Vlorė, vritet nė atentat pronari i
njė TV vlonjat dhe kreu i OSHEE

24 Maj 2017 - 19:46 | përditesuar në 10:38
Publicitet
  • Publicitet
VLORĖ-Atentat nė zemėr tė Vlorės, vritet mė plumba kallashnikovi pronari i njė televizioni lokal tė Vlorės, ndėrsa viktimė e plumbave duke vdekur nė vend mbetet dhe drejtori i OSHEE tė Vlorės.
 
Ngjarja ndodhi nė Sheshin e Flamurit kur nje person qe zbriti nga njė makine tip BMW me targa AA 348 PC ka qėlluar nė drejtim tė 'Hotel Vlora', pronė e Erven Hysenit.

Si pasojė kanė mbetur tė vrarė drejtori i OSHEE tė qytetit tė Vlorės Roland Saliu dhe pronari i 'Hotel Vlora', shtetasi Erven Hyseni. Ky i fundit rezulton dhe pronar i televizionit lokal, 'Vlora Channel'.

Gazetari Armand Xhelili, ben te ditur se, nga hetimet paraprake flitet se shėnjestėr e atentatit ka qenė pronari i televizionit lokal, “Vlora Channel’, kurse drejtori i OSHEE ka mbetur i vrare aksidentalisht.

Dyshimet e para flasin per larje hesapesh pasi atentati ka qene i mireorganizuar.  Autori pasi zbrazi armen te 'Sheshi i Flamurit' ka dale jashte Vlores, duke djegur makinen prane fshatit Panaja. 

I plagosur ka mbetur dhe nje kamarier.

Krimi ndodhi nė njė orė kur nė zonėn e Sheshit tė Flamurit ka lėvizje masive tė qytetarėve, pasi shėtisin buzė bregut tė detit.

Pas tė shtėnave me armė, qytetarėt janė larguar me shpejtėsi duke ruajtur veten nga plumbat qė vėrshonin ngado.







“Kush e vrau?” Vėllai i Drejtorit tė OSHEE, Vlorė kur sheh trupin me gjak
Kėto janė pamjet kur vėllai i drejtorit tė OSHEE tė Vlorės ka marrė vesh lajmin se Rolandi nuk jeton mė.
Ai rend dhe pėrplaset me efektivėt e policisė duke u bėrtitur, “Kush ishte?”, “Kush e vrau?”. Me duart nė kokė, vėllai dhe kunati bėrtasin nė skenėn e krimit. 
Roland Saliu u vra sot pasdite teksa konsumonte njė kafe tek bari i Hotel Vlora, tek zona e Sheshit tė Flamurit.

erven hyseni
(Erven Hyseni, pronari i Vlora Channel)

roland saliu
(Roland Saliu, drejtori i OSHEE te Vlores)

Policia shoqėron 10 persona nė komisariat

Policia e Vlorės ka shoqėruar nė komisariat rreth 10 persona tė dyshuar qė mund tė kenė lidhje me vrasjen e drejtorit tė OSHEE, dhe pronarit tė televizionit.

Gjithashtu ka filluar dhe marrja nė pyetje e dėshmitarėve qė ishin tė pranishėm nė vendngjarje nė ēastin e atentatit.

Dinamika e ngjarjes/autori 35 vjeē me veshje sportive
Plumba kallashnikovi zbrazen nė zonėn mė tė populluar duke marrė dy jetė njerėzish, ndėrsa kalimtarė tė rastėsishėm, apo qytetarė qė po konsumonin njė kafe buzė detit nxituan tė ruanin veten dhė fėmijėt, disa syresh madje nė atė ēast po bėnin shėtitje me biēikleta.

Ka qenė ora 19:40 e pasdites nė "Sheshin e Flamurit" Vlorė kur ėshtė qėlluar me armė zjarri nė drejtim tė njė lokali.
 
