Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:52 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet
22 Tetor 2012 - 22:55 | përditesuar në 13:15
E vėrteta e mbylljes sė grevės
sė urisė sė ish-tė pėrndjekurve
VIDEO - Deklaratat: Ja pse e lamė grevėn
C. della Sera: Vetėdigjen pėr drejtėsi
TIRANE -  Mbyllja e papritur e grevės sė urisė sė ish tė burgosurve politik nė ditėn e 31 krijoi jo pak mister nė publik. Mediat dyshuan nė skenare dhe negociata tė ndryshme. Por njė nga grevistėt, Besim Valteri rrėfen pėr TV A1 Report arsyet pse greva u mbyll.

Debatet mes grevistėve kanė nisur nė ēadėr gjatė natės kur njėri nga grevistėt ka thėnė se dėshiron tė kthehet nė shtėpi. Mė pas grevistėt janė ndarė nė 4 me 2. Katėr prej tyre kanė kėrkuar qė tė largohen ndėrsa dy tė tjerė tė vazhdonin betejėn me urinė dhe qeverinė.

Nė mėngjes 6 grevistėt e fundit kanė rėnė dakord qė tė dalin sė bashku nga greva e urisė pėr tė mos lejuar njė pėrēarje nė kauzėn e tyre pas 31 ditė vuajtjesh, presioni dhe dhimbjesh fizike.

Ata janė tė gjithė nė shtėpitė e tyre dhe Valteri tregon se njeh edhe rregullat e ushqyerjes pas njė greve, sepse kjo nuk ishte hera e parė e ndoshta siē thotė ai as e fundit.

BISEDA TELEFONIKE ME GREVISTIN PER TV A1 REPORT: "JA PSE I DHAME FUND"





SOT U MBYLL GREVA, ISH TE PERNDJEKURIT: TERROR NDAJ NESH

Pas njė muaj greve urie ish tė burgosurit politik deklarojnė krejt papritur, tė mbyllur grevėn pasi nuk mund tė pėrballonin mė terrorin psikologjik, ku ditėt e fundit iu desh tė pėrballen dhe me mungesėn e lėngjeve, ēajit, sheqerit kafes, elemente jetike pėr tė mbijetuar nė njė grevė urie.

"Jemi tė lodhur pėr shkak tė terrorit psikologjik kur ditėt e fundit na hoqėn dhe elementet mė jetike. Betohemi se lufta pėr kauzėn tonė nuk do tė mbarojė me mbylljen e kėsaj greve"- tha grevisti Afrim Biturku nė deklaratė pėr median dy orė pas mesditės sė sotme duke cituar mesazhin e ambasadorit Arvizu: “Zgjodhėm tė jetojmė sot pėr tė luftuar nė vazhdimėsi kauzėn tonė"

Pėr 6 grevistėt, greva ia ka arritur qėllimit pasi u arrit tė sensibilizohen jo vetėm media por populli dhe ndėrkombėtarėt se kjo shtresė shoqėrore po kėrkon tė drejtat e saj tė cilat janė miratuar me ligj nga kjo qeveri por qė nuk zbatohen nga vetė ajo. “Nuk heqim dorė nga kėrkesat tona, kėrkojmė vetėm zbatimin e ligjit. Do pėrdorim rrugė tė tjera demokratike.” thanė grevistėt. I pyetur nė lidhje telefonike pėr Tv A1 Report, koordinatori Skėnder Tufa deklaron se vendimi ishte marrė nga vetė grevistėt nė ēadėr dhe ai e reskeptonte.

JA DEKLARATAT E ISH TE BURGOSURVE POLITIK MENJEHERE PASI LANE GREVEN




Greva e nisur mė 22 shtator nė ēadrėn e vendosur tek lagjja "Komuna e Parisit", me rreth 24 protestues  ēdo ditė u shoqėrua me tensione, presione tė forta psikologjike deri dhe nė arrestime. Dy ish tė pėrndjekur grevistė, Gjergj Ndreca (8 tetor) dhe  Lirak Bejko (10 tetor) u vetėdogjėn, gjykata urdhėroi shpėrbėrjen e grevės,  u arrestua koordinatori i grevės Asllan Patrioti, nė ēadra u ushtruan disa herė kontrolle nga policia dhe ditėt e fundit u hoqėn lėngjet dhe grevistėt mbaheshin vetėm me ujė e cigare. Pavarėsisht thirrjeve tė ndėrkombėtarėve dhe organizatave tė ndryshme e opozitės (kohėt e fundit) pėr tė dialoguar kryeministri iu pėrgjigj me heshtje duke e quajtur grevėn politike pas sė cilės fshihej PS. Madje nė deklaratat e herėparhershme etiketonte ish tė burgosurit politikė nė grevė si kriminelė, apo bixhozxhjinj.

Deklarata pėr mbylljen e grevės u bė vetėm pak minuta pas deklaratės sė kryeministrit Berisha i cili konfirmoi se nuk ndryshonte qėndrim se ajo grevė ishte politike duke lėnė tė nėnkuptonte se nuk do tė negocionte. Ndėrsa nga Brukseli zėdhėnėsi i Fyle, Peter Stano shprehu shqetėsimin dhe kėrkoi dialog konstruktiv.
 
