Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 12:52 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Analiza NGA ARTAN HOXHA
04 Shkurt 2017 - 18:12
​Ptuu farë e keqe! Po ju troket
tek porta ajo që s’ua pret mendja
Korporata e miliarderëve, latifondistëve, ndërtuesve, pronarëve të hoteleve dhe vilave turistike etj, reagon se i është prekur dinjiteti, pse i janë hequr nja 20 kokrrave vizat amerikane. Po ju nuk u duhet hequr viza, këtë e keni sorbetto për shpëlarje.

Ju u duhet hequr pasuria, diamantet që mbani në duar e qafë, makinat luksoze dhe vilat në bregdet. Po ku keni dinjitet ju që e keni masakruar këtë popull për 25 vite.

I vodhët pronat, tokat e kullotat, shtëpite prej qerpiçi e kullat ne Alpe, u vodhët lopen në haur dhe pulat në kotec. I futet në vëllavrasje, u shkatërruat familjet dhe jetën.

Nuk late fakir e hallexhi, nga jugu në veri pa i plasur në burg si kriminelë.

Nuk latë kriminel e hajdut, nga Konispoli në Vermosh pa i liruar nga burgu si gjynafqarë. Për cfarë dinjiteti flisni ju mor të pafytyrë?! Po si u tha gjuha dhe nuk e ngritët njëherë zërin për kolegun tuaj që e masakruan në mes Vlorës ditën për diell. E harruat Skerdilajd Konomin si një trung të djegur nga mafia e pronave, pse fitoi pronën e trashëguar në Gjirin e Lalzit. Po ç'dinjitet keni ju, kur liruat nga burgu vrasësit e Gërdecit dhe 21 Janarit, kur votuat alla-manita 5-0, atë që del dhe u mbron sot nga mëngjesi në darkë.

Çfarë ligji keni zbatuar ju, kë politikan kusar dhe qeveritar hajdut dënuat ju?

Kujt nga këta që u morën nga kursi i Plepave dhe u bën zengjine, i treguat burgun. Ndërsa popullin, e ropët përsëgjalli, ia morët gjithcka kishte. Edhe qindarkën e fundit, edhe jetën ia morët.
I treguat derën e burgut edhe për një faturë dritash të papaguar, kushtonte sa mëngjesi juaj.

Katilë e xhahilë, të pafytyrë dhe të pacipë, matrapazë edhe kusarë si jeni, edhe pikën e fundit ia thithët si shushunja këtij vendi.

"Nderi", "burreria", "dinjiteti" dhe "integriteti" juaj u prekërka pse u hoqën mundësinë të harxhoni një qime nga pasuria juaj përtej oqeanit.

Ai apo ata që u kanë premtuar se do t’u kalojnë pa lagur nga kjo furtunë, ju kanë mashtruar. Këtë radhe nuk keni derman, as ju dhe as ata. Ulni kokën si të menderosur dhe nxirosur që jeni, vrisni mendjen si do e shpëtoni pasurinë tuaj, se te dera po u troket ai qe s'ja u pret mendja...
Ptuuuu farë e keqe, edhe në varr doni ta merrni me vete këtë popull....

*Marre nga rrjeti social Facebook, i gazetarit Artan Hoxha

(d.b/Shqiptarja.com)
 

