Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 04:36 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Metronews
08 Mars 2013 - 13:05
Pamja e re e Facebook,
ja çfarë ndryshon
Facebook vazhdon të jetë inovativ duke sjellë risi për të gjithë përdoruesit, që tani janë të shumtë në numër duke mirëpritur çdo ndryshim, që ai sjell.
Krijuesi i tij Zuckerberg ka prezantuar dje ndryshime të konsiderueshme në kategorinë “News Feed” kur përdoruesit hyjnë në “Home”.

Marc Zuckerberg duke prezantuar të rejat sqaroi se “News Feed” do të shndërrohet në një “gazetë” personale, e cila i lejon përdoruesit të zgjedhin temat për të cilat janë të interesuar.

Imazhet dhe artikujt do të vijnë në përmasa më të mëdha, duke e bërë më të lëhtë leximin edhe për ekranet e celularëve.
Tashmë përdoruesit do të kenë mundësinë të zgjedhin disa tema kryesore ne faqen e tyre të parë, si psh muzikë, foto, shoëbiz apo kategorinë që kanë më shumë interes dhe mund të heqin ato që nuk duan t’i kenë në “News Feed”.

Ky ndryshim vjen pas ankesave të reklamuesve se ndjekësit e tyre e kanë të vështirë të shohin çdo postim, që ata bëjnë pasi mund të “humbasin” mes të tjerave. Në këtë mënyrë njerëzit krijojnë prioritete.

Në këtë model i është dhënë shumë përparësi fotografisë. Sipas Zuckerberg, gjysmën e postimeve në faqen e parë do t’i zënë fotografitë, ndryshe nga përpara kur kjo zinte vetëm ¼ e faqes së parë.

Facebook njofton se njerëzit do të njihen shumë shpejt me këto ndryshime në PC-të e tyre, ndërsa më vonë do të vijë edhe opsioni për celularët.

Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)

4 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
irda ti andi mir e ke po edhe te digjet fshati shqiptaret srrine pa fb keshtu qe mos ja fut kot, edhe kryeministri kshtu thote te rrime online
avatar
Anonim
andi vl epo shyqyr se i kishim zgjidh te gjitha hallet...vetem kete kishim problem... fshati digjet e ...... krihet
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/07/2017, Viti VII - NR.173