Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:45 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet
15 Mars 2013 - 21:50
SHKODER - Ka ardhur drejt pėrmirėsimit situata nė rrethin e Shkodrės. Nga 4900 ha tokė nėn ujė 315 banesa tė izoluara dhe rreth 140 familje tė evakuara, dje, sot nė mesditė sipėrfaqja nėn ujė ėshtė reduktuar, favorizuar dhe nga nderprerjet e reshjeve dhe uljet e shkarkimeve nga HEC ne kaskaden e Drinit.

4900 ha tokė nėn ujė 315 banesa tė izoluara dhe rreth 140 familje tė evakuara, brenda 24 orėsh nė qarkun e Shkodrės, ishte bilanci i asaj Ēfarė ndodhi dje, (14 mars), pas hapjes sė portave te shkarkimit te hidrocentraleve te kaskades se lumit Drin nė veri. Shifrat u paraqitėn sot nė mėngjes nga prefektura e qarkut tė Shkodrės. Ndėrkohė nė mesditė ministri i Brendshėm, Flamur Noka dhe Ministri i Bujqėsisė, Genc Ruli deklaruan se sipėrfaqja ishte pėrgjysmuar.

Vetėm gjatė ditės sė djeshme nga HEC i Vau i Dejes u shkarkuan 2400 m3/s. Por sot niveli i shkarkimeve ka rėnė. Nė mesditė ministri i Energjetikės tha se nga Vau i Dejes shkarkohen 800 m3/s nga kanali i shkarkimit dhe 860 m3/s nga turibane. Pėr ministrin Ruli kjo situatė ėshtė shkak i rritjeve tė prurjeve nė liqenin e Shkodrės.

Gjatė mbrėmjes uji vėrshoi edhe nė lagjet periferike tė Shkodrės, Bahēallek, Ajasėm, Tepe por me pas uji u terhoq. Situata mė problematike mbetet zona e nėnshkodres, komunat Dajė, Bėrdicė, Ana e Malit. Ndėrkohė qė rėnia e shkarkimeve ka bėrė qė tė bjerė niveli i ujit dhe tė rifillojė lėvizja tek harku i Bėrdicės, nė aksin Shkodėr- Lezhė. Informacioni u dha nga korrespondenti i TV A1 REPORT! e Shqiptarja.com, Admir Agolli. Gjatė mbrėmjes sė djeshme ėshtė bėrė dhe evakuimi i grave dhe fėmijėve.

Thuajse i gjithė vendi ėshtė pėrfshirė nga pėrmbytjet si pasojė e daljes nga shtrati tė lumejve, si lumi Ishėm nė Krujė, lumi Devoll nė Elbasan, lumi Vjosė nė Fier e Vlorė. Situata problematike paraqitet nė Vlorė e Fier, pėr shkak tė daljes nga shtrati tė lumit Vjosė.

Nė orėn 18:00 Ministria e Brendshme jep tė dhėnat zyrtare mbi situaten e krijuar nga permbytjet nė vend: Nė tė gjithė vendin janė nėn ujė 2855 ha tokė. 160 familje janė evakuuar nga banesat e tyre. Ministria deklaron se situata nė tė gjithė vendin po pėrmirėsohet.

LEXONI ME SHUME: Pėrmbytjet nė tė gjithė vendin

REDUKTOHET SIPERFAQJA NEN UJE, 110 FAMILJE EVAKUOHEN

Ora 19:30
- Me dhjetra evakuime nga banesat e pėrmbytura nė Ultėsirėn e Nėnshkodrės janė bėrė gjatė orėve tė vona tė sė enjtes, bėri tė ditur gazetari Admir Agolli. Familjet e evakuara janė sitemuar tek tė afermit apo komshijtė mė pak tė rrezikuar. Ndėrkaq ėshtė ofruar akomodim pėr keta banore dhe ne konviktin e qytetit te Shkodrės. Njera nga banoret e evakuara nga Komuna Bėrdicė tregon se pak para mesnate uji ka vershuar brenda baneses dhe ėshtė dashur ndėrhyrja e forcave te emergjences me mjete lundruese per ti larguar 7 pjestaret e kesaj familjeje nga banesa.

Bashkia e Shkodres ka marre masat per strehimin e familjeve qe jane izoluar nga ujrat ne zonen e Nenshkodres. Nė operacionet e evakuimit moren pjesė rreth 100 forca tė DPQ me mjetet organike tė kėsaj drejtorie, rreth 25 forca tė FNSH me 5 mjete IFA dhe njė gomone tė cilat operuan nė komunat Bėrdicė, Guri i Zi dhe nė bashkinė Shkodėr, duke bėrė tė mundur evakuimin.

