Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:57 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
SKEDAT
10 Prill 2012 - 12:16
Fatmir Kajolli i përfshirë në sherrin me pistoleta në PD-në e Fierit
TIRANE- Fatmir Kajolli, biznesmeni nga Fieri, i njohur si njeriu më i afërt i Fatmir Mediut prej vitit 1990 i arrestuar për qëllim ekstradimi ne Itali  është përfshirë edhe në sherrin me pistoleta të ndodhur brenda PD-së së qytetit të Fierit më 8 shkurt 2009, kur kreu i degës së PD-së, Ferdinand Murati u përlesh me paraardhësin e tij, Vasil Ndreko.

Në këtë përleshje të ndodhur në ambientet e jashtme të selisë së PD-së, Famit Kajolli, mbështetës i Vasil Ndrekos u godit me qytën e pistoletës nga nipi i Kryetarit të PD-së së Fierit, Ferdinand Murati.

Sherru u zhvillua në përfundim të mbledhjes,rreth orës 20:00 në ambientet e jashtme të selisë së partisë, pranë parkut Rinia në qendër të qytetit, ka shpërthyer sherri mes kreut të PDsë, Murati dhe ish- kryetarit të kësaj partie, Vasil Ndreko.

Vasil Ndreka i është drejtuar Ferdinand Muratit duke i thënë se ai nuk ka për t’u zgjedhur më kryetar i kësaj dege. “Ti s’mund të zgjidhesh më kryetar i PD-së, je i korruptuar, je hajdut”, i është drejtuar Ndreko kreut aktual të PD-së
Më pas sherri ka vazhduar me ofendime dhe goditjeme grusht të Vasil Ndrekos nga Ferdinand Murati. Në mbrojtje të Ndrekos është hedhur Fatmir Kajolli. Por menjëherë pasi ai ka ndërhyrë, nipi dhe badigardi i Ferdinand Muratit, Besnik Murati ka nxjerrë pistoletën dhe ka goditur me qytë Fatmir Kajollin. Ky i fundit është ndihmuar nga një i afërm i tij, G. Kajolli. Të kontaktuar nga media Komisariati i Policisë së Fierit ka konfirmuar se ka pasur sinjal për një zënkë pranë selisë së PD-së, por kur ka shkuar atje, nuk ka gjetur gjë.

Policia e Fierit  prangosi dje Fatmir Kajollin, biznesmeni nga Fieri, i njohur si njeriu më i afërt i Fatmir Mediut prej vitit 1990. 47 vjeçari u dënua nga Gjykata e Romes Itali me 24 vjet burg për Trafikim narkotikësh dhe nga Gjykata e Milanos Itali me 16 vjet burg për “Pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim trafikim narkotikësh”. Ai u arrestua per qellim ekstradimi.
(sg/shqiptarja.com)

23 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Tironsi Ahu si flasin mediat pa lidhje ne fakt un e di shum mir si histori dhe fatmir kajolli e ka rraur aq keq bodigardin e ferdinat muratit sa e kan cuar direkt per spital as i njof personalisht po ju them me bindje qe mediat shpikin dhe me te degjuar fatmir kajolli esht nga gangsterrat dhe burrat me te nderiar ne shqiperi
avatar
Anonim
sf sdfsdf
avatar
Anonim
giti kajolli esht dhe ka mu kan 1-shii ne shqiprii rroft fatmir ajolli dhe gjith kajollet...
avatar
Anonim
ben O zot kur flitet per politike atje.Cfare niveli talebanesh.keshtu eshte gjithe shqiperia besoj.Keshtu jane njerzit qe merren me politike,jane hajdute,biznesmene,politikane injorante,te gjithe ne nje.Mjere ai popull.
avatar
Anonim
mendimi im nuk ka shance te shkoje per gjykim apo vuajtej denimi atje se e mbron hajdut fatmiri ketej dhe nese fatmirin nuk e mbron sali berisha del ne skene G E R D E CI ku familja eshte e zhytur fare
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Vettingu, Calavera: Kemi dosjet e gjyqtarėve e prokurorėve
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/07/2017, Viti VII - NR.169