GJITHĒKA  NDODHI SOT ORE PAS ORE

KOZARA KATI: GREVA U MBYLL, POR ISH TE BURGOSURIT POLITIK NGRITEN NJE KAUZE
Ora 20:30
Kozara Kati, drejtorja e Qendrės Shqiptare pėr tė Drejtat e Njeriut e ftuar gjatė pasdites sė sotme nė studion e Tv A1 Report, foli nė lidhje me grevėn e ish tė burgosurve politik dhe pėrfundimin nė mėnyrė tė papritur tė saj. Pavarėsisht kėtij fakti, ajo u shpreh se ish tė burgosurit politik ngritėn njė kauzė qė sensibilizoi opinionin publik. Duke iu referuar kėsaj shprehie, Kati i cilėsoi fitues grevistėt edhe pse askush nga organet kompetente nuk u ul pėr tė dėgjuar kėrkesat e tyre. E pyetur nga gazetarja Mira Kazhani, nėse vlen apo jo tė bėhen demonstrime tė tilla, Kozara Kati u shpreh se “ėshtė njė e drejtė tyre”.

Kati pėrmendi gjatė bisedės me gazetaren edhe faktin qė asnjė thirrje pėr dialog nga ndėrkombėtarėt nuk u dėgjua nga pala shqiptare. Drejtoria e Qendrės Shqiptare pėr tė Drejtat e Njeriut pėrmendi edhe rastin e organizatės me famė botėrore Amnesty International e cila nė njė shkrim publik i bėri thirrje qeverisė shqiptare pėr tė marrė nė konsideratė kėrkesat e ish tė burgosurve politik e t’i dėmshpėrblente ata menjėherė. Kati theksoi se as ky prononcim nuk u mor parasysh. LEXONI KETU SHKRIMIN E PLOTE


BITURKU: ZGJODHEM TE JETOJME PER TE LUFTUAR NE VAZHDIMESI KAUZEN TONE
Ora 14: 33
Grevisti Afrim Biturku: Greva mbyllet nė mėnyrė mė definitive, duke mos harruar deklaratėn e ambasadorit amerikan “Zgjidh tė jetosh sot pėr tė luftuar nė vazhdimėsi kauzėn tėnde.” Jam i bindur se nė grevat e tjera, nėse nuk do tė zgjidhen kėrkesat nė mėnyrė ligjore do tė pėrhapen nė tė gjithė qytetet. U arrit sensibilizimi pėr njė padrejtėsi qė i bėhet klasės mė tė persekutuar ku nuk zbatohet ligji, ku shkelen tė drejtat dhe vazhdojnė tė persekutohen tė dėnuarit politikė.
E vendosėm ta mbyllim pėrkohėsisht, jo pėrgjithmonė “- tha Biturku duke shtuar se nėse nuk do tė ketė zgjidhje ligjore tė kėrkesave tė tyre atėherė do tė mblidhen sėrish nė greva tė cilat do tė shpėrndahen nė tė gjitha qytetet.

LAVDOSH BEQO DO KTHEHEM NE FRANCE
Ora 1
4: 25 “Disa herė ambasada franceze mė kėrkoi tė ndėrprisja grevė. Mė thoshte hajde nė ambasadė tė tė mbajmė dy- tre ditė tė tė prejmė biletėn dhe tė tė dėrgojmė nė Francė dhe tė shtrohesh urgjentisht nė spital. Tė mendosh qė unė jam njė shtetas shqiptar dhe kryeministri kėrkoi tė gjejė ndonjė kleēkė pėr mua pasi nuk gjeti dot, mė thotė ka ardhur nga Franca dhe llomotit. Unė do tė kthehem nė Francė.”

TUFA: VENDIMI U MOR NGA GREVISTET, UNE E RESPEKTOJ
Ora 14: 19
Koordinatori  Tufa thotė se vendimi u mor nga grevistėt dhe unė e respektoj “Vendimin e morėn gervistėt. Unė jam koordinatori. Lodhja e tyre, shėndeti terrori psikologjik ishte tej mase i rėndė. Prandaj vendosėn ta ndėerpresin. Kauza nuk ndalon me kaq. Kjo ėshtė njė betejė, jo luftė e humbur”  Opinioni ndėrkombėtar u sensibilizua. Ne na u mohua cdo e drejtė. U trajtuam nė mėnyrė mė barbare dhe shteti i sotėm ėshtė diktatorial.”

GREVISTI BESIM VALTERI: MINISTRI U SOLL SI KADRI AZBIU
Ora 14: 10 “Nuk mund ta shtynim mė tepėr, i thonė 31 ditė dhe prej to 20 ditė nėn terror psikologjik, sa ministri i punėve tė Brendshme ia kalonte Kadri Azbiut. Nė burgun e Burrelit tė paktėn na linin ujin me sheqer kėtu na morėn dhe ēajin”- deklaroi grevisti Besim Valteri.