Ora 16:45 -
Edhe pse reshjet e shiut kanė pushuar, banorėt e fshatit Obot janė tė izoluar nga pjesa tjetėr e vendit pasi aksi, qė tė ėon nė kėtė fshat, ėshtė e pėrmbytur; uji arrin mbi 2 metėr. Korrespodenti Admir Agolli njofton se brenda nė fshat ka prani tė konsiderueshme uji, ndėrsa 5 banesa janė tė pėrmbytura dhe dhjetra tė tjera, tė izoluara. Dėmet nė bujqėsi sipas banorėve janė tė pallogaritshme.

Kryekomunari i Anės sė Malit shprehet se situata paraqitet problematike nė kėtė komunė e cila ka mbi 1 400 ha nėn ujė ndėrsa dėmet janė tė mėdha.Pas dėmeve nė sera dhe nė tokat e mbjella nga pėrmbytja, ekonomia e kėtij fshati ka rėnė pėrtokė dhe duhet filluar gjithėka nga zero. Ndėrkohė, nė komunėn e Anės sė Malit ka probleme tė mėdha: nė fshatin Goricė, uji ka kaluar mbi rrugė duke bllokuar qarkullimin.

Forcat e ndėrhyrjes sė shpejtė janė nė gatishmėri pėr ndėrhyrje tė menjėhershme nė rast tė ndonjė emergjence nga kėto dy fshatra. E ndėrkohė banorėt mbesin me shpresėn se reshjet nuk do tė rikthehen e mbi tė gjitha shkarkimet nuk do shtohen.

Ora 14:45 - Situata nė rrethin e Shkodrės gjatė ditės sė sotme paraqitet si mė poshtė: Aktualisht nė territorin e rrethit Shkodėr ėshtė pėrmbytur rreth 2000 Ha tokė, kryesisht nė Bashkinė Shkodėr, zona e Bahēallekut dhe Ajasėm, por edhe nė komunat Ana e Malit, Berdicė, Dajė, Guri i Zi, Bushat. Janė nė prezencė tė ujit rreth 60 shtėpi, ku gradualisht uji po largohet.

Janė evakuar rreth 110 familje, tė cilat janė akomoduar nė tė afėrmit e tyre dhe njė pjesė nė konviktin e Shkollės Industriale. Evakuim ka qenė i pėrkohshėm, pasi gjatė ditės sė sotme familjet janė rikthyer nė banesat e tyre. Aksi i rrugės nacionale nė harkun e Bėrdicės ėshtė i hapur.

RULI: PERMBYTJET NGA LIQENI I SHKODRES, NOKA: OPOZITA SKA VEND TE GEZOHET
Ora 14:00 Ministri i Bujqėsise, Genc Ruli dhe ministri i Brendshem Flamur Noka u pėrpoqėn tė siguronin banorė e zonės se situata ėshtė nėn kontroll. “Jemi jashtė ēdo rreziku tė njė pėrmbytjeje tė rrezikshme dhe me pasoja”- tha ministri Ruli. Sipas tij shkak i pėrmbytjeve tė djeshme kanė qenė prurjet e mėdha nga liqeni i Shkodrės tė ardhur nga Mali i Zi.

“Kemi pasur njė dinamikė tjetėr nė kėtė fenomen, ka qenė liqeni qė ka qenė shkaku kryesor i pėrmbytjeve. Sidomos nė zonėn e Oblikės dhe Obotit pėr shkak tė prurjeve shumė tė mėdha nga Muriqani dhe rritja prurjeve nga lumejtė.“ - tha Ruli nė mbledhjen e shtabit tė emergjencės qė u zhvillua nė Shkodėr.

Ministri Noka tha se e gjithė situata ėshtė mire menaxhuar dhe forcat e policies nė bashkėpunim me ushtrinė kanė evakuar nė kohė rekord banorėt. Noka nuk la pa sulmuar opozitėn - “Fjalė e opozitės tėrėsisht tė pavend dhe gėzon sa here qė ka fatkeqėsi. Nuk ka shans se qytetarė e kanė pare me sytė e tyre reagimin menjėhershėm nė kėtė situatė.“

MINISTRIA E BRENDSHME E MINISTRIA E BUJQESISE SHIFRA KONTRADIKTORE TE PERMBYTJES
Ora 12:00
Tė dhėna kaotike jepen nga ministritė pėr situatėn e pėrmbytjeve nė Shkodėr. Ndonėse ministri i Brendshėm Flamur Noka dhe i Bujqėsisė Genc Ruli ndodhen nė Shkodėr sė bashku pėr tė monitoruar situatėn pėr mediat nuk kanė raportuar tė njėjtat shifra pėr situatėn e pėrmbytjeve. Secili prej tyre ėshtė pėrpjekur tė ulė sipėrfaqet e tokės nėn ujė.