12 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Ilirian Jane vetem fjale se po' nuk u ngrIt vete populli askush me rendesi nuk ka x tu futur ne burg. Ketą Jan te gjith kriminela nga i pari deri tek i fundit
avatar
Anonim
anonim Ju Artan mire e thoni,dhe shume e drejte per gjthēka thoni,por problemi dhe pyetja qe shtrohet eshte se ''A do te ndryshoje diēka per kete popull te vuajtur ,apo gjithmone do te jete i pervuajtur e me thiken deri ne palce nga varferia!!??''
avatar
Anonim
Diku Bruxelles Je njish Tano...por me pasurite qe Kane vene ato, vetem gjykata e Strasburgut po boni dicka...qe Vdekshin ishalla!!! Kur thote Bukra e Portokallise.
avatar
Anonim
Bruna Te lumte goja, jane te pashpirt te pacipe, shkofshin ne djall, skane atdhetari, as njerzillik, as short, Jane kusare.
avatar
Anonim
emigranti Shpresoj dhe uroj te keshe jeten e gjate Artan Hoxha,por disa her ne mendjen time kam thene si ky trim arriti te jetoje kaq gjate ne shqiperi.Te uroj c'do te mire ty dhe familjes tuaj,se djem si ty i duhen vendit dhe pse nuk dalin hapur,ke shumicen e shqiptarve qe ndajne te njejtin mendim me ty.
avatar
Anonim
anonim Secili po shfryjme mllefin qe kemi, po pytja shtrohet kush do ua ndaloje turrin se Droga cdo dite e me shum po e ben punen e vet ndaj ketyre Hajdutve.
avatar
Anonim
Hasan Pordha Te lumte goja more djale se keta batakcinj njeres nuk mari vesh. Ishalla fundi i tyre eshte i afert
avatar
Anonim
Niku Te lumte ti mire e ke po kur po ndodh .Se me te thene te drejten ka humbur besimi fare kemi frike se spo ju ndodh gje. Gjithesesi respekt jeni nje nga me te preferuarit .sa here del ne neus 24 ngjallni me te vertete interes te madh
avatar
Anonim
agimi Sepse ky Artani me duket si Partizan i veshur si Partizan.
avatar
Anonim
Kostandin Shallari Bravo Artan shum e drejte.Skrapari duhet te jete krenar per njerez si ju qe nxirrni te vertetat dhe nga skutat me te erreta te ketij sistemi te poshter,dhe nuk duhet te krenohet me njerez qe te vertetat i groposin si te munden dhe ku te munden me veglat e tyre qe formojn nje ingranazh te frikshem ku cdo njeri duhet te trembet,por ti jo nuk trembesh dhe i sulmon ne thembren e akilit sepse i njeh me mir sepse ....Ti duhet te jesh krenaria e Skraparit
avatar
Anonim
agimi Drejt ke Zoti Artan.Puna eshte se kush do ti vare zilen Maces ne qafe?
avatar
Anonim
ledrin daka kjo sesht merit por mendoj nje gazetari e vertet te falenderoj kur dikush flet kaq troc,rri e mendoj kshtu mendoj dhe un me shpirt por fjalet si gjej dot,
avatar
Anonim
Zija Bala tani sapo e lexova,sepse isha ne pune......I KE THENE TE TERA.PENA TOP TU BEFTE !!! HALLALL QUMSHTIN E NENES.
avatar
Anonim
fatos Bravo Artan koment me vend...
avatar
Anonim
Lutfi Musaj. E Tani ti rrosh babes e nenes qe te kane rritur e te kane ushqyer. Je me te vertete trim e kurajoz. I ke thene e sterthene gjerat troc. Te mbeshtes e inkurajoj pet te ardhemen deri sa ti shporrim plehrat e 27 viteve te shkuara.
avatar
Anonim
Cik Buka Shijak Ne radhe te pare je trim i duhesh Kombit se dyti te lumte dora..JU JENI D IAMANT...e jo ata qent dhe goret qe i kane ne qafe.....
avatar
Anonim
Gjovalin Skabona Me pelqen se je trim por ruju nga bisha se kur a sht tuej ngordh te han
avatar
Anonim
iska Bravo Tani,jane thene e sterthene,por ju nuk po thoni por po denonconi nje realitet te dukshem e te prekshem per vite me radhe ketij populli te shume te pervuajtur.Pale kur diskutojne me ulerima per drejtesi etj....i keni thene ju.... cfare hipokrizie manifestojne keta pinjolle te paturp qe do te thote ....kush therret kape hajdutin...ai qe eshte HAJDUT e KRIMINEL i sprovuar.Te lumt per kurajon ,ke popullin deshmitare.
avatar
Anonim
medo Te lumte Tani e vertete por veshtire se do ndryshoj sepse ato kane leke dhe ktu cdo gje blihet e shitet ky eshte pazar
avatar
Anonim
anonim Thenjet tuaja te shkruara ne leter jane mendimet e shumices apsolute te popullitshqipetar brenda dhe jashte kufirit shtetror te shkruara thjeshte dhe saket respekte per kurajen per te i then gjerat troqe e saket.
Rezultate tė tjera: 1   2   3   4   5   6   7   8   9   Para
Intervista
Shqipėria si Finlanda, modeli i ri i arsimit nga zv.ministrja Shahini
Tre oficerėt, Vasili: Operacioni pėr arrestimin u dekonspirua nga policia
Bashkėshorti i Esmeralda Uruēit: Ja si fitova ndaj shpifjes sė RD-sė
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 25/11/2017, VITI VII- NR.279