë në zonën e Kombinatit, ku bëhet trajtimi i kafshëve nga specialistët.

Deputeti i Partisë Socialiste Saimir Tahiri ditën e djeshme ka paraqitur një projektligj të ri në Kuvend për ndryshime në Kodin Penal, ku mes të tjerash kërkon edhe dënime të ashpra për ata që vrasin kafshët. Ai ka propozuar dënim deri në 3 vite burg për vrasjen e kafshëve dhe shitjen e lëkurës së tyre.

veliaj firmos

veliaj firmos peticionin

veliaj firmos

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

20 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
landi Po ne rastin kur te kafshon kafsha o lali Eri si veprohet ku duhet te behet denancimi ne komisiarat apo ne bashki se besoj qe kemi edhe ne njerezit te drejta se ne njehkosisht paguajme dhe taksa
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
'Qumėshti', kreu i AFI: Qytetarėt tė mos blejnė produkte nė rrugė
Orlando: 12 tė dėnuar nė Itali nuk arrestohen nė Shqipėri
Zef Brozi:Berisha pranoi se lejoi  drogėn,duhej tė ndiqej penalisht
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 17/12/2017, VITI VII- NR.298