Nga ministria e Brendshme jepet informacioni se janė 2500 hektarė tė pėrmbytur, ndėrkohė qė nga Ministria e Bujqėsisė raportohen 2000 ha tokė tė pėrmbytura. Nė mėngjes nga prefektura u dha informacioni se janė 4900 ha tokė nėn ujė, por gjithashtu u raportua se ėshtė ulur niveli i shkarkimit tė ujrave nga HEC, ėka ka ndikuar dhe nė tėrheqjen e ujit gjatė paradites sė sotme nga lagjet Bahēallėk dhe Ajasėm.

2 MINISTRA NE SHKODER

Ora 11:13
Ministri i Brendshėm Flamur Noka dhe ministri i Bujqėsisė Genc Ruli mbėrrijnė nė Shkodėr pėr tu njohur me situatėn nė qark.

Ora 10:58 BANORET: NA U SHKATERRUA GJITHCKA
Banorėt e lagjes Bahēallėk shprehen tepėr tė indinjuar. Ata thonė se orenditė shtėpiake tashmė janė shkatėrruar. ”Gjithė natėn kėshtu rrimė, sėmurė jemi, me problem jemi, uji hyn brenda. Gjithēka e kemi ēuar nė kėmbė. Na ka hyrė nė shtėpi, jo vetėm prej dere por edhe prej penxheres. Cdo gjė ka mbaru me dyer, frigorifer ēdo gjė qė ka njė shtėpi ka mbaruar. Pse e bėjnė kėtė punė ata e dinė.”- thonė ata.



(Video: Banorėt e lagjes Bahēallėk nėn ujė)

SHKARKIMET NGA HEC I VAU I DEJES NE 24 ORE 2400 M3/ S

Ora 10:40
Shkarkimet nga hidrocentrali i Vau i Dejės nė 24 orėt e djeshme kanė shkuar nė 2400 m3/s. Kjo ėshtė shifra qė ėshtė dhėnė sot nga prefektura e Shkodrės. Ndėrkohė qė mėngjesin e djeshėm u njoftua nga KESH se shkarkimet ishin deri nė 500-600 m3/s.

“Nga Drejtori i Hec Vau Dejės jemi informuar nė mėnyrė sistematike pėr shkarkimet qė kanė filluar rreth orės 08.30 tė datės 14 Mars cilat janė rritur nė mėnyėĖ graduale gjatė gjithė ditės sė djeshme duke shkuar deri nė 2400 m3s.”- thuhet nė njoftimin pėr shtyp tė prefekturės sė qarkut Shkodėr.



(Video sot lagjia Bahēallek dhe komuna Berdice)

BANORET TE REVOLTUAR, NE ASAJEM UJI PERMBYTI LAGJEN BRENDA 10 MINUTASH

Ora 09:46
Banorėt shprehen tė revoltuar pėr situatėn e krijuar pasi thonė se shkarkimet janė bėrė pa paralajmėrim, ėka do t’I ndihmonte tė merrnin masa. Nė lagjen Ajasėm tė Shkodrės uji ka mbėrritur brenda 10 minutash.

OBOT, DY AUTOMJETE USHTRIE KTHEHEN MBRAPSHT, SHKOHET VETEM ME VARKA


Ora 09:30
Dy automjete ushtrie kanė dashur tė shkojnė nė Obot , pėr ti ardhur nė ndihmė banorėve por e kanė pasur tė pamundur pasi rruga ėshtė mbuluar tėrėsisht nga uji. Ata janė kthyer mbrapsht ndėrsa nė drejtim tė Obotit shkohet vetėm me barkė, informon korrespondenti Admir Agolli.

OLLI DREJT SHKODRES PRITET TE MBLIDHET SHTABI I EMERGJENCAVE

Ora 09:21
Drejtori i Emergjencave Civile nė Ministrinė e Brendshme, Leonard Olli pritet tė mbėrrijė nė Shkodėr pėr tė zhvilluar njė takim me shtabin e emergjencave nė prefekturė. Korrespondenti ynė Admir Agolli informon se pritet qė nė Shkodėr tė vijė dhe njė ministėr I kabinetit qeveritar por pėr momentin nuk dihet se kush.

