Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:46 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Kulture Nga VISAR ZHITI
11 Nentor 2012 - 13:51
"Meshari" i Gjon Buzukut, pas
5 shekujsh mbėrrin nė Shqipėri
Mbėrriti sot nė Tiranė, pas 5 shekujsh, “Meshari” i Gjon Buzukut. Libri i parė shqip mbėrriti sot nga Vatikani. Meshari do tė ekspozohet nesėr nė orėn 18:00 nė Bibliotekėn Kombėtare dhe do tė qėndrojė deri mė 28 nėntor nė Shqipėri. Ekspozita ėshtė e hapur pėr ēdo qytetar. Sjellja e librit nė Shqipėri u mundėsua nga Ministria e Kulturės nė kuadėr tė 100-vjetorit tė pavarėsisė. Meshari u zbulua mė 1740 nga Gjon Nikollė Kazazi, ndėrsa ėshtė shkruar nga Gjon Buzuku mė 1555. Ai u rikonstruktua kohėt e fundit nė Vatikan.

PERIPECITE E LIBRIT TE PARE SHQIP NE VATIKAN
Pritje e grumbulluar nė breza, ėndėrr e pėrbashkėt dhe e atyre qė s'janė! Pėrzier me ca mister dhe me gėzim! Njė libėr!... i pari fare. Aty nisi... Do t'i afrohemi mė shumė se kurrė, do tė mund ta shohim si dorėn tonė, qė shkruan... Meshari i shqiptarėve, i gati 5 shekujve mė parė, qė ka mbetur i vetmuar nė njė Bibliotekė tė huaj, ndėr mė tė mėdhatė nė botė e mė tė rėndėsishmet, vjen nė tokėn e gjuhės sė vet pėr herė tė parė. Sikur kthehet nga njė mėrgim i gjatė si harrimet. Dhe shpėrthejnė emocioni dhe malli, pėrsiatjet dhe kujtimet. Rimėkėmbja e njė kombi vjen nga e kaluara, nėse e dashuron atė, thotė njė i menēur i madh. Do tė vijė nga qielli Meshari, se libėr qiellor ėshtė.

Me avion nga Roma do tė zbresė nė aeroportin "Nėnė Tereza" dhe mes pritėsve, sigurisht do tė dalin dhe hijet e Budit, Bardhit e Bogdanit, e poetėve themeltarė, Naimi e Fishta, do tė dalė hija e romancierit tė parė shqiptar, Ndoc Nikaj, e atyre qė nisėn prozėn moderne shqipe, Koliqi e Kuteli, gruaja e parė shkrimtare, Musine Kokalari, do tė vijnė nga Kosova Mekuli, Shkreli, Podrimja, do tė dalin fėmijėt me tufa me lule. Vendoseni nė njė shtrat topi si heronjtė Librin e Parė, mbėshtilleni me Flamurin Kombėtar dhe ēojeni drejt qendrės sė Kryeqytetit, aty ku pret nė bronz Heroi ynė kombėtar, Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu. Dhe tė presin nė radhė shqiptarėt, me mijėra, tė ardhur nga tė gjitha trevat e tė shohin Librin e tyre tė Parė, ta prekin. Kemi udhėtuar me shekuj drejt tij... Nė kėrkim tė mesharit: Mesharin sė pari e zbuloi nė Vatikan gjakovari Gjon Nikolė Kazazi mė 1740. Sepse deri atėhere dihej i humbur. Pastaj sikur u harrua prapė dhe mė 1909, njė vit pas Kongresit tė Manastirit, kur si alfabet i shqipes u konfirmuan sėrish shkronjat latine, ato tė Mesharit, e rigjeti Pal Skiroi nga Palermo dhe pėrsėri mė 1930 At Justin Rrota nga Shkodra, qė e fotografoi nė tre kopje dhe i shpėrndau.

Mė 1968 "Mesharit" iu bė njė (ri)botim shkencor nė Tiranė me faksimile dhe trasnskribim, pajisur me njė studim tė gjerė nga profesor Ēabej.
Ndėrsa origjinali dergjej atje, nė Vatikanin e ndaluar. Duke u harruar. Studiuesit nuk kishin mundėsi tė dilnin nga Shqipėria diktatoriale sa herė t'u duhej, por kur nisnin ndonjė, misioni ishte ndryshe…

