Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 07:16 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Metronews
12 Gusht 2017 - 04:20 | përditesuar në 04:38
Zbuloni se si janë miqtë tuaj  
sipas shenjës së horoskopit
Sipas astrologëve, çdo shenjë e zodiakut ka mënyra të ndryshme për të krijuar dhe mbajtur miqësi.
 
Zbuloni se si janë shokët tuaj në lidhjet shoqërore dhe mënyrat se si sillen sipas shenjës së horoskopit.
 
DASHI
Nga ai mund të presësh ndershmërinë më të plotë dhe të vrazhdë nëse është e nevojshme. Besojini një miku të shenjës së Dashit dhe bujarisë së tij.
 
DEMI
Ju mund të mbështeteni tek ai. Është shumë i mirë për t'ju dëgjuar dhe këshilluar. Gjithmonë gati për të qënë pranë jush. Një mik i shenjës së Demit fokusohet në raportet që zgjasin, edhe në miqësi. Miq përgjithmonë!
 
BINJAKËT
Ju infekton me dashamirësinë e tij dhe arrin t’ju mbush me gëzim dhe pozitivitet me iniciativat e tij të shumta. Gjithmonë plot fantazi, është personi ideal për ta pasur pranë nëse keni frikë të mërziteni.
 
GAFORRJA
Është ai që ju jep ëmbëlsi dhe këshilla të vlefshme. Me gjithë ndjeshmërine që kanë, do të jenë gjithmonë në gjendje t’ju kuptojnë dhe paralajmërojnë për njerëzit jo të sinqertë. Një mik për të mos u humbur!
 
LUANI
Me të ndjeheni e rrethuar nga një valë ngrohtësie dhe bujarie. Gjithmonë i gatshëm për të bërë dhurata e mbi të gjitha do t'ju bëjë të ndiheni sikur të ishin pjesë e familjes. Një mik LUAN meriton të trajtohet me shumë kujdes.
 
VIRGJËRESHA
Mund t'i drejtoheni atij si një udhëzues i vërtetë shpirtëror. I famshëm për gjykimin e tij, është gjithmonë i gatshëm të të japë një këshillë, duke i kushtuar rëndësi fjalëve. Do të bënit mirë ta dëgjonit!
 
PESHORJA
Argëtimi me siguri nuk do t’ju mungojë me një mik të kësaj shenje! Askush më mirë nuk është në gjendje t’ju bëjë të harroni problemet dhe të shpërqëndroheni në mënyrën më fantastike. I jep kthjellësi jetës suaj.
 
AKREPI
Mund të mbështetesh gjithmonë tek një aleat i tillë dhe që është i gatshëm të luftojë krah teje. Të njeh në detaje, si pak të tjerë dhe ndaj di si t'ju vlerësojë për atë që ju jeni
 
SHIGJETARI
Lumturia e bën padron! Në gjendje të të rrethojë gjithmonë me alegri, humor të mirë dhe dëshirën për të bërë gjëra të reja. Është personi i duhur për ju, kur ju duhet një dozë e mirë optimizmi.
 
BRICJAPI
Mund të mbështetesh tek ai në çdo kohë. Një mik i shënjës së Bricjapit është dhe do të jetë gjithmonë aty sepse edhe dashuria e tij është e sinqertë.
 
UJORI
Nëse keni një mik të shenjës së Ujorit, keni kështu një mik të aventurës. Duket sikur ai jeton në një botë krejtësisht të tijën, por është gjithmonë i gatshëm t'ju marr edhe ju aty, për të ndarë ëndrrat, fantazitë, projektet dhe ta bëjë jetën tuaj edhe më të bukur.
 
PESHQIT
Nëse keni një mik të kësaj shenje nuk do t'ju mungojë dikush me të cilin ju mund të flisni. Gjithmonë i gatshëm për të qëndruar afër, ka një intuitë për të kuptuar njerëzit, cilësi që e bën miqësinë me të shumë të ngushtë dhe të sinqertë.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

7 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
​Balliu:Komisionerėt e PD u shitėn jemi tė hapur pėr bashkėpunim 
Ekskluzive/ Fleckenstein rrėzon raportin e teknikėve tė PD-sė
Intervista/17 vjeēarja shqiptare hap shoqatė bamirėsie online
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 23/08/2017, Viti VII - NR.198