BILANCI: 4900 HA NEN UJE, 315 BANESA TE IZOLUAR. EVAKUOHEN 140 FAMILJE


Ora 08:50 Reshjet e dendura tė shiut, tė cilat vazhduan intensivisht prej dy ditėsh rritėn prurjet nė Kaskadėn e Drinit, duke detyruar Koorporatėn Elektroenergjetike Shqiptare tė hapte dje portat e HEC-eve dhe tė nisė shkarkimin e ujit duke pėrmbytur zonėn e NėnShkodrės, dhe duke zgjeruar hartėn e pėrmbytjeve deri nė lagjet e Shkodrės. Problem mbetet dhe liqeni, pasi prurjet e shumta nga Mali i Zi kanė rritur nivelin e ujit dhe nėse vazhdon me kėtė ritėm rrezikon tė dalė nga shtrati.

Prefektura e Shkodrės sot nė mėngjes jep bilancin e dėmtimeve nga shkarkimet e portave tė hidrocentraleve. Gjithsej brenda 24 orėsh janė 4900 ha nėn ujė dhe 315 banesa tė izoluara. Prefektuara thotė se gjatė 24 orėve tė fundit nga lagja Ajasėm janė evakuar 20 familje. Nė fshatin Bėrdicė dhe 55 familje nė lagjen Bahcallkės, 20 familje janė evakuar nė Kuq dhe 45 nė fshatin Gur i Zi.

"Nė Bashkinė Shkodėr janė pėrmbytur rreth 200 ha tokė nė zonėn Bahēallek, Ajasem, Lagjen Mark Lulaj, Pedonale, duke izoluar rreth 60 shtėpi banimi dhe objekte. Nė Komunen Ana Malit u pėrmbyten rreth 1800 ha, duke izoluar nga uji rreth 161 shtėpi nė fshatin Obot, 19 shtėpi nė fshatin Gorricė, duke izoluar nga uji rreth 11 shtėpi nė fshatin Muriqan. Sipas prefektes sė Shkodrės, edhe nė Komunėn Guri i Zi u pėrmbyten rreth 800 ha tokė, duke izoluar nga uji rreth 20 shtėpi nė fshatin Rrenc, 20 shtėpi nė fshatin Kasape, nė Komunėn Berdicė u pėrmbyten rreth 500 ha tokė, duke u izoluar nga uji rreth 55 shtėpi. Pėrmbytjet nė Shkodėr, Njoftimi pėr shtyp i prefekturės


NE OREN 23:20, 14 MARS UJI HYN NE BAHCALLEK, EVAKUOHEN GRA E FEMIJE

Nė orėn 23:20 tė mbrėmjes sė djeshme korrespondenti ynė nė Shkodėr Admir Agolli informon se uji ka rrethuar banesat nė Bahēallek, ka dhe banesa tė tjera qė janė pėrmbytur.

“Po evakuohen gra dhe fėmijė. Ndėrsa burrat rrijnė e ruajnė banesat ku ka hyrė uji. Evakuim banorėsh deri para pak minutash ka pasur dhe nė zonat problematike tė nėnshkodrės." - informon Agolli nė raportimin eė tij nė orėn 23: 20 minuta tė mbrėmjes sė sotme.

Problem mbetet dhe liqeni, pasi prurjet e shumta nga Mali i Zi kanė rritur nivelin e ujit dhe nėse vazhdon me kėtė ritėm rrezikon tė dalė nga shtrati.

I kontaktuar me telefon nga gazetari ynė Besnik Brahimi, kreu i komunės Bėrdicė u shpreh i zhgėnjyer. “Mirė qė lekė s’na dhanė nga pėrmbytjet e para, por po na pėrmbytin prapė e spo na vijne as tė na shohin”

Korrespondenti i televizionit A1 REPORT nė Shkodėr, Admir Agolli, informoi se nga hidrocentrali i Vaut tė Dejės kanė nisur shkarkimet sot nė 08:30, ndėrsa portat shkarkonin fillimisht 250-300 m3 ujė pėr sekondė. Nuk kaloi shumė dhe u njoftua se janė hapur edhe portat e hidrocentralit tė Komanit nga ku u shkarkuan fillimisht nga 600 metėr kub nė sekondė. Tė njėjtėn rrugė ndoqėn edhe hidrocentralet e Ulzės dhe Shkopetit, ku derdhjet ishin rreth 300 m3 ujė pėr sekondė

Shefi i Emergjencave Civile nė Shkodėr, Pėllumb Dani, nė njė prononcim pėr mediat theksoi se Emergjencat Civile janė nė gatishmėri pėr ėdo pėrkeqėsim tė mundshėm tė situatės, duke siguruar paradite banorėt se nuk ka asnjė rrezik pėr pėrmbytjen e banesave tė tyre. Por gjatė orėve tė pasdites, nuk u fol mė vetėm pėr qindra hektarė tė pėrmbytur, por edhe pėr banesa tė pėrmbytyra e banorė tė rrezikuar.

