Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 09:31 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Analiza NGA MERO BAZE
10 Gusht 2017 - 22:42 | përditesuar në 22:46
Tėrheqja e teknikėve? Mos
 e torturoni Lulzim Bashėn!
Ka njė vėrshim kėrkesash ndaj Lulzim Bashės, tė cilat mbartin tė gjitha pas vetes nga njė konspiracion.

Tė parėt, mė tė zellshmit janė kritikėt e tij brenda partisė, qė i janė qepur nė kėto ditė gushti ta gjejnė ku ėshtė fshehur dhe ta sjellin nė selinė e SHQUP. Arsyeja pėr ta nxjerrė nga strofkulla e vet, nuk ngjan shumė e motivuar, pasi Rama akoma nuk ka nisur me qeverinė e re, ndėrsa qeveria aktuale ėshtė e koalicionit Basha- Meta. Nuk besoj se po tė rrijė Basha tek selia dhe po tė bėjė ēdo ditė ndonjė deklaratė, zjarret nuk do tė ndizen nė pyje nga shqiptarėt e papėrgjegjshėm dhe as zjarrfikėset nuk do kenė mė shumė sukses. Thjesht kjo ėshtė njė verė, e cila nuk ka mė temė politike pėr Lulzim Bashėn. Ai i konsumoi dy betejat e tij. Nė tė parėn e mundi Edi Rama nė tė dytėn mundi Ed Selamin. Tani prania e tij nė selinė e SHQUP nė kėtė pikė vape nuk vlen pėr asgjė, pėrveēse pėr opozitarėt e tij, tė cilėt duan ta kapin mos thotė ndonjė gjė gabim. Dhe ai e ka zgjidh kėtė problem. Nuk flet fare. Ka ikur me pushime nė hall tė vet.

Tė dytėt janė ata qė i kėrkojnė tė heqė ministrat teknikė nga qeveria. Edhe pėr kėtė ēėshtje ka njė tufė akuzash. E para ėshtė, qė mos-tėrheqja e ministrave ngjan si njė pėrpjekje pėr t’i ēuar sinjal Edi Ramės pėr bashkėqeverisje. Tė tjerė ankohen se po u merr fushėn e opozitės LSI-ja, a thua opozita emėrohet kėtė javė e nuk ndryshon. Tė tjerė kanė hall se mos kėta ministrat bėjnė ndonjė lek, meqė janė nė pushtet.

Arsyetimi formal i Bashės ėshtė se, ministrat do tė paraqesin njė raport pėr zgjedhjet, por vetė Basha nuk ka bėrė asnjė ankimim zyrtar pėr zgjedhjet.

Ajo qė unė kuptoj, ėshtė se Basha e ka mė bezdi se ata qė e kritikojnė, kėtė punėn e ministrave teknikė. Ai i vuri me shpresė se do tė fitonte, dhe tani i kanė ngel nė dorė. Nė filozofinė e tij, ai e urren tė bėrit njė punė dhe nuk do as t’i heqė, as t’u thotė ikni, as t’i lėrė aty, as t’u thotė bashkėqeverisni. Thjesht e ka bezdi kėtė temė dhe nuk do ta zėrė nė gojė.

Fakti qė e bezdis dhe nuk flet pėr kėtė, duket se ka ngjallur dyshime dhe kėmbėngulje pėrse ata nuk ikin. Ata nuk kanė ku tė ikin. Nuk ka kush t’i shkarkojė. Nuk ka kush t’i zėvendėsojė. Ata do t’i keni nė qeveri deri mė 9 shtator, kur tė formohet qeveria e re.

Disa prej tyre e ndiej qė kanė mė shumė bezdi se vetė kritikėt, pse janė ministra, por nuk kanė ēfarė tė bėjnė. Por mbi tė gjitha, Lulzim Basha e ka bezdi t’ia pėrmendėsh kėtė temė, pasi i kujtojnė 25 qershorin, dhe akoma mė keq, krekosjen e 18 majit, kur doli si fitimtar nga negociatat me Edi Ramėn. T’i kėrkosh nė kėtė vapė llogari dhe pėr tė vetmen trofe fitoreje qė arriti para zgjedhjesh, ėshtė e pamėshirshme.

Ka dhe njė valė tė tretė kritikash ndaj tij, qė i kėrkojnė tė bashkojė partinė, tė rregullojė statutin, tė garantojė qė gabimet e tij nuk do pėrsėriten mė etj. Kėta tė fundit janė dhe mė tė bezdisshėm akoma. Ai mezi ja doli t’i heqė nga partia duke e quajtur fitoren e tij personale mė tė madhe, ata duan t’i kujtojnė, se dhe 22 korriku ėshtė problem qė duhet rregulluar. Lulzim Basha nuk mban kaq shumė ngarkesė dhe mos prisni tė bėjė asgjė.

As do reagojė pėr situatėn, as do merret me zjarret, as do merret me drogėn, as do merret me kritikėt e tij, as do merret me ministrat teknikė, as do merret me statutin e PD, as do merret me Kongresin dhe as me ekipin e ri. Nuk ka bėrė ndonjė gjė nė jetė, tė bėjė gjithė kėto gjėra pėr njė muaj. Ai do bėjė atė qė di tė bėjė mė mirė, t’i lėrė problemet tė rrjedhin vetė dhe tė mos pėrballet me to. Ai vetėm pėr tė mos u pėrballur me zgjedhjet, ishte gati ta linte PD jashtė tyre. U desh mjeshtėria e Edi Ramės dhe karamelja e ministrave teknikė, ta gėnjente dhe ta fuste nė lojė. Tani mos i kėrkoni mė llogari dhe mbi tė gjitha mos e torturoni t’i kėrkoni tė pėrballet me problemet. Ėshtė e sigurtė se nuk ka asnjė konspiracion nė atė qė po bėn. Thjeshtė po fle!

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

9 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar
Po i përgjigjeni komentit të klodi Bruēi të datës 11 Gusht 2017 11:16

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
MINUSHE je I madh Mero.. ne fund me frazen..thjesht po fle.. e ke mbyll si duhet....Kuptimplote
avatar
Analist
klodi Bruēi Hamendja e Bazes jane llogjikisht te pranueshme, por a eshte ky problemi kryesor i shqiptarve ne kto dite te nzehta gushti? Un shoh te rendesishme te hidhen reflektoret drejt reformes ne drejtesi. Nuk duhet humbur vrulli. Eshte me rendesi implementimi i saj sa me i shpejt. Sa per tekniket, un D.Demirajn do e konfirmoja edhe per 4 vite te tjera, me duket i zoti ne pun dhe i perkushtuar. Duket qe Siguria eshte zanati i tij.
avatar
Anonim
tradita Nese ka ndonje arritje Shqiperia, Liberalizimi i Vizave, Rruga e Kombit, Antaresimi ne Nato,Investimet e huaja TAP dhe Kaskada e devollit, Kartat e identieteti,dhe regjistri elektronik i gjendjes civile, parat e bllokuara nga Rama per Bashkine Tiranes kane Emrin e Lulzim Bashes.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/09/2017, Viti VII - NR.222