GREVISTI BEQO: KĖTU U USHTRUA GJENOCID
Ora 14: 00 Grevisti Lavdosh Beqo tha “Dua t’ju falėnderoj dhe ekipin mjekėsor qė kanė qenė tė gatshėm. Kėtu nuk ėshtė problemi vetėm i yni, por i njė popullsie. Institucionet kėtu nuk funksionojnė fare, duke nisur qė nga Presidenti deri te Prokuroria e Pėrgjithshme.Qeveria jo vetėm nuk u ul, por kėtu u ushtrua gjenocid, duke u hequr dhe elementet mė tė thjeshta.” Ai thotė se greva ia arriti qėllimit. “Opinioni i brendshėm u sensibilizua. Shtypi dhe ndėrkombėtarėt u bindėn se ne nuk kėrkojmė gjė veē zbatimin e ligjit qė ai e hartoi”

Sot Avokati i Popullit do t’i rekomandonte Prokurorisė kėrkesėn e fillimit tė hetimit nėn akuzėn e torturės pėr policinė kryeqytetase. Rreth orės 10:00 ish tė pėrndjekur politikė bashkė me mbėshtetės tė shoqėrisė civile dhe pėrfaqėsues tė sindikatės sė minatorėve protestuan para kryesisė sė Kuvendit. Koordinatori i grevės sė urisė Skėnder Tufa u bėri thirrje ndėrkombėtarėve tė ndėrhyjnė pėr tė shpėtuar jetėn e 6 ish tė burgosurve politikė nė grevė urie prej 31 ditėsh: "Duam dialog dhe jo pėrplasje" 


ZEDHENESI I KOMISIONERIT PER ZGJERIMIN E BE STEFAN FYLE: QEVERIA TE DIALOGOJE
Ora 14:00
Zėdhėnėsi i Komisionierit pėr Zgjerimin e Bashkimit Europian, Stefan Fyle, zoti Peter Stano tha sot se Brukseli po ndjek me vėmendje situatėn dhe se ėshtė i shqetėsuar pėr gjendjen e grevistėve. “Kjo situatė duhet tė jetė prioritet dhe duhet zgjidhur. Inkurajoj palėt nė njė dialog konstruktiv mes qeverisė dhe kėsaj shoqėrie”- ishte pėrgjigjja e Peter Stanos, zėdhėnėsit tė Stefan Fyle pėr pyetjen e njė gazetari dhėnė nė konferencėn e zakonshme pėr shtyp qė zhvillohet nė Bruksel.


BERISHA NUK NDRYSHON QENDRIM: ESHTE POLITIKE
Ora 13: 20 Njė muaj nga greva e urisė sė ish tė burgosurve politikė, dhe apeleve tė vazhdueshme tė ndėrkombėtarėve, kryeministri Berisha sėrish nuk ndryshon qėndrim. Pėr kryeministrin Berisha greva ėshtė politike dhe nuk ka tė bėjė aspak me interesat e tė pėrndjekurve politikė duke lėnė tė nėnkuptohet se nuk do tė negociojė.

“Njė vend i lirė e pluralist respekton protestėn paqėsore tė tė gjitha formave. Kjo ėshtė grevė nuk ka tė bėjė aspak me interesat e tė pėrndjekurve politikė, por interesat pėr pushtet tė njė partie tė caktuar. Zgjedhjet do tė vijnė e shqiptarėt do tė vendosin pėr partinė qė duan. Sa i takon standardit tė PD nė pushtet pėr martirėt e gjallė tė fjalės sė lirė ai ėshtė standardi mė i lartė i ish europės komuniste. Standardi pėrcakton kompensimin 18.6 dollarė pėr ditėn e vuajtjes sė dėnimit. Jnanė lidhur 21 mijė pensione. 2200 apartamente. Ata qė janė nė grevė pėr qėllime politike, nga kėto forma kanė pėrfituar sė bashku 900 mijė dollarė.Kėto janė tė vėrtetat e forcės politike e qeverisė qė unė kryesoj. Pėrndryshe respektojmė cdo formė proteste paqėsore”- tha Berisha nė konferencėn e pėrbashkėt pėr shtyp me kryeministrin bullgar Bojko Borisov. Ky i fundit ndodhet pėr njė vizitė dy ditore zyrtare nė Shqipėri.


TUFA: GREVA VAZHDON EDHE SIKUR NE CADER TE NGELET NJE GREVIST
Ora 11: 46 Skėnder Tufa nė njė prononcim pėr median para ēadrės sė grevės sė urisė deklaroi se greva do tė vazhdojė dhe nuk do tė ndėrpritet edhe sikur nė ēadėr tė ngelet vetėm njė protestues. “Kėtu ėshtė bėrė njė grevė urie. Jo etje. Kėtu janė hequr dhe serumet, kanė hequr dhe parullat sepse kanė kujtuar se ka pasur njė vrimė nė mur, ku mund tė futej ushqimi, pasi mendojnė se si ka mundėsi qė grevistėt vazhdojnė tė rezistojnė.
Qeveria tė ulet si qytetarė e tė zgjidhet si problem, unė Tufa mund tė jem mė i keqi si individ por kėtu flasim pėr njė grup shoqėror, kėrkojmė zgjidhje ligjore. Deri nė minutėn e fundit kur ata tė jenė aty, unė do tė jem kėtu. Ēdo person qė largohet qoftė dhe gjysmė i vdekur, edhe njė njeri po tė ngelet grevė quhet grevė urie dhe unė do ta mbėshtets. Ne duam tė zbatohet ligji e qeveria mund ta bėjė.