Jo vetėm zona e NėnShkodrės, por edhe brenda nė qytetin e Shkodrės kanė filluar problemet dhe situatė mjaft e rėnduar paraqitet nė lagjen Bahēallėk, niveli i ujit me sy tė lirė ka arritur deri nė 30-40 cm, duke pėrmbytur kėshtu katet e para tė banesave. Pasi situata ėshtė pėrkeqėsuar, Forcat e Ndėrhyrjes sė shpejtė nė qytetin e Shkodrės kanė shkuar pranė zonave problematike pėr tė ndihmuar banorėt nė rast evakuimi. Aktualisht janė evakuuar 4 familjet e para nė Vukatan tė komunės Guri i Zi. Aksi Shkodėr-Lezhė ėshtė bllokuar pėr tė gjitha automjetet e vogla, ndėrsa nga momenti nė moment ka rritje tė nivelit tė ujit i cili deri mė tani ka arritur mbi 50 cm.

Niveli i Drinit ka ardhur duke u rritur pėr shkak tė shkarkimeve nga HEC Vau i Dejės dhe Koman. Kjo shihet dhe me sy tė lirė pranė urės sė Bahcallekut ndėrkohė qė problemet e para u shfaqėn nė komunėn Ana e Malit, ku uji ka dalė nga shtrati i lumit Buna. Probleme janė shfaqur edhe nė Komunėn e Berdicės nė tokat e Trushit tė Poshtėm si dhe pranė urės sė Gjo Lulit.

permbytje

PERMBYTEN BANESAT NE BAHCALLEK, BLLOKOHET AKSI SHKODER-LEZHE

Ora 20:15
Situata nė Shkodėr ka dalė jashtė kontrollit duke risjellė njė panoramė thuajse tė njėjtė me pėrmbytjet e vitit 2010. Tashmė nuk flitet mė pėr qindra hektarė nėn ujė por edhe pėr banesa tė pėrmbytura dhe bllokimin e aksit nacional Shkodėr-Lezhė. Jo vetėm zona e nėn Shkodrės, por edhe brenda nė qytetin e Shkodrės kanė filluar problemet dhe situatė mjaft e rėnduar, pasi nė lagjen Bahēallėk, niveli i ujit me sy tė lirė ka arritur deri nė 30-40 cm, duke pėrmbytur kėshtu katet e para tė banesave.

Ka qenė e befasishme e gjithė kjo situatė, pasi mė herėt ishte njoftuar nga autoritetet se situata ishte nėn kontroll, pasi Kaskada e Drinit ėshtė hapur nė mėnyrė urgjente duke shkarkuar tė gjithė sasinė e ujit, ndėrkohė qė duhej tė kishte ndodhur gradualisht.

Aksi Shkodėr-Lezhė ėshtė bllokuar pėr tė gjitha automjetet e vogla, ndėrsa nga momenti nė moment ka rritje tė nivelit tė ujit i cili deri mė tani ka arritur mbi 50 cm. Forcat e Ndėrhyrjes sė shpejtė nė qytetin e Shkodrės kanė shkuar pranė zonave problematike pėr tė ndihmuar banorėt nė rast evakuimi. Aktualisht janė evakuuar 4 familjet e para nė Vukatan tė komunės Guri i Zi.

permbytje shkoder


NE FSHATIN OBOT NUK KALOHET ME MJETE TE VOGLA
Ora 14:45
Ka shkuar nė dy numri i fshatrave nė komunėn Ana e Malit qė janė tė izoluara nga uji pėr shkak tė shkarkimeve nga portat e HEC. Rruga qė tė con nė fshatin Obot ėshtė e pakalueshme pėr mjete tė ulėta. Banorėt po kalojnė me karroca dhe fuoristradė. Rritja e prurjeve ka bėrė qė uji tė dalė dhe nė rrugėn rurale Obot-Muriqan. Niveli i ujit arrin deri nė 30 cm. Problem ėshtė komuna e Dajēit.