* * *
Autori Gjon Buzuku, prifti katolik nga Veriu i Shqipėrisė, mbase nga fshatrat e bregut perėndimor tė liqenit tė Shkodrės, famullitar i njė kishe jo larg vendit tė botimit tė librit, ndoshta nė trevat e Ulqinit a tė Tivarit a gjetiu nė Bregun Dalmat, por dhe nė Venedik, sipas njė mendimi mė tė pėrgjithshėm, pra, ai, Buzuku, ėshtė kėshtu dhe autori i parė i letėrsisė shqiptare. I botuar mė 1555, i papėrcaktuar se ku, se i mungojnė 16 faqet e para bashkė me ballinėn.
"Meshari" i tij nuk ėshtė thjeshtė njė libėr kishtar, qė pėrmban lėndė tė ndryshme biblike tė pėrkthyer, liturgji, tė shoqėruar me copėza proze tregimtare. Rėndėsia e tij ėshtė e jashtėzakonshme, jo vetėm pėr historinė e gjuhės tonė, por pėr gjithė kulturėn e kombit, identitetin e tij. Vepra ėshtė parė dhe si sintezė e botės sė njė populli, shpirt dhe mendėsi, kahu i ecjes dhe ēelėsi i shumė enigmave. Aty gjejmė, ndėr tė tjera, se si kanė folur shqiptarėt nė Mesjetėn e tyre, pa evoluimin e dukshėm tė dy dialekteve tona, si ka folur Skėnderbeu dhe na bėn tė besohet qė tė ketė pasur dhe vepra tė tjera paraprirėse. Tė zhdukura (!?!). Buzuku ndjek kėshtu njė traditė tė konsoliduar tė shkrimit tė shqipes, qė do tė vijojė dhe me autorė tė tjerė. Gjuha shqipe ndjehet e kultivuar, kurse nė pasthėnie shprehet qartazi dashuria pėr atdhe si frymėzuese e kėsaj bėme pėr tė ndritur mendjet e bashkatdhetarėve.
"Meshari" ėshtė shkruar me alfabetin latin me shkronja tė tipit gjysmėgotik, i zakonshėm nė atė kohė nė Italinė e Veriut. Dhe pėr tingujt e shqipes qė nuk i ka latinishtja, janė pėrdorur dhe pesė shkronja tė posaēme, tė ngjashme me ato tė alfabetit cirilik.
Gjithsesi libri ndihmon dhe linguistėt indo-europianistė nė rrafsh tė gjerė.

DY TREGIME ME MESHARIN:
(diplomaci)
1. Edhe unė e kam kėrkuar Mesharin tonė, kam ėndėrruar tė jem pėrballė tij. Shqipėria qe hapur, pa diktaturė, duhej tė shkonim drejt Mesharit. Dhe nga i burgosur politik, isha caktuar tė punoja nė ambasadė...
Kisha hyrė nė portat e shtetit tė Vatikanit, tė rrethuar me mure tė larta dhe me roja zviceriane me shtiza tė gjata ndėr duar. Mė ishte dukur sikur isha futur jo vetėm nė njė kėshtjellė paqėsore, por dhe nė njė tjetėr kohė, shumė tė ngjashme me pėrjetėsinė.
Qetėsi dhe rrugėt bosh, me vetura tė ndaluara dhe ajėr si i manastirtė. Dėgjoja hapat e mi nėpėr gurė. U ktheva andej nga Biblioteka e famshme. Plotėsova ē'duhej me rigorozitet dhe kėrkova Librin e Parė Shqip. Doja ta shihja, ta merrja ndėr duar, ta ledhatoja…
Vetė Prefekti i atėhershėm i Bibliotekės, njė kanadez hollak me uniformė tė stilizuar prifti, e zezė e gjitha, me pakėz jakė tė bardhė, se nga shkoi nėpėr ca labirinthe, nė Mesjetė me siguri dhe u kthye me njė sasi fletash ndėr duar, pergamena apo fotokopje tė tyre?
- Ky ėshtė libri qė kėrkon? - mė pyeti nė italishten e tij tė bukur, me pakėz akcent.- Shikoje… E mora librin me duart qė mė dridheshin.
- Jo, jo! - thashė me pikėllim tė thellė, megjithėse nuk e kisha parė kurrė.
- Do ta gjejmė, - shtoi gjithė siguri. - Kėtu asgjė nuk humbet. Do tė jetė nė rikonstruktim.
Ndjeva dhėmbje, dyshim dhe frikė. Tė jetė zhdukur vėrtet? I vetmi ble qė kishte mbetur nė tė gjithė botėn dhe pėr ēudi nuk ndodhej nė atdheun e vet. Rreziku i grabitjes, i zhdukjes sė tij, me qėllim, pa qėllim, ishte, ėshtė... unė s'besoj se bleu tjetėr i "Mesharit" tonė humbi rastėsisht nė Raguzė, para do kohe. Ē'duhet bėrė?...
Dhe kundėrlajmi mbėrriti. Gjithė ngazėllim u ula mbi makinėn e shkrimit, poshtė nė zyrėn time tė nėndheshme, kantinė a bodrum, ē'kishte qenė dikur, nė vilėn e Ambasadėn dhe shkruajta fjalinė e parė, rraha tastat me po ato shkronja si tė "Mesharit".
U gjet… - dhe thashė me vete: Shekulli nuk mund tė mbyllej pa 'Mesharin' tonė… tė rikonstruktuar. Po ēoja informacionin nė Tiranė, ku qe pėrhapur lajmi nė media se nė Vatikan nuk gjendej mė Meshari ynė. Po mua mė lajmėroi vetė Prefekti i Bibliotekės se kėtu asgjė nuk humbiste, kush i pėrhapte kėto lajme tė pavėrteta? Libri ėshtė gati pėr pėrdorim, - pėrfundoi ai me zė sipėran. Po gati pėr nė atdhe kur do tė jetė?