Shėnjestėr dyshohet se ka qenė Erven Hyseni, pronari i njė televizoni lokal me emrin ‘Vlora Channel’, ndėrsa Roland Saliu, drejtori OSHEE ishte nė tė njėjtin ambient duke pirė njė kafe. Saliu sapo ishte kthyer nga njė takim elektoral dhe si duket kishte vendosur tė konsumonte njė kafe shplodhje buzė detit. Ne te njejtat ambiente ndodhej dhe pronari i Hotel Vlora. Te dy rezultonin te ulur ne tavolina te ndryshme.

Kamerat e lokalit te Hotel Vlora kanė fiksuar njė person rreth 35 vjeē qė me automatik nė dorė afrohet pranė tavolinės ku ndodhej Hyseni dhe qėllon nė breshėri.

Autori i pamaskuar me veshje sportive dhe njė kapele mbi kokė largohet me shpejtėsi duke perfituar nga rrėmuja qė ndodh nė ato caste.

Skena qė lė pas eshte kaos. Dy persona tė shtrirė plot gjak, tavolina e karrige te hedhura ne toke. I vdekur nė vend kishte mbetur Roland Saliu kurse Erven Hyseni ėshtė dėrguar me plagė nė spitalin rajonal tė Vlorės, ku humbi jetėn pak minuta mė pas.

makina
(Autovetura e atentatorėve tė vrasjes sė dyfishtė)

Atentat pėr larje hesapesh, shenjestra ka qene biznesnemi
Gazetari Arsen Rusta meson se, krimi dyshohet se ka motiv, larje hesapesh. Plot 12 plumba janė shkrehur nė vendngjarje, ndėrsa janė rrezikuar dhe jetėt e qytetarėve tė rastėsishėm qė po kalonin nė Sheshin e Flamurit. 
Shėnjestėr ka qenė Erven Hyseni, pronar i Hotel Vlora dhe i njė televizoni lokal me emrin Vlora Channel, kurse drejtori i OSHEE mbeti viktimė e plumbave qė u shkrehėn me breshėri nė vendngjarje.
Madje atentati ka qene i mireorganizuar.  Autorėt pasi zbrazen armet te Sheshi i Flamurit kane dale jashte Vlores, duke djegur makinen tip BMW, AA 348 PC po prane fshatit Panaja, me qellim humbjen e gjurmeve. 
Makina e autorėve rezulton me targa tė ndryshuara. Dėshmitarė pohojnė se njė makinė me targa italiane po lėvizte drejt rrugės nga Vlora drejt fshatit Panaja, vend dhe ku makina u gjet e djegur.

Atentati te Sheshi i Flamurit, autorėt djegin makinėn
Report Tv ka mėsuar se mjeti i pėrdorur nė ngjarje ku u vra biznesmeni Erven Hyseni e drejtori i OSHEE, Roland Saliu ėshtė nje automjet tip, BMW 320 me targė AA 348 PC nė pronėsi tė shtetasit Ilirjan.C i cili ėshtė shpallur nė kėrkim nga policia e Vlorės.



Fėmija po luante me biēikletė, si i mbijetoi atentatit nė Vlorė
Atentati me 2 viktima dhe njė tė plagosur nė Vlorė pėr pak sa nuk i ka marrė jetėn dhe njė fėmijė 9-vjeēar i cili kishte dalė nė trotuarin e lagjes pėr tė luajtur si ēdo pasdite.
 
Ajo ēka ka mbetur nga i mituri ėshtė biēikleta e tij tė cilėn e ka braktisur sapo kanė nisur krismat e para.
 
Fatmirėsisht i mituri s’ka marrė lėndime nga kjo ngjarje ndėrsa ėshtė terrorizuar teksa ka parė personin qė qėllonte me armė drejt verandės sė lokalit “Hotel Vlora” nė sheshin e Flamurit.
 
Nė kėtė atentat viktimė ka mbetur pronari i lokalit biznesmeni Enver Hyseni njėherazi pronar dhe i "Vlora Channel" dhe Roland Saliu kreu i OSHEE Vlorė.