permbytje naten

PERMBYTEN 600 HA TOKE BUJQESORE NE KOMUNEN ANA E MALIT


Ora 11:45
Korrespondenti i Shkodrės, Admir Agolli, informon se Kryetari i komunės Ana e Malit, Xhavat Mollca ka konfirmuar se 600 ha toke bujqėsore janė nėn ujė nė komunėn Ana e Malit. Zona mė problematike ėshtė fshati i Goricės pasi rruga qė tė ėon nė kėtė fshat ėshtė bllokuar nga uji. Kjo ėshtė e vetmja rrugė pėr lėvizjen e kėtij fshati. “Nėse vijon me kėtė intensitet shkarkimet do tė ketė probleme edhe nė fshatin e Obot dhe nė komuninė e Bėrdicė nė Shkodėr. Kryekomunari i Anės sė Malit Xhevat Mollca shtoi se problemet kanė nisur tė shfaqen edhe nė fshatin e Obot si dhe nė fushėn e Muriqanit ku toka bujqesore ėshtė nėn ujė.

permbytje toke

PROBLEME NE KOMUNEN ANA E MALIT, E BERDICE
Ora 11:00
Korrespondenti Admir Agolli thotė se aty ku bashkohet Buna me Drini, niveli i ujit ka ardhur duke u rritur pėr shkak tė shkarkimeve nga HEC Vau Dejės dhe Koman. Kjo shihet dhe me sy tė lirė.

Problemet nė komunėn Ana e Malit, pasi uji ka dalė nga shtrati i lumit Buna. Probleme janė shfaqur edhe nė Bėrdicė. Janė pėrmbytur sipėrfaqe tė konsiderueshme tokash. ėshtė rritur niveli i lumi Drin. Zyrtarėt lokalė thanė se nuk kanė pasur asnjė kontakt nga prefektura, ndryshe nga kjo e fundit e cila nėpėrmjet njė njoftimi pėr shtyp tha se kishte informuar krerėt e komunave tė monitorojnė situatėn.

PREFEKTURA KERKON MONITORIM TE SITUATES

Ora 10:00
Prefektura e Shkodrės ka njoftuar drejtuesit lokalė sidomos tė komunave tė Nėnshkodrės, zona e Dajėit, e Bėrdicės dhe Velipojės tė monitorojnė situatėn pasi mund tė ketė probleme. ėshtė rritur dhe niveli i lumit Kir, Buna dhe Drini.

Deri nė kėto momente (ora 10:00) e vetmja zonė qė ka probleme pėr shkak tė gėrryerjes sė tokave ėshtė komuna Rrethina fshati Bardhaj, ndėrkohė qė nėn ujė janė tokat e Trushit tė poshtėm dhe kėneta e Velipojės te ura e Dedė Gjo Lulit. Ndėrkohė qė hapja e portave tė Hec Ulėz e Shkopet rrezikojnė fushat e Lezhės dhe tė Kurbinit.

KESH: HAPJA E PORTAVE SIPAS RREGULLORES
Ora 11:05
Reshjet shumta te ditėve tė fundit kanė ndikuar ndjeshėm nė pėrmirėsimin e situatės hidrike nė Kaskadėn e lumit Drin.
Nga tė dhėnat mė tė fundit Fierza ėshtė nė nivelin 287.18 m, prurjet 1000 m3/s; HEC Koman 174.94 m, prurjet 1160 m3/s; HEC Vau i Dejės 75.42 m, prurjet anėsore 200 m3/s.

KESH sh.a pėr tė menaxhuar sa mė mirė kėtė situatė dhe nė zbatim tė rregullores ka nisur shkarkimin nė HEC Koman dhe HEC Vau i Dejės. Nė Hidrocentralin e Komani-t po punohet me 4 turbina/kapacitet maksimal dhe shkarkimet arrijne nė kėto shifra: 600 m3/s nga porta dhe 670m3/s nga turbinat.

Gjithashtu edhe nė Hidrocentralin e Vau i Dejės po punohet me kapacitet maksimal duke punuar me 5 turbina dhe shkarkimet janė nė shifrat e 600 m3/s nga portat dhe 520 m3/s nga turbinat. Marrja e vendimit pėr nisjen e shkarkimet po bėhet nė zbatim tė rregullores dhe tė miratuar nga Sekretariati Teknik tė Shkarkimit tė Plotave.

KESH sh.a ėshtė nė gadishmėri tė plotė pėr tė menaxhuar sa mė mirė kėtė situatė dhe pėr tė garantuar me energji elektrike konsumatorin shqiptarė. Kesh sh.a po ndjeke ne vazhdimesi situaten dhe lajmeruan te gjitha instancat instancat e nevojshme ne lidhje me situaten aktuale.

ULZE E SHKOPET HAPEN E PORTAT E HEC-eve, RREZIKON PERMBYTJE NE LEZHE


Portat e shkarkimit janė hapur dhe nė HEC-et e Ulzės dhe Shkopetit. Mėsohet se derdhet 300- 350ė mė ujė pėr sekondė, po ashtu edhe nga hapja e portės sė Hec-it tė Shkopetit derdhjet janė 350 mė/sec.