2. Dhe nė njė ditė romane plot me diell, nė fundin e dhjetėvjeēarit tė parė tė shekullit XXI, u nisėm nga ngrehina shkretane e ambasadės tonė. Megjithatė mė dukej ditė solemne. Takim drithėrues, i ėndėrruar gjithė jetėn. Vetura e sorrtė e ambasadorit na futi nė shtetin e vogėl, por tė madh, nė atė shpirtėror, tė Vatikanit. Ja portat e Bibliotekės. Kolegu ynė, Zef Bushati, kishte folur me miqtė e tij pėr njė takim me... Mesharin. Po dridhesha. Sikur ndizeshin vetvetiu qirinj. Mezi po prisja nė sallė. S'po kuptoja ē'po flisnim. Dhe ja, njė nga punonjėsit e Bibliotekės sė famshme erdhi, e solli. I ngazėllyer dhe ai prej ngazėllimit tė syve tanė. M.E.SH.A.R.I. Ja, i vėrteti, i gjallė. E prekėm me radhė. Sipas hierarkisė. Me kujdes, jo ashtu, gati thirri punonjėsi i Bibliotekės. Unė i fundit. Doja tė qaja. Kur m'u duke se nuk po mė shikonte kush, e putha. Fletėt ishin tė mbrojtura.
Duhet ta sjellim nė Shqipėri, gjėmoi njė zė brenda meje. Patjetėr, patjetėr. Unė kam parė "Mesharin", doja t'i tregoja kujtdo qė takoja, kam prekur Librin tonė tė Parė dhe ditėt e mia sikur u ndanė para dhe pas Mesharit.
Sa i madh do tė ishte gėzimi i pėrbashkėt, kur shqiptarėt tė gjitha ta shihnin librin e tyre tė parė nė vendin e tyre! Natyrisht qė duhet festuar...

REALIZIMI I ENDRRES
Por dhe mund tė kėrkohej tė vinte kėtu pėr pak kohė ky libėr i mėrguar, tė ekspozohej, tė vizitohej nga tė gjithė, tė prekej me sy, me duar, tė shikonte ai libėr shqiptarėt e vet. Po, na thoshin, mund tė bėni njė kėrkesė zyrtare. Por... ngrinin supet. S'ka ndodhur ndonjėherė. Si me Mona-Lizėn, edhe ajo ka dalė nga Luvri. Buzėqeshnin.

Shteti mund tė bėjė, ja, ne jemi shteti, ka ambasadorė, avionė, reciprocitet, agjentė, tė ketė dhe pakėz fantazi dhe dashuri mė shumė... pėr tė kaluarėn. Ne i dhamė kohė mė parė Vatikanit Kodikėt tanė pėr njė ekspozitė atje, u befasua Roma e madhe, ēuam dhe tė famshmin, tė Purpurtin, qė me tė drejtė u vu mbi njė shtrat topi, kur e nisėm. Dhe Vatikani mund tė na i kthejė nderin duke na dėrguar "Mesharin" mysafir nė dheun amė, kėshtu bisedonim me njėri-tjetrin nė tryeza diplomatike. Dhe harrohej "Meshari" si tė ishte libri i trashė i menysė sė restoranteve.
Ndėrroheshin ambasadorėt, ministrat e Kulturės, por jo dėshira e thukėt pėr tė pasur Mesharin mes nesh.
Dhe njė ditė, kur isha kthyer, ia thashė zotit Aldo Bumēi, e dėgjoi, heshti, u entuziazmua kujdesshėm, u prek… Po, po, u pėrgjigj, do ta sjellė Qeveria jonė nė kėtė 100 vjetor tė themelimit tė shtetit modern shqiptar. Dhe Nisi ēėshtja "Meshari". U hartuan shkresa, marrėveshje, me po ato shkronja me tė cilat ėshtė shkruar dhe "Meshari", i firmosi Ministri, pastaj Biblioteka jonė Kombėtare me Biblioteka e Vatikanit… erdhėn pėrgjigjet nga jashtė me po ato shkronja me tė cilat ėshtė shkruar dhe "Meshari". U bėnė verifikimet e sigurisė, u kontrolluan kushtet. Meshari do tė vijė do tė ekspozohet nė Tiranė. Mbas 457 vjetėsh. 5 shekuj...
Nderimet mė tė mėdha meriton dhe Meshari ynė, rindiznim bisedėn. Njė tempull, njė piedestal. Pranė armėve tė Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut. Dhe ato do tė vijnė...

