Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 14:41 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Metronews Nga ESMERALDA KETA
15 Nentor 2012 - 14:31
Torta 4 ton për 28 Nëntorin,
kushton 3.6 mln lekë
Gjithçka ka nisur nga një thashethem, por që e ka detyruar bashkinë e Tiranës të ndërmarrë nismën për të gatuar një tortë gjigante me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Në fakt, bashkia e Tiranës nuk e kishte planifikuar atë në axhendën e aktiviteteve për festën flamurit, por lajmi i publikuar në disa media, me sa duket e ka vënë në pozitë kreun e bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili disa ditë pas daljes së lajmit, është detyruar të pohojë se torta do të bëhet.

Madje për këtë tashmë është ngritur edhe një komision i posaçëm pranë bashkisë së kryeqytetit, i cili do të vendosë detajet e përgatitjes së tortës, sa e gjatë do të jetë, sa do të peshojë, sa kilogramë miellë, gjalpë, vezë apo krem do të duhet për tortën që pretendon të fusë Tiranën në Guinness.

Ndërkohë që kjo nismë me sa duket ka bërë entuziastë edhe vetë kryeministrin Berisha, i cili gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, ka deklaruar se bashkia duhet të gjejë një vend ku do të kalojnë njerëzit, te Pedonalja, pasi rruga do të zihet nga torta gjigante. "Bashkia e Tiranës ka filluar punën për tortën në Guiness, që do të jetë 4 tonë, çka do të bëjë që ata, që mendojnë të shëtisin atë ditë në rrugën "Murat Toptani", do ta kenë të pamundur. Ndaj të përcaktohen vendet për njerëzit, pasi do të jetë të shumtë ata, që do të kenë dëshirë të ndjekin aktivitetet", - ka deklaruar në mbledhjen e djeshme të qeverisë, kryeministri Berisha.

Bashkia
Por vetë bashkia e Tiranës duket se nuk është e qartë se çfarë do të bëjë konkretisht. Pas mbledhjes së djeshme të zhvilluar për tortën "që u ngeli në derë", nuk është vendosur nëse gara për në guinness do të jetë me metra apo me kilogramë. Pavarësisht se është folur që torta do të jetë 4 ton, bashkia po mendon alternativën me metra. Burime pranë bashkisë së Tiranës shpjegojnë se ka shumë mundësi që ajo të bëhet rreth 400 metra katrorë e gjatë, pasi është më e lehtë kështu, duke qenë se në tonë është e vështirë të peshohet. Mësohet se torta e Pavarësisë do të ketë shijen e shegës dhe do të ketë ngjyrat e flamurit, kuq e zi. Ndërsa ende nuk është vendosur numri i pastiçierëve që do të marrin përsipër realizimin e saj, pasi do të ketë një grup të madh vullnetaresh, rreth 100 të tillë që do të mundësojnë realizimin e të gjithë strukturës së tortës. Ajo do të vendoset në tavolina të gjatë përgjatë gjithë pedonales, ku edhe qytetarët e shumtë mund ta shijojnë atë. Gazeta u interesua pranë disa pastiçerive në kryeqytet se sa mund të kushtonte një tortë 1 metër katrorë. Çmimi mesatar që ata na dhanë ishte 9 mijë lekë të reja, që do të thotë se nëse torta e bashkisë do të jetë 400 metra katrorë, atëherë bashkisë do t'i duhet të shpenzojë rreth 3.6 milionë lekë të reja. Megjithatë gjithçka mbetet për t'u parë.

Rekordi Guiness
Megjithatë duket se torta e bashkisë së Tiranës do ta ketë shumë të vështirë të futet në rekordin Guinness. Kjo pasi aktualisht ky rekord, mbahet nga Meksiko Siti, e cila ka vendosur rekordin në vitin 2010 për tortën më të gjerë dhe më të rëndë që është gatuar ndonjëherë. Torta e stërmadhe, e quajtur "Tre Mbretërit", emri i një feste të shënuar për popullin meksikan, peshon jo pak, por 10 mijë e 500 kilogram. Rekordi i mëparshëm i tortës më të madhe ka qenë në qytetin e Hjustonit, në Teksas, një tortë e cila kishte një gjatësi prej 1 mijë metrash. Ndërsa torta e Meksiko Siti ka një gjatësi prej 720 metrash, por peshon 10 mijë e 500 kilogramë. Që do të thotë se edhe nëse bashkia e Tiranës synon Guinessin me metrat katrorë, qoftë me peshën totale të saj, është shumë larg rekordit aktual.

(ad.ti/shqiptarja.com)

14 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Gozhda qe ngul gozhde Torta thone qe eshte simbol i festes. E ne kemi feste. 100 vjetorin e Pavaresise. Mos ndoshta kjo torte kethehet ne bumerang per dyshen BERISHE-LULi, e kthehet ne "mort" per ta?
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/07/2017, Viti VII - NR.173