Hidrocentrali i Ulzės punon me kapacitet tė plotė prej katėr turbinash. Shkopeti po me kapacitet tė plotė prej dy turbinash. Drejtuesit e HEC janė nė gadishmėri tė plotė pėr menaxhimin e situatės. Burime nga kjo drejtori bėjnė me dije se hapja e portave ishte e detyrueshme pasi uji kishte kaluar nivelin maksimal, ėka rrezikonte digėn. Hapja e portave te HEC-eve Ulzė e Shkopet, rrezikohen tė pėrmbysė disa fshtrat tė Kurbinit dhe tė Lezhės

permbytje toke

(sg/shqiptarja.com)

22 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar
Po i përgjigjeni komentit të REDI të datës 15 Mars 2013 17:58

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Manushaqe Parlamentit Tash po vij ne Shkoder e kam me ju pru tufa me lule. Ju du fort... bashkqytetaret e mi... Kam me ju pru dhe prijesin e perjetshem bacen Sali.. qe kujdeset kaq teper per ju i marsha te ligat...Kena me pre do shirita ne Hark te Berdices, Ajazem, Livadhe, Dajē, Obot, Shirq,Guri i Zi, Obot... Velipoje...e sa shume pune kena...
avatar
Anonim
REDI MOS U MERZISNI O SHKODRON SE PO VJEN ZELEFINA .DO JU JAPI TE GJITHEVE M.....MARMALLAT.
avatar
Anonim
Labi Vlore Disa komentues ketu,mendojne se Shkodren e ka mallkuar zoti,perderisa ne kete zone bie shi.Po ra shi,ka dhe permbytje.S'kemi c'ti bejme zotit.Shto ketu dhe Henen Blu,qe eshte me te vertete nje ters i madh.Nuk ndalojme dot shiun thote Tefta.hahahahahahahahahhahahahahhahahah.Marrezia e Maloqeve nuk ka kufi.Paturpesite qe nxjerrin nga goja,jane jashte c'do lloj imagjinate njerezore.
avatar
Anonim
askushi nje pyetje kam pse u orishen idrovoret. pse u ndertuan shtepi ne zona qe mbyteshin se edhe kjo ka histori pse nuk kiishte mbytje me perpara ne kohen e rametliut dhe ku eshte sot ifrastruktura e duhur. u ben me shume se 1 pyetje
avatar
Anonim
durrsaku sa me fat keta shkodranet...... tamam si ne venezia uaaaaaaaaaaaa mami , zhozi e kishte parashikuar
avatar
Anonim
Tefta Po i hani komentet,pasi nuk u pelqejne,u vjen keq per konstatimin dhe parashtrimin serioz te problemit!Kjo qe ju beni quhet censure!Mendjen te e keqja nuk ua heq dot njeri!Prandaj jeni mjerane,ndillni keq se e keqja do u shoqeroje,gjithe jeten!Nese keni mundesi te frenoni reshjet e shiut,mendoj se po i hyni ne hak natyres,te madhit Zot.Dhe zoti u do shume ju Komunisteve,qe ne '67-ten e keni gjuajtur me gure!Deshtake,do humbni se jeni pa ide,genjeni dhe perdorni metoda te shpifura per te
avatar
Anonim
Shkodrani Ti Tefta ti e para punes kenke pa shkoll me duket se me kto gjana se po shkruan njashtu dukesh. Zot ka pas edhe ne qeverisjen socialiste po nuk asht permyt Shkodra me nje te pshurrun shiut por jan njerez si puna e jote qe qeverisin me duket . Sot jan ne qveri te pa shkollet e Shqipnis dhe nuk din se ka me i dhan drejtim
avatar
Anonim
Tefta Keti,se cila eshte e pashkulluar duket qarte!Se sa i do zoti te pafete e e perverset e di Ai?Po lene ku kane komunistet fe ? Nejse per shkolle mund te vazhdosh dhe me shkeputje nga puna....! Niveli yt jane te gjithe ata qe votojne per PS-ne.....? Te veshtire e pate te besh gjuhen e Shkodraneve,keti?Nga cdo vend mund te dale ndonje si Ju,pasi lehtesisht dallohet e mira nga e keqja,etc.Je rilindes,e flet per shkolle kur ke probleme te theksuara me gjuhen se pari e me problem akoma me mendjen!!!!Sh
avatar
Anonim
LSI-sti Mos harroni te votoni per ne-integrimin, ne daci qe te keni uje me bollek
avatar
Anonim