KOZARATA KATI: TĖ SOLIDARIZOHEMI, QEVERIA S’MUND TĖ LUAJĖ ME JETĖ NJERĖZISH
ORA 11:00 Kozara Kati pėrfaqėsuese e Shoqėrisė Civile ishte e pranishme nė protestėn qė u zhvillua pėr rreth 30 minuta para kryesisė sė Kuvendit.
“Tė ulen tė diskutojnė pėr tė vendosur pėr jetėn ose vdekjen e grevistėve. Ata janė ngujuar nė njė ambient shumė tė vėshtirė. Tė gjithė qytetarėt tė dalim e tė solidarizohemi sepse duhet t’i tregojmė qeverisė se nuk mund tė luajmė me jetėn e njerėzve”- tha zonja Kati.

ANDREA STEFANI: GREVISTET RREZIKOJNE JETEN PER NJE DREJTESI TE PREMTUAR POR TE MASHTRUAR
Ora 10:40 Nė mbėshtetje tė protestės ishte dhe analisti i njohur Andrea Stefani. “Unė nuk vij kėtu si gazetar as si i burgosur politik, por si qytetar i alarmuar pėr faktin se qeveria po neglizhon jetėn e qytetarėve deri nė rrezikimin e jetės vetėm sepse kėrkojnė realizimin e njė premtimi tė shndėrruar nė ligj. Protesta e tyre ėshtė e njerėzve qė kėrkojnė drejtėsi, sidomos kėta qė kanė vuajtur njė diktaturė ekstreme rrezikojnė jetėn e tyre pėr nėj drejtėsi tė premtuar por tė mashtruar”

TUFA: NDERKOMBETARET TE NDERHYJNE
Ora 10: 30  Koordinatori i grevės sė urisė Skėnder Tufa i bėn thirrje ndėrkombėtarėve tė ndėrhyjnė pėr tė shpėtuar jetėn e 6 ish tė burgosurve politikė nė grevė urie prej 31 ditėsh.  “Ne kėrkojmė nga organizmat ndėrkombėtarė dhe jo nga qeveria tė ndėrhyhet pėr tė shpėtuar jetėn e grevistėve tė cilėt po shuhen nga momenti nė moment. Tė ndėrhyhet menjėherė, duam dialog nuk duam pėrplasje. Kemi pasur presione deri dhe ato fizike por jemi tėrhequr sepse duam dialog. Nuk ėshtė turp tė bėsh dialog me shtresė tė burgosur pilik dhe jo hajdutė apo pijanecė sic na etiketojnė” - tha Tufa.

Duke u ndalur te arrestimi i kolegut tė tij Asllan Patrioti, Tufa e cilėsoi sėrish se arrestimi i tij ėshtė politik dhe nėnvizoi se ndaj kėsaj greve pėr tė mbrojtur tė drejtat po bėhet njė reprezalje e paparė.
“Asllan Patrioti ėshtė i burgosur politik. Kjo maskaradė kundėr grevės nuk i bėhet vetėm grevistėve por cdo qytetari qė kėrkojnė tė mbrojnė tė drejtat. Po bėhet njė reprezalje e parapė. Apelojmė tė gjithė organizmat tė ndikojnė nė Shqipėri sepse kemi tė bėjmė me njė diktaturė tė hapur.

"Keni mbi 20 ditė qė po e censuroni nė mėnyrė tė jashtėzakonshme. Shprehim keqardhjen qė organizmat dhe politika shqiptare ėshtė tepėr indiferente kundrejt kėtij fenomeni. Sepse kur i mungohet liria e drejta e njė qytetari i ėshtė munguar tė gjithė shqiptarėve. Ne ish tė burgosurit politikė po vazhdojmė tė sakrifikojmė me jetėn tonė se nė kėtė vend mungon liria. Qeveria fyen e diskriminon jo vetėm tė burgosurit politik por dhe qytetarėt qė kėrkojnė liri e drejtėsi. Deklaratat e bėra nga deputetėt e PD janė fyese dhe aspak dinjitoze, shpreh keqardhje qė denigrojnė kėtė shtresė. Ne kėrkojmė zgjidhje ligjore, jo tė na anatemoni se cilėt jemi si individė. Veprimet tona nuk janė banditeske por qytetare. ...Anija juaj qė po mbytet zoti Kryeministėr, do tju marri me vete.”


