Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 20:17 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Metronews
05 Tetor 2013 - 13:27
Zbulohet piktura e Da Vinçit, portreti
i gruas me buzëqeshje si Mona Lisa
Zbulohet pas pesë shekujsh një pikturë e Leonardo Da Vinçit, e cila ishte pikturuar pothuajse 500 vite më parë.

Kryevepra u zbulua në një kasafortë banke zviceriane si pjesë e një koleksioni privat, pronarët italianë të së cilës kanë vendosur të mbajnë sekret identitetin e tyre.

Në pikturë është portreti i gruas fisnike italiane, Isabelle d'Este, një nga gratë më me ndikim të Rilindjes italiane.

Kjo kryevepër është pikturuar me bojra vaji në vitin 1499 dhe është konsideruar si një lajmëtare për pikturën më të famshme të Da Vinçit, Mona Lisa.



Profesor Carlo Pedretti i Universitetit të Kalifornisë, tha për gazetën italiane 'Corriere della Sera' se portreti është vepër e Leonardo Da Vinçit.

"Nuk ka dyshime që portreti është vepër e Leonardos. Unë mund ta njoh menjëherë punën e dorë së Da Vinçit, veçanërisht në fytyrën e gruas", tha profesori Carlo Pedretti.

Testet shkencore kanë provuar se bojrat e përdorura janë të njëjta me ato që ka përdorur Da Vinçi në pikturat e tjera.



(v.gj/shqiptarja.com)

20 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 22/07/2017, Viti VII - NR.171