Tronci O Ketti, kujt i bi ne mend per ju (n.q.se je shkodrane)?! Jane nja 2 komentues si puna jote qe qe ju "qan" zemra per socialistet dhe per shkodranet. Per ju kujdeset Saliu. E meritoni ujin me bollek...
avatar
Anonim
Shkodrani Me keqardhje te madhe edhe na njerezit e thjesht merremi me fjal te pa edukat si politikanet ton . Me mjerimin e ktyne njerezve qe sot jan nen uj dhe jo per faj te ZOTIT por per faj te politikaneve dojn pare sa ma shum kjo asht e pa drejt . Na sot te bahna pjes e problemeve te tyre dhe jo ti politizojm sot na ket gjendje
avatar
Anonim
shqiptari i vertete Novoselle eshte emer serb, Novoselo qe i bie ne perkthim Fsahati i ri. A thua valle shqiptarte-ca nga ata; jane pasardhes te serbve? Une po tmerrohem sa lokalitete ne Shqiperi kane emra serb.Ku ishte Enver kafsha qe i lejoje keto emra? Ku eshte Sali gjaja ,qe po i lejon keto emra ,ku jane bishat shqiptare qe po e asimilpojne Shqiperine...
avatar
Anonim
qytetar Ku ėshtė ai qė ngrinte dy gishtat i zhytur nė ujė, mė duket se ksaj rradhe paska nrit dy kėmbėt. Hat se ta pa ju don fort partia.
avatar
Anonim
Baro ēorrogjafi Shprehim keqardhje per gjithe fshatrat e permbytura kete vit, por japim kurajon se do te shkoje Sali Berisha dhe Jozefina Topalli dhe do t'ju premtojne se do t'i demshperblejne qind per qind ,por si te shlyejne ato te vitit te kaluar.
avatar
Anonim
per eren per eren me mi ne gjakmarres moj se sa ju nga jugu qe e shitni gjakun me lek ka shum raste qe kan ndodhur nga zona e jugut qe gjaku esht bler kan paguar vrasesit para familjes dhe i kan mbyllyr punet ,,dhe ne nuk jemi si ju gjaku duhet tmirr me gjak dhe jo te shitet gjaku okay se qenke dhe vajz e zgjut shum ,,sa per saliun gabim esht ti jepet vota atij se meriton ..klb
avatar
Anonim
ERA ANONIM ne ne jug dime te falim, dhe kush fal eshte trim. Ne jug femijet shkojne ne shkolle dhe lozin perjashta, kurse ne veri ngujohen sepse i vrasin. Me thuaj se ku qendron trimeria , apo civilizimi ? Sa per trimeri eshte e kote te diskutojme , sepse nuk jetojme ne mesjete dhe ne kohen e te forteve, por ne shekullin e 21 dhe kohen e shkolles. Shqiperia per kete arsye eshte katandisur keq sepse ka ne krye njerez te cilet mendojne se ēdo gje behet me force dhune trimeri, dhe jo zgjuarsi qe do te thote shkolle.Ne qofte se ju doni ti beni gjerat me trimeri dhe gjak, eshte e drejta juaj por ju lutemi mos hajdeni ne qytet tona jo trime por qendroni ne kullat dhe vendet tuaja dhe beheni te fortin atje, sepse menyra jone e te menduarit dhe jetuarit eshte shume e ndryshme nga e juaja.
avatar
Anonim
Osja Dobraē Kena ba, gati varkat te marrim Zhozin, me pre shiritin e qytetit ma te Ri ne Veri te Shqipnis,VENECIAN-Shkodrane. Ne Bahēallek kan dal me prit banoret e gezueme.
avatar
Anonim
Shpella e Dragobise Sacilaistet e kane ba me qellim te hapin panik. Ata kan me u mbyt nder vedi. Sala ka shkue ne Bruksel me mar besen per mandatin e trete. Rrnofte sa malet, se bashku me zojen e hekur te Shqipnis Jozefin.
avatar
Anonim
shkodrani eshte ajo shprehja-"kush e shan shkodren,qeni i a q ift motren"
avatar
Anonim
komunsti Shi binte edhe ne kohen e Enverit,po perse nuk kishte permbytje ne Shkoder dhe ne zonen e Lezhes?Sepse kanalet kulluese dhe hidrovoret ishin ne gjendje pune.Tashti po na dhi..i edhe gjuhen shqipe e po na e beni si ajo qe flet Jozefina Topalli.
Rezultate tė tjera: 1   2   3   Para
Intervista
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Vettingu, Calavera: Kemi dosjet e gjyqtarėve e prokurorėve
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/07/2017, Viti VII - NR.169