(d.b/Shqiptarja.com)
Publicitet
  • Publicitet
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
tirona ate pragun e deres o cam me gomar..
avatar
Anonim
Vlora Ngushellime familjeve. Gjynah te vriten njerezit ne kete menyre. Nese dikush ka hesape per te lare me njeri ka menyra te tjera pa marre me qafe jete te pafajshme. Edhe dicka per Report Tv. Ngjarja ka ndodhur tek Sheshi i Flamurit i cili ndodhet larg buzes se detit ne qender te Vlores, informohuni pastaj shkruani.
avatar
Anonim
loshi Vlora vendi me i mire per turizem, po behet Calabria e shqiperise, e ku ka me bukur pi kafen dhe shikon film aksion me te vrare e vrases qe ikin ne mes te dites dhe police qe fshihen poshte tavolinave.Kush mendon se turiste te huaj do bejne turizem ne Vlore eshte i cmendur.
avatar
Anonim
tipike Dhe pastaj do varrosen me ceremoni pompoze ne sheshet kryesore te qyteteve ndersa emrat e tyre do u vihen rrugeve ne Shqiperi e Kosove dhe madje edhe shkollave.
avatar
Anonim
tirana mund te me thoi njeri nga cameria jan keta apo nga vlora..
avatar
Anonim
Cami Nga motra jote tirana
avatar
Anonim
kur ska shtet Problemi eshte se nuk mbaron me kaq!ka sa te duash pronare tv dhe te tjere qe kane bere keq qe do vriten edhe ne te ardhmen.Nuk i shpeton as emigrimi as malet shqitare.
avatar
Anonim
O kur ska shtet Po ne vlore vriteni kot , nuk meret jeta e tjetrit per budallqe , ne vlore vriteni pse me shikon ne sy , dhe ca keq mund te bej nje pronar televizioni, jam dakord kush ka vrar , do e vrasin, Po jo per gjera koti se nuk meret jeta e njerzve , per barishte , Po njerzit skan tru ne kok , Po vriten dit per dit djem te rinj , fai dhe i shtetit qe i le pa autor, duhet ti kap e ti ndeshkoj , ska vrasje te pa zbardhur ne shtetet e tje kurse ne shqiperi me te shumtat pa autor turp .
avatar
Anonim
Liku Ngushellime familjes. Jam nga Shkodra dhe nuk e njoh Drejtorin por gjynah te shkoje me kete menyre duke shijuar kafen ne bregun e detit. Ishalla nuk degjojm me te tilla ngjarje te trishtushme.
avatar
Anonim
nga nje mik Cfare trishtimi, te shikosh nje mik te iki keshtu! Ngushellime families se Landit! I lehte I qofte dheu
avatar
Anonim
ne tirone Landi, do na mungosh! Cfare trishtimi!
avatar
Anonim
Mirese vini ne Albanistan . Sezoni turistik u cel
avatar
Anonim
A Ngushellime familjeve ,inxhinieri ka qene djale punetor
avatar
Anonim
Al a shkohet me pushime ne shqipnin.🤔!
avatar
Anonim
E vertete Nuk te vretč njeri kotč , me nje gure 2 arabala.
avatar
Anonim
Askushi Po femija me biciklete qe shpetoi arabal tjeter ishte sipas teje mor idiot.
avatar
Anonim
Ilo Dje ne Durres sot ne vlore dy dite qeveri teknike bilanc lufte bravo Lulush te kam dh*** mu ne republike dhe ne qeveri teknike
avatar
Anonim
o ILLODIOT. ,me te vertet e ke?Fajin e ka Luli!!!!!!A more gomer qe nuk keni as tru edhe as sy,jeni toksikuar nga kanabis ....!Aty rrini edhe mire tu behet me baba Edbojaxhiun..Mjere ShqipoKOLUMBIA
avatar
Anonim
Ilo Epo qepe kamaren idiot i lulushit kur nuk je ne kete vend dhe e sheh shqiperine nepermjet vrimave te cadres
avatar
Anonim
Vlora E mir mir ketu Jan ber te gjith sherifa me kobure ne brez te medhenj e te vegjel, u kthyen vitet e para per vlonjatet , ca humbin , ca mbyten ca vriten nuk meret me vesh ca behet , ja fusin njeri tjetrit ,vlore me halle thuaj , nuk punon njeri me pune normale kan bler te gjith gomone
Rezultate tė tjera: 1