Tė derdhim nė bronz fjalėt e shqipes sė vjetėr, me shkronjat latine, ato zgjodhėm, edhe pse ishim tė rrethuar nga alfabete cirilikė. Ishte prirja jonė natyrale me Perėndimin Evropian, ėn sė dashunit sė botės s'anė.
...u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumė herė se gluha jonė nukė kish gjć tė ėndigluom ėn sė shkruomit shenjtė… desha me u…pėr sć mujta me ditunė, me zhdritunė pak mendetė e…
Tė ndriēojmė mendjet e njerėzve, ja si thotė, pėrsėritnim fjali tė shenjta tė Mesharit, pra ky ka qenė edhe njėri nga qėllimet pėr tė cilin e bė Meshari ynė. Dhe ėshtė dhe njė lutje qė nuk e ka asnjė meshar nė botės, e shtoi Buzuku ynė: Gjithė popullsinė… ndėr Arbanit ata n'mortajet largo, ty tė lusmė. O Zot. Te Arbėria, pra aty i rreh zemra Buzukut.

ĖNDRRA PERSERI SI EPILOG:
Meshari mbi njė shtrat topi, Libri i Parė i Shqiptarėve, i njė nga gjuhėt mė lashta tė botės, asaj qė shpjegon emrat e perėndive, siē thoshin rilindasit tanė. Tallazitet Flamuri Kombėtar qė e mbėshtjell Veprėn. Nga tė dy anėt e bulevardit njerėzit duartrokasin. Makina qė tėrheq topin me Librin pėrsipėr, sipas protokollit, i afrohet qendrės sė kryeqytetit. Ndal aty tek shtatorja e Gjergj Kastriotit- Skėnderbeut, Heroit Kombėtar me dimensione europiane. Libri gati ėshtė moshatar me armėt e Skėnderbeut, po ėshtė mė i ri Libri se armėt nė pėrgjithėsi dhe bota duhet tė kthehet tek arma e librit pėr t'u harruar gjithė armėt e tjera, pėrsėrisja me vete.
Dhe njerėzit nė rradhė pėr tė parė Librin e tyre tė Parė. Qėndrojnė para tij, pėrkulen me nderim
Nga fletėt e tij gumėzhijnė zėra, pyje, lumenj, vringėllima shpatash, orteqe eposesh, digjen qirinj, dridhen gishtrinj, mijėra - tė njė populli, shkėlqejnė sy, si yjet, qė edhe kur shuhen, drita e tyre vjen e pavdekur, diellore, gjithė dashuri e amėshueme, del frymė nga ato fletė, por edhe gjak, del vetė ėndrra, fjalė, fjalė, fjalė tė librave pafund tė njė populli, shkresa, memorandume, ultimatume, pėrgjigje, kujtesa kolektive, e folura jonė qė pėrmbledh jetė, atė qė shkoi e atė qė do tė vijė, vetė pėrjetėsinė.

U kthye Meshari, Mesh- ari, meshė e artė ėshtė kjo ditė. Dhe mė shumė se aq…

Shkrimi u botua nė suplementin RILINDASI nė numrin e sotėm tė sė pėrditshmes SHQIPTARJA.com

(Gre.M/Shqiptarja.com)

5 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar
Po i përgjigjeni komentit të novartis të datës 11 Nentor 2012 17:00

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Jeto Dallohet penda e shkrimtarit nga penda e thjeshte e gazetarit. Pergezime per shkrimin dhe menyren e shkrimit z. Visa Zhiti.
avatar
Anonim
donaa brw
avatar
Anonim
novartis Emocione te nje njeriu qe e do me shpirt gjuhen dhe vendin e tij. Pergezime Z.Visar
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 23/07/2017, Viti VII - NR.172