Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 17:31 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Analiza Nga Kristi Gongo
10 Gusht 2017 - 08:38 | përditesuar në 08:40
Pas heshtjes nga vdekja
e Marvit/ Nga Kristi Gongo
U harrua. Vdekja e Marvit, tashmë mund të përmendet tek tuk në ndonjë bisedë kafeneje. Dhe le të bëjmë sikur nuk ka ndodhur gjë për tjetrin, por më thoni në valën e vrasjeve të shumta në këto ditë të nxehta vere, sa të sigurt ndjeheni? Sa e afërt ju duket vdekja?

Ndërkohë prej ditësh është në vëmendje lista e '124 kriminelëve' që disponohet nga Policia e Shtetit. Por cili është krimineli midis atij që vjedh shtetin dhe atij që vjedh jetën?

Cilët janë kriminelët e vërtetë? Cili është krimineli më i keq? Kë të mallkojmë e kë të dënojmë më shumë? Të gjithë e kemi përgjigjen. Krimi më i rëndë është vjedhja. Ai  që të vjedh-mundësinë për të mësuar të vërtetën, mundësinë për të qenë i lumtur, mundësinë për të qenë i pasur, mundësinë për të jetuar; Ai që të gënjen, ai që të mashtron, ai që të godet pas shpine, ai që ta merr jetën me një thikë në zemër...ai është krimineli midis nesh. Dhe ai duhet ndëshkuar.

E ndoshta një ditë, pas dënimit, do gëzojë një mundësi të dytë e do bëhet edhe Ai njëri nga ne. Por, sa vlen për kriminelin një mundësi e dytë, kur viktima e tij i ka mbyllur punët me këtë botë përgjithmonë?! Sa vlen për kriminelin jeta e pas 20 viteve burg, kur ai vetë ndëshkoi dikë me vetëm 20 vite jetë?!Për një nga ligjnjohësit më të mirë, z. Lushaj,vepra penale nuk duhet të mbetet vetëm si e tillë, por duhet nxitur reagimi i shoqërisë. “Mbrojtja e jetës dhe integritetit fizik të njeriut është synuar në të gjitha periudhat e zhvillimit shoqëror, por sot, në kohë bashkëkohore ekziston mendimi unik se jeta dhe integriteti fizik i njeriut paraqet vlerë të atillë për ruajtjen e se cilës nuk ekziston vetëm interes individual por interes i përgjithshëm i përbashkët i shoqërisë njerëzore.

Në bazë të kësaj është e domosdoshme që në çdo sulm ndaj jetës së njeriut të kërkohet reagimi i shoqërisë, i cili, përveç tjerash të realizohet me aplikimin e sanksioneve me të renda. Prandaj mund të konkludohet se ndaj kriminalitetit, si dukuri shoqërore negative, nuk ka qenë dhe aktualisht nuk është imune asnjë shoqëri, pa marrë parasysh rregullimin shoqëror të saj”, shkruan Hazir Lushaj, shefi kosovar i Vlerësimit Gjyqësor. Konkretisht në rastin e Marvit cilësohet "Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim"  parashikuar nga nenet 76  dhe 25 të Kodit Penal, e dënuar maksimalisht deri në 20 vjet. 

Por jashtë kontekstit ligjor, jashtë burokracive dhe letrave e brenda trupave njerëzore, brenda shpirtit të një nëne, të një babe, të 4 katër djemve 20 e ca vjeçarë që vranë, therën, ngulën thikën 8 herë. 8 HERË. O zot! Ç’ndodh brenda tyre?! Unë nuk e di sa profesional është ky shkrim;deri më tani ajo qe bën një gazetar i mirë është të paraqesë faktet, të analizojë, të argumentojë, por të qëndrojë i ftohtë e të mos përfshihet emocionalisht. Por kjo më duket se nuk ka ndonjë vlerë të shtuar, të paktën në rastin e Marvit.

Marvi, unë sot shkrova për ty. Dhe nuk i lashë mënjanë emocionet e mia. As frikërat e mia. Përmenda pak ligjin, por pastaj ndërrova shteg, sepse ligji nuk do të të kthejë në jetë. As emocionet e mia, për fat të keq. Por, dua që emocionet e ndjesitë të na bashkojnë neve që kemi mbetur këtu, mbi tokë.

Të shkunden prindërit shqiptarë e të mos i trajtojnë fëmijët e tyre si bagëti- mjaft ti ushqejmë e boll është- të shkunden prindërit shqiptarë e të mos i trajtojnë fëmijët e tyre si princërit e princeshat e një mbretërie të rremë, sepse një ditë, me shumë
gjasa, fëmijët e tyre do përfundojnë si vrasësit e tu Marvi



dy.b/shqiptarja.com

17 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar
Po i përgjigjeni komentit të geg hyseni të datës 10 Gusht 2017 10:54

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Kleida Bravo Kristi!e lexova artikullin tend e nuk do ti shtoja as presjen....te behesh prind eshte gjeja me e bukur ne bote,por te besh detyren e prindrit eshte shume e veshtire.Edhe kjo gje ndodh ne shoqerine shqiptare.Ne ket rast te gjithe jane pak fajtor"prinderit,politika,economia,shoqerija etj.....
avatar
Analist
klodi Bruēi Jemi shoqeri qe nuk prodhon kapital social, dhe deshira e shfrenuar per kapital ekonomik na mban prej hundesh. Ndohta kjo vjen nga inercia e 50 viteve pseudo-komunizem, por 27 vite tranzicion nuk e justifikojne me kete aksiome. Jemi te trullosur. Marvi eshte viktim dhe si ai ka shum te tjer, por kujdes, shum te tjer jan gati te bejne te njejtin veprim. Ndoshta edhe Marvi mund ta bente te njejten gje. Pervetesimi i fenomenit eshte gabim, duhet par me gjere (e me gjate). Gjths, R.I.P Marvit.
avatar
Anonim
geg hyseni Njėzet vjet burg pėr njė krim tė tillė monstruoz??!..Autori bashkė me ndimėsit e tij nė LITAR..ndersa prindėrit nga 25 vite burg...me pranga nė duar dhe kėmbė.
avatar
Anonim
Populli Urtesia popullore thote: Femija eshte pasqyra e prindit. Jane prinderit qe i shtyjne femijet drejt botes se krimit duke mos i kontrolluar femijet se cbejne por edhe shteti ka nje pergjegjesi duke i lene lokalet te punojne orar pa orar.
avatar
Anonim
tela bravo vajze
avatar
Anonim
Hasani Shkrim me te vertete mbreselenes, por cfare presim nga kjo shoqeri kur prindi i kriminelit se ben te gjate ne vend qe ta denoje aktin e djalit te tij pa pike turpi kerkon falje. Marvi i gjore mbylli jo vetem syte por mbylli deren e familjes kurse krimineli do te dale nga burgu dhe do te rifilloje perseri jeten. Si do ti duket jeta ketij prindi?
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Ish ushtarakët, çfarë do ndodhë me llogaritjen e pensioneve
Mirgeni, rockeri që beson tek  ​shijet muzikore të shqiptarëve
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 21/10/2017, Viti VII - NR.248