TOTOZANI DREJT PROKURISE PADIT POLICINE
Avokati i Popullit kishte planifikuar t’i rekomandojė Prokurorisė kėrkesėn e fillimit tė hetimit nėn akuzėn e torturės pėr policinė kryeqytetase. Qėndrimi vjen pasi tė premten e kaluar nė mbrėmje, policia hyri nė ēadrėn e grevistėve duke i hequr e ēajin, sheqerin, kafen, triosilin.“Heqja e ēajit, sidomos lėngjeve, kafe sheqeri, trisoli ėshtė qėndrim i kundraligjshėm dhe pėrmban elementė tė veprės penale tė torturės.”- tha pėrfaqėsuesi i Avokatit tė Popullit Sotiraq Nushi, I cili dje (tė dielėn) vizitoi sėrish grevistėt e urisė nė ēadrėn e grevės sė urisė.

Duke i bėrė thirrje publike prokurorisė qė tė nisė hetimet pėr kėtė vepėr penale, Nushi deklaroi se “Tė hėnėn (sot) Avokati i Popullit do t’i nisė kėtij organi njė rekomandim me shkrim pėr fillimin e hetimeve tė veprės penal trajtim ēnjerėzor dhe degradues ndaj grevistėve.

Nga ana e saj policia reagoi dje duke mohuar se i janė ndėrprerė medikamentet dhe lėngjet dhe sulmoi Avokatin se ka futur nė grevėn e urisė ushqime.
Grevistėve tė urisė nuk u janė ndėrprerė nga ana jonė as ilaēet, as mjekimet apo ndėrhyrja mjekėsore. ... I bėjmė apel Institucionit tė Avokatit tė Popullit, si njė institucion i pavarur nė kuptim tė kushtetutės, tė respektojė integritetin e tij dhe tė mos bjerė pre e manipuluesve tė kėsaj greve tė paligjshme dhe tė kėrkojė ndjesė publike pėr akuzat e rėnda dhe tė pavėrteta tė ushtrimit tė torturės apo keq-trajtimit tė grevistėve nga ana e punonjėsve tė Policisė sė Shtetit. Gjithashtu, i bėjmė thirrje Avokatit tė Popullit, tė heqė dorė nga roli i furnitorit me ushqime tė individėve qė kanė hyrė nė njė grevė, tė pretenduar si grevė urie.”, thuhej nė deklaratėn e policisė sė Qarkut Tiranė e cila u bė publike po dje.

Nė ēadra aktualisht ndodhen 6 grevistė, pas largimit tė Agim Kollēakut i cili tė shtunėn u detyrua tė shtrohej nė spital pėr shkak tė gjendjes sė rėndė shėndetėsore, ndėrkohė qė tė dielėn policia nuk e lejoi t’i rikthehej grevės qė po zhvillohet nė ēadrėn e vendosur nė lagjen “Komuna e Parisit”.

(sg/Gre.M/Shqiptarja.com)

