Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:28 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Metronews
03 Gusht 2017 - 13:13 | përditesuar në 13:23
Mediat botërore: Bota nënujore në
Shqipëri, thesar i pazbuluar
Një reportazh i është kushtuar thesareve nënujore të paeksploruara të Shqipërisë nga media prestigjoze Associated Press.

Në reportazh flitet për bukuritë, të pazbuluarat dhe atraksionet nënujore shqiptare.

Shkrimi i agjencisë ndërkombëtare është shpërndarë nga shumë media prestigjoze si NewYork Times, Fox News, DailyMail, ABC News dhe Washington Post.

“Duke zbritur poshtë valëve, metrat e para të zymta shpejt hapin rrugën për në ujërat e pastra dhe një pamje të habitshme – dhjetëra, ndoshta qindra, vazo të lashta qëndrojnë në shtratin e detit, testament për një udhëtim fatkeq të një tregtari të harruar për më shumë se 1.600 vjet më parë”. Kështu nis reportazhi i gazetares së Associated Press, Elena Becatoros për turizmin nënujor në Shqipëri.

Sipas Agjencisë Kombëtare Bregdetare, jashtë brigjeve të thyera të Shqipërisë, shtrihet një nga bregdetet nënujore më pak të eksploruara në botë, ku gjendet një pasuri e thesareve nënujore.

Tani Agjencia Kombëtare Bregdetare e Shqipërisë po shqyrton mënyrën më të mirë për të studiuar dhe mbrojtur atraksionet e saj të ngushta duke i hapur ato për vizitorët në një territor të virgjër për industrinë e zhytjes.

“Ideja e paraqitjes së trashëgimisë shqiptare nënujore është një ide e re për vendin, sepse deri më tani nuk dihet shumë për historinë e pasur të vijës bregdetare shqiptare dhe në veçanti për anijet e mbytura”, - tha kreu i agjencisë Auron Tare për Associated Press.

Në hapësirën nënujore shiptare, ekzaktësisht në Sarandë dhe Vlorë, janë gjendur relike mijëravjeçare dhe janë zbuluar 40 anije të lashta.

“Deri tani Fondacioni Detar ka dokumentuar relike që i përkasin shekullit të 3-të dhe 4-të para erës sonë e deri në Luftën e Parë Botërore dhe mbytjet bashkëkohore të Luftës së Dytë Botërore”, - tha Smith.

“Pra, ne kemi një gamë mjaft të madhe prej ndoshta 2,500 vjetësh, me burime kulturore prej 2,300 vjetësh në bregdetin shqiptar, të cilat në të vërtetë kanë qenë të paeksploruara”, shton ai.
 
Disa prej objekteve janë të origjinës së Afrikës së Jugut.

Arkeologu nënujor Mateusz Polakowski, duke theksuar rëndësinë e zbulimeve që tregojnë lidhjet tregtare mes Adriatikut dhe Afrikës së Jugut, thotë se në Shqipëri mbetet ende shumë për t’u eksploruar.

Redaksia Online 
E.S / shqiptarja.com

23 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Deputetja 23 vjeēare Floida Kėrpaēi:S'​pres asgjė nga kjo qeveri
/UNESCO:Ndėrtimi nė Butrint u bė pa na konsultuar
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 16/10/2017, Viti VII - NR.244