Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 08:16 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Politike Nga JAKIN MARENA
01 Shkurt 2013 - 08:45
Dule: S’do jem pjesë
e koalicionit të majtë
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut nuk do të jetë pjesë e koalicionit të majtë në zgjedhjet e 23 qershorit. Një fakt i tillë është zyrtarizuar dje nga kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, teksa ka komentuar dhe arësyet e pamundësisë së një aleance të tillë parazgjedhore qoftë dhe rajonale.

Në deklarimin për mediat, Dule shprehet se PBDNJ do të krijojë koalicion më vete me dy ose tre parti të tjera, emrat e të cilave nuk i ka bërë të ditur. Lidhur me ndarjen nga PS, Dule shprehet se me këtë forcë politike, kanë pasur shumë qëndrime të ndryshme për çështje të caktuara. Duke mos pranuar ta quajë veten aleat të PS, por thjesht një opozitar, Dule kritikon pa rezerva PS për mënyrën sesi ka drejtuar opozitën këto vitet e fundit. "Ne për disa aspekte, shpesh herë të parëndësishme, ndajmë qëndrime të ndryshme me PS.

Edhe për mënyrën e të bërit opozitë, ne kemi kërkuar një opozitë më koherente, me një vizion strategjik dhe taktika koherente dhe efikase. Gjë që ka munguar. I takonte asaj që ta kishte orientuar aktivitetin opozitar në drejtime të tjera, që do ta kishin vënë në pozitë shumë më të vështirë sesa është sot qeverinë", shprehet Dule. Ai ka nënvizuar se mënyra sesi PS bërë opozitë gjatë viteve të fundit ka dhënë kosto për partitë aleate, por edhe kosto për vendin. "Partia Socialiste gjatë këtij 4-vjeçari, nuk dha shumë beteja politike dhe disa beteja të tjera, i dha vetëm pjesërisht dhe këto, sigurisht që kanë dhënë efektet e tyre në këto katër vite, që u janë faturuar partive respektive.

Por ajo çka është më e rëndësishme, u janë faturuar zhvillimeve politike", tha Dule. Kreu i PDBNJ-së komenton dhe koalicionin e ri ku do të marrë pjesë, por pa dhënë detaje për emrat dhe kahet politikë të cilëve u përkasin këto parti, gjë që ka preferuar ta bëjë me dije pak më vonë. "Është një kënaqësi që kjo ide e hedhur prej vitesh, ka shanse që për momentin teorike, që të realizohet. Sesa dhe se si mbetet për t'u parë. Kjo kërkon guxim politik nga forca politike të caktuara, duke mënjanuar egoizmat dhe duke ja vënë të gjitha resurset, normalizimit të klimës politike", tha Dule.

Për të cilin është shumë e rëndësishme që të realizohet një ide e tillë që ka qënë një ëndërr e kahershme për të kryesuar një koalicion parazgjedhor me parti të tjera politike. Por deklarata e Dules ka intriguar me të vërtetë ambientin politik në vend, pasi ai refuzon koalicionin me PDIU të Idrizit dhe me AK të Spahiut. Por Idrizi është drejt një koalicioni me Metën, duke përjashtuar mundësinë e një aleance PBDNJ-LSI. Kreu i PBDNJ-së ndalet dhe në situatën politike në vend. Dule shprehet se dy forcat kryesore politike, duhet që të kishin gjetur kohë më përpara konsensusin, për procesin e integrimit.

"Duhet të ishte gjetur kohë më parë konsensusi mes dy aktorëve më të mëdhenj të politikës, PD dhe PS dhe me konsensus integrimi i vendit të ishte vendosur mbi ballafaqimin politik të ditës", tha dje kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Partia Socialiste organizoi pak ditë më parë tryezën e partive të koalicionit, por në këtë tryezë mungoi Dule, mungesë që u argumentuar me problemet personale të tij.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 1 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

8 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar
Po i përgjigjeni komentit të cami Juli të datës 1 Shkurt 2013 19:58

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
cakalli O ti Dule sa je ne Shqiperi je Shqiptar kur shkon ne Greqi je Agim i Arte pra moret fund o me Shqiperin o me Grekun ik tani zhduku se saliu ka Idrizin Edi ka Kreshnikun ik ik shporru spiun i grekeve
avatar
Anonim
cami Juli eshte mire te besh koalizion me idrizin se dhe ky eshte per vjedhje dhe jo per camerine mos e vri mendjen fare se paguaje nga grrrreqia ate dhe je ok ....patriotin e k.....
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 22/07/2017, Viti VII - NR.171