23 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Kasemi Anti Kasemi,paska njohuri te mira ne lidhje me raketat,nje ish ush-tarak i vjeter,qe rrjedh nga familje e shquar parizane nga ato me dokumenta,se per lufte nuku behet fjale,pasi i gjithe fshati i kerkonin ne kohen e luftes te kthehej,por me kot iknin e iknin nga trimeria!Nga politika merr vesh pasi eshte komunist i vjeter e gungaē(d.m.th sigurims) i pandreqshem.Bravo anti je njesh vella!
avatar
Anonim
Anti Kasem Kasem, emri i nji rakete artizanale hezbollahe, kesaj here u hodh perpjete ne Tirane, ha ha ha, ja armet e Birishes
avatar
Anonim
Kasemi Tufa dhe ky Patrioti jane akuzuar njeri per prostitucion dhe tjetri per perdhunim, perse nuk bejne pergenjeshtrim, sa kohe qe kjo nuk vjen tregon qe jane te inkriminuar.Ju si gazeta qe shkoni shikoni deri se si eshte italiani perse nuk guxoni te tregoni te verteten e ketyre dy mashtruesave???
avatar
Anonim
Tufa O kasem, a do biesh dakort se kush na ka fut ne greve a jo. Rama apo Topi?
avatar
Anonim
Kasemi Me pelqen njerezit e thirrur "nen arme" nga Edvin Kristaq Rama,sot u shfaqen ne mbeshtetje,te kujt?Po sa ngjan Andrea Stefan me Tufen,si dy pika uji.Tufa dhe Stefani nuk kane te perbashket vetem pamjen,por dhe mendesite,hijena jane te dy.Ndersa Kozara,mikja e Ardian Kolsit po punon per tia cuar amanetin e lene pergjysme nga Klosi:Luften kunder Veriut,ēfare monstrash,pragvdekje e zvarre ne lufte me qeverine?
avatar
Anonim
ardian mos more KASEM po pse car te duket vetja ty jurist po pse e ka avokati i popullit ai kot qe ti perkushtohet cfare dolloj te drejte tani pse ti je gdhe nuk kupton nuk kemi se car te bejme po protesto dhe ti more kasem pro saliut jepi flaken vetes tende se per 20 vjet PSIQIKU SALI ja mori voten ketyreve i mashtroi paguajti car i desh qefi psiqikut tani qe sja ka nevojen me ketyreve ish te perndjekurve tallet po te ishte psiqiku sali ne opozite do bente gjemen per ato grevista prandaj kasem mos i jep gojes para trurit .....
avatar
Anonim
Kasemi E pa mundur!Te jetosh per mese 30 dite pa buke dhe te jesh ne forme te lush futboll,e shemtuar kjo?Genjeshtar jane nga ajo bote vijne!E kane shitur shpirtin me para,prishen dhe imazhin a qindra atyre te mjereve qe nuk i dine as varret e te dashurve te tyre!Kush e sheh dhe degjon prostitucinalistin Tufa e kupton se eshte i manipuluar dhe keq fare,eshte njesoj si padroni i tij,lakuriq e hijena Bamir,qe futi ne loje ArVizu-ne! Tani t'i nxjerrin se ja kane arritur qellimit........!
avatar
Anonim
Gjergji Kasem mos merr si pushka jevgut kot .Thuj pikpamjen tende e boll dallavere goresh
avatar
Anonim
Kaso Kasemi Kasem, te kam thene edhe njehere - ha pershesh e rri urte se do mbytesh o gogol. Ne zyren e shtetit te kasapit Sali je per te punuar e jo per te bere te tilla gjera. Mos u fshi pas emrit Kasem se do te nxjerr ate te vertetin pastaj. I ziu ti, po ndjen fundin dhe ben si i forte. Ha edhe ca kohe pershesh ha...... idiot me lecka........
avatar
Anonim
Kasemi Me trembe kas-kaso,me friken e kercenimeve,keni punuar per 50-vjet,eshte metode e njohur,tani ckeni jeni kunder fjales se lire!E keni shitur shpirtin,kujt shejtanit Ok.Kur genjen para medjave nje bure,i shoqates ckeni ju pse merziteni!Duhet te ike se eshte militant i thekur e genjeshtar.Me i ziu ti,merr nje ashtu... e futju punes,po shpejt ama mjeran,ordinance,spihun,bashkepuntor i sigurimnit,komunist i vonuar gjeje veten ku je?
avatar
Anonim
Kasemi Policia e Shtetit duhet ti kerkoje prokurorise nisjen e procedimit penal per mashtrim te Avokatit te Popullit dhe shpures se tij te mashtruesve e militanteve te Partise Socialiste.A duhet te prononcohet Ambasadori Amerikan per dizinformimin e bere naga avokati i Popullit,ne lidhje me ca hajdute e trafikante ne kampingun e Tiranes se Re.Prandaj Arvizuja te nderhyje e ti kerkoje te dorehiqet Av.Torrezani?Mire do te ishte qe shteti ti hiqte imunitetin e ta conte ne "Greve" militantin torrezan-masht
avatar
Anonim
Kasemi Ke te drejte Z.Kasem,Sh.Totozani duhet te leje mandatin e te merret i pandehur nga prokuroria me akuzen: "E dizinformimit ne rrethana cilesuese e me pasoja te renda".Totozani nuk duhej te deklaronte ne media ate qe nuk ekziston dhe nuk konceptohet dot,te leje institucionin e avokatit te lire e te merret me politiken e kryetarit Rama dhe trafikantin Skender Tufa.
avatar
Anonim
nini Amerika dhe ambasada do ta mbylli greven e te burgosurve politik,nuk kane qene asnjeher me te burgosurit politik.
avatar
Anonim
