Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 19:04 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet
11 Gusht 2017 - 22:56 | përditesuar në 17:09
Intervista e rrallė e motrės sė 
Berishės: Si e rrita Saliun! 
Sot ėshtė ndarė nga jeta motra e vetme e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Hajrie Osmanin, ishte 5 vite mė e madhe se vėllai i saj. 78-vjeēaren e pėrshkruanin si njė grua tė rrallė. Ndėrkohė qė Sali Berisha gjithmonė ka pasur njė vlerėsim tė madh pėr tė motrėn, duke e quajtur “mbretėreshė”.

Kjo konfirmohet edhe nė njė ndėr intervistat e rralla qė Hajrie Osmani-Berisha ka dhėnė nė vitin 2010 thonte se “unė jam krenare qė jam motra e Sali Berishės, qoftė Kryeministėr, kryetar i PD-sė, President, apo njė qytetar i thjeshtė". "Pėr mua ai ėshtė dhe mbetet vėllai mė i mirė nė botė, sepse ėshtė i tillė. Njė njeri i dashur, i respektuar, qė pėrpiqet tė tė ndihmojė, por mbi tė gjitha ai ėshtė i drejtė. Ndaj siē mė ka ndodhur qė tė dėgjoj njerėz qė e shajnė, mė kanė takuar edhe njerėz qė e duan”.

Hajria rrėfen edhe si ėshtė kujdesur pėr vėllain e saj, i cili jo pa qėllim gjithmonė i ka thėrritur dadė. 

Jo rrallė z. Berisha nuk ka mundur tė fshehė debulesėn pėr motrėn e vetme, qoftė dhe nė mėnyrė publike, duke thėnė se ju e keni mbajtur shumė afėr atė kur ishte i vogėl. Kjo besoj ju sjell nė mend kujtimet e asaj kohe?
Saliu ėshtė 5 vjet mė i vogėl se unė dhe si i tillė, kujdesesha shumė pėr tė.

Pėrherė mė ka thirrur dadė, edhe sot mė thėrret kėshtu. Kur isha 7 vjeēe dhe ai 2 vjeē, mbaj mend qė e pėrkundja shumė nė djep, edhe pėr t’i ardhur nė ndihmė nėnės sime e cila lodhej shumė, qoftė me fėmijėt, qoftė me punėt e shtėpisė. Pastaj kur Saliu filloi tė rritej pak nga pak e merrja (kalistraf), hopa nė shpinė pasi e merrte gjumi pranė oxhakut dhe unė e ēoja lart nė dhomėn e gjumit, nė krevat. Kishte shumė qejf kur e mbaja nė shpinė. Dhe e mbaja aq shumė, saqė njėherė kur po punoja punė me grep, kisha harruar krrabzat (grepat) nė qafė dhe teksa e kisha hipur nė shpinė Saliun e vogėl, desh i verbova sytė. Nga frika se mos e bėra njė gjė tė tillė, bėrtita me tė madhe sa erdhi nėna dhe e trembur pyeti ēfarė ka ndodhur. Por u gėzuam tė dyja kur pamė qė vėllai i vogėl kishte shpėtuar nga sytė pėr mrekulli.

Si shkonte me mėsimet nė shkollė?
Jