Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 15:35 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Metronews
25 Prill 2012 - 11:20
Miniera në asteroidë, krijohet kompania
Kur nisi të hapej fjala, diku pas mesit të prillit, se James Cameron, regjizori i Avatar, dhe CEO i Google Larry Page do krijonin një kompani që do ndërtonte miniera nëpër asteroidë, shumë njerëz do kenë menduar se Cameron, i sapodalë nga zhytja në pikën më të thellë të oqeanit, tani po e tepron.

Dje, kompania e re Planetary Resource dha konferencën e parë për shtyp dhe në website-in e saj shihet se Cameron dhe Page janë vetëm dy nga një grup i konsiderueshëm njerëzish (me garanci të plota gradash shkencore) që i janë bashkuar kësaj aventure. Aty janë njerëz që vijnë nga NASA (presidenti dhe zv/presidenti i kompanisë janë marrë të dy ngushtësisht me misionet Rover dhe Phoenix që kanë ulur robotë në Mars), miliarderë si Ross Perot Jr. (djali i vetëm i Ross Perot), themelues universitetesh deri dhe një gjeneral (Michael Moseley, ish shef shtabi i forcave të bashkuara të aeronautikës amerikane).

Të gjithë e kanë seriozisht, atje lart në qiell ka një burim gati të pafundëm lëndësh të para që, nëse nisin të shfrytëzohen do të sjellin stabilitet në Tokën tonë ku burimet janë të fundme, do të ulin çmimet e produkteve tona teknologjike dhe natyrisht do të bëjnë shumë të pasur ata që do t’i hyjnë të parët këtij projekti.

Janë 1500 asteroidë në orbitë të ngjashme me atë të Tokës dhe po aq të kollajshëm për t’u mbërritur sa Hëna, thuhet në website-in e Planetary Resources. Këto asteroidë janë të pasur me lëndë të para, që nga uji deri te platini dhe përditë zbulohet një numër shumë i madh asteroidësh të rinj. Mendoni, në një asteroid 500 metra të gjatë, të pasur me platin, mund të ketë aq platin sa është nxjerrë nga Toka në gjithë historinë e njeriut. Një arritje e tillë do të sillte jo vetëm begatinë për njerëzit në Tokë (me materialet e çmuara), por edhe mundësinë që njeriu të vendoset në hapësirë në mënyrë të stabilizuar (nëse uji dhe oksigjeni do mund të merren nga asteroidët).

Por si? Plani është që të dërgohen në hapësirë anije të vogla të robotizuara, jo të shtrenjta, të cilat do të identifikojnë asteroidët dhe materialet që ata kanë në përbërje dhe pasi të mësojnë çdo gjë për asteroidin do nisin marrjen e materialit dhe shpërndarjen e tij atje ku ka nevoje, pra në Tokë ose nëpër stacionet hapësinore (për momentin kemi vetëm një të tillë).

Themeluesit e kompanisë së re thonë që e gjitha kjo nuk është fantashkencë, është thjesht shkencë. Ne vetëm se po gjejmë mënyra të reja për të integruar gjithë arritjet në fusha të ndryshme, për të prodhuar mjete shumë më të lira, që mund t’i ketë edhe një kompani private, thonë drejtuesit e Planetary Resources. Do ta nisin me Leo, një teleskop hapësinor privat që do të lëshohet në orbitë për të gjetur asteroidët. Pason operacioni Interceptor që do të bëjë eksplorimin e asteroidëve. Rendezvous Prospector quhet faza që do të përgatisë operacionet minerare. Janë të gjitha në faqen web të kompanisë së re, ku shfaqet edhe fraza “zhvillim i qëndrueshëm i hapësirës”(!).

(ep/shqiptarja.com)

15 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/07/2017, Viti VII - NR.173