alban Kronike makaber e nje greve vdekjeje "LETRAT ME VERE" TE MANDELAVE SHQIPTARE DHE MILIONAT E PERSEKTORIT AGIM SHEHU - Pse Berisha shperbleu me 140 milione leke ish gjeneralin e policise se Berishes Agim Shehu !? - Nga Alban Dega, Nju Jork "Letrat me vlere" zero per Mandelat shqiptare Nepermjet telalleve te tij, kryeministri fuqiplote si Luigji i 14-te, si Enveri dhe Stalini dikur, Sali Berisha, pasi sulmoi dhe akuzoi ish- te persektuurit politike dhe greven e tyre te urise dhe te vdekjes si politike, nuk nguroi te permend edhe shperblimet qe gjoja qeveria e tij u ka dhene ish - te persekutuarve politike. Sic del nga deklaratat e ushtareve te tij ne qeveri dhe media qeveria e tij u ka dhene milione dollare ish - te persekutuarve politike. Shumica e ketyre shperblimeve, sic deshmojne me fakte te gjalla e konkrete viktimat e tij kane qene ne formen e " Letrave me vlere", qe shqiptaret i njohim si letra me vere, pra me vlere zero ose nen zero. Po ashtu kryeministri shqiptar nuk harroi si gjithnje ne raste te tilla te sulmoje dhe akuzoje opoziten jo vetem si nxitese te kesaj greve, por edhe se kur ishte ne pushtet nuk ishte dhene asnje shperblim per ta, por kishte shperblyer bllokmenet,qe ish- sherbetori i tyre "besnik deri ne vdekje" Berisha ua kishte lepire prapanicen si asnje koleg i tij me bluza te bardha . Po cfare nxitjeje mund te jape nje freskozite, "nje opozite nul" sic e qujti me plot te drejte nje nga grevistet e urise ! Cfare nxitjeje mund te jape nje opozite qe nuk eshte e zoja te ruaje votat e elektoratit te vet... Cfare nxitjeje mund te jape nje lider opozite qe ia vjedhin nen tavoline bashkine e fituar , nje lider "Kurban" i vetvetes dhe paaftesise se tij politike! Gjysma e se keqes! E keqja e madhe eshte se Sali Berisha eshte shembulli me tipik e me i qarte i bujarise se tij me persekutore e terroriste te mirefillte, sic e kane quajtur me fakte e fotogradfi te gjalla sherbetorin dhe ushtarin besnik te tij ish- Zevendes- Ministrin e Brendshem, ish- drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit Agim Shehu. Bujari me persekutore .. barbari me ish- te persekutuar Nga Ish- instruktor i qeneve te kufirit per kapjen e diversanteve dhe spiuneve "te rrethimit imperalisto revizionit" ne kohen e partise se pare te Salise, Agim Shehu i katapiltua ne krye te Policise se Sali berishes. Nga instruktor qeni ne Malesine e Gjakoves, sic njihet Tropoja ai u gradua ne gjeneral lejtnant i Sali Berishes. Pse !? Sepse qeni eshte kafsha me besnike e njeriut! E kur qeni eshte kafsha me besnike e njeriut.... sa here me besnik eshte instruktori i tij per te zotin e tij Berishen ne kete rast!!! Aq besnik sa ia kaloi edhe te zotit ose Zotit te tij Berisha ne zellin e tij shatazarak kunder liderve te opozites ne diten e zeze te terrorit te uniformave te murrme berishiane kunder tyre me 28 maj 1996. Jo vetem, kunder tyre, por deri edhe kunder gazetareve te huaj qe u pergjaken ne rruget e Tiranes, cka shenoi fillimin e fundit te sundimit despotik te Berishes dhe regjimit te tij autokratik. Eshte kjo aresyeja madhore qe e beri Sali Berishen qe nepermjet kukullave te tij ne gjykaten e kreqytetit te Shqiperise ta shperblente kete ... superbesnik te tij me 140 milione leke pas tete vjetesh " burg te rende" ne Spac, Burrel, Bence... Larg qofte! Persekutimi i stermunguar i nje persekutori Krejt e kunderta! Agim Shehu nuk beri as nje minute burg ne Shqiperi ne saje te zemergjerise se Fatos Nanos dhe regjimit te tij shkulan, sic i themi ne tropojanet. Ne saje te deshmive te imponuara apo te mire paguara te ish- ministrit te Brendshem te Nanos se gjoja i kishte dhene leje per te ikur !? Atehere ku eshte persekutimi i tij !? Le te pergjigjet Sali Berisha dhe gjyqtaret e tij te sterkorruptar !? Por edhe Fatos Nano dhe ish- ministrat e tij gati po aq te korriptuar! Le te pergjigjet kryegjykatesi i Tiranes qe i dha shperblimin pa asnje motiv e baze ligjore.... Krejt e kunderta! Sidoqofte as Sala as Nano as kryegjykatesi i Tiranes nuk paguan asnje cent nga xhepat e tyre.... Harxhet i paguan dhe po i paguajne perdite me mund e me djerse, me gjak e vetmohim shqiptaret fakira ne lista buke e grevat e vdekjes ! Agim Shehu iku pa iu futur nje ferre ne kembe. Jetoi si azilant me pagese dhe te gjitha kushtet ideale ne lagerat e Gjermanise per tete vjet! Atehere per cfare persekutimi u shperblye Agim Shehu me shume se Mandelat shqiptar Pjeter Arbnori, Kurt Kola e dhjetra dhjetra te tjere !? Le ta gjejne ministrat, deputetet, tellallet , ushtaret e sherbetoret e Sali Berishes, vete Sali Berisha qe nje ish- persekutuar ne Shqiperi eshte shperblyer me nje shume te tille !? Bllokmenet e Enverit dhe bllokqenet e Sales Sa per dijeni te lexuesit te gjitha shperblimet per ish- bllokmenet e Enverit denuar per kafe nga ish - ushtari e ish- sherbetori i tyre Sali Berisha ... nuk arrijne as gjymen e shperblimit te vetem nje bllokqeni te Sali Berishes!? Agim Shehu jo vetem nuk u persekutua asnjehere ne jeten e tij. Krejt e kunderta! Agim Shehu eshte nje nga persekutoret me te njohur jo vetem ne Shqiperi, por edhe mbare Boten. Gazetat me te medha te Botes, rrjetet televizive me me fame, agjencite me prestigjioze te lajmeve transmetuan fotot e tij e pamjet e filmuara live duke rrahur shtazerisht deri edhe gazeteret e huaj ne protestat paqesore te 28 majit 1996, kunder kusarise se madhe te votave ne zgjedhjet e dy diteve me pare . Ishin ato protesta qe shenuan fillimin e fundit te sundimit despotik te Sali Berishes. Shenuan fillimin e katrahures me te rende kombetare ne historine mijeravjecare te shqiptareve: mbi 10 000 viktima brenda tre- kater muajsh mars- korrik 1007. Shenuan shkermoqjen si nje kocan misiri te shtetit prej kartoni te Kadafit shqiptar! Shenuan njollen me te zeze e me tragjike te shqiptareve ne historine e tyre shumeshekullore. Vetem ne saje te protektoratit Evropian, vetem ne saje te nderhyrjes se forcave shumekombeshe te sigurise Shqiperia e Sali Berishes shpetoi nga rrenimi dhe shuarja si shtet. Fundi i nje autokrati dhe riciklimi i nje despoti E regjizorit kryesor te saj nuk iu fut asnje gjemb ne kembe ne saje te zemergjersise se Fatos Nanos, te cilin Berisha e syrgjynosi per pese vjet ne sketerren famekeqe te Bences, ne kulmin e lulezimit te tij politik e intelektual! Shembulli me i keq i impunitetit qe ricikloi ne politike e ne krye te saj nje politikan qe duhej te shkonte ne Hage per krime kunder popullit te tij e kunder njerezimit! E pikerisht ne saje te kesaj zmergjerie e impunteti shembullor per zi shqiptaret jane ne gjendjen qe ish- te persekutuarit politike te ish- diktatures ne Aushvicet. Mathauzenet e Dasaut shqiptare te Spacit, Burrelit, Qafes se Barit, Bences, Savres e Hajmelit ... te shkojne deri ne greve vdekjeje, deri ne vetdjegjeje me benzine per nje jete me te mire, me te lire , per nje jete qe ia vlen te jtosh si njeri e jo si kafshe e neperkembur! E pikerisht per shkak te tij shperblehen deri edhe per interesa bankare te munguar njerez qe nuk kane bere asnje minute ndalim e jo me arrestim, ndeshkim e torturim shtyazarak si persekutori Agim Shehu me 140 milione leke! Po Mandelat antikomuniste shqiptare!? Shperblehen me shkopinj gome e me plumba shpifjesh, me kercenime per vdekje e harrim per se gjalli ne tragjedine e tyre nga komunisti fanatik, nga envero- stalinisti Sali Berisha dhe lukunia e tij e kusareve dhe vrastareve! Dje ishte Enveri e ... Agim Shehu, ky persekutor qe u ndersente qente e kufirit per te mos i lejuar te shkonin drejt lirise... Dje plumba e qene kufitaresh e sot nuk i lene as te vdesin si njerez Sot i Zoti i tij Berisha u ndersen qene me uniforme e media pafytyre njerezore per ti llangosur e baltosur edhe me shume ne vuajtjet dhe tragjedine e tyre pa fund! Dje me plumba prej verteti e qen kufiri te ndersyer nga instruktore barbare si Agim Shehu ! Sot me plumba shpifjesh dhe ushtare shatazarake si Flamur Noka ! Dje nuk i lejoi te jetojne si njerez diktatura e Enverit dhe partise ! Sot, nuk po i le as te vdesin si njerez demokratura e Salise!As pranon te bisedoje me ta per hallet e tyre deri ne vetdjegje me benzine! Vetem plumba per armikun, predikonte Enverin! Asnje kompromis me armikun predikon Sali Berisha! As dje , as sot e as mot! .... Asnjehere perderisa ky komunist fanatik envero- stalinist me emrin Sali Berisha dhe gjeneralet e tij te vdekjes te drejtoje politiken shqiptare! Ashtu si Ducja, Sali Berisha ka gjithnje te drejte.. "Letra me vlere" zero per Mandelat antikomuniste shqiptare, miliona per persekutore ala Agim Shehu !
avatar
Anonim
Kasemi E perseris mllefin e Alban Deges e kuptoi mire.Agim SHEHU i ka arrestuar te jemen pasi ka vjedhur ne sasira te konsiderueshme leket e Bankes se Tropojes,nepermjet dokumenteve fallco.Policia e arrestoi,gjykata e leshoi,pasi ishte shtatezane dhe ne keto kushte,pasi doli se si u zhduk ne USA-a?!!!I biri i ish sekretarit te Rinise,tani i mpleksur me pislliqet e familjes normal qe i bie Agim Shehut,e ke pyetur mamin tend Alban pse ka hyre ne burg?Po babin tend e ke pyetur sa njerez te ndershem te mal
avatar
Anonim
aqif_kopertoni He me te lumte Kasem, edhe Enveri ashtu e pushkatoi ate gruan shtatzane, edhe ky Shehu me Berishen dhe ty, ja gjetet vendin gruas shtatzan, derisa humbi femijen.
avatar
Anonim
Kasemi Me shume se ngjarja,pasi eshte liruar zonja,edhe pse i vodhi leket,qe ti zoterote e quan normal,pune kopertoni kjo e morali yt si i saj!!!Me cte drejte o qife me ben moral i biri i familjes i cili tallet me leket tona ne USA e jep leksione demokracie.Gjeja me e mire per ju te kuqt eshte te heshtni e mos na beni si shpetimtare,se u kemi provuar jo nje here 50-vjet por dhe 8-vite me pas nuk i keni lene kusur!
Rezultate tė tjera: Mbpara   1   2
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/07/2017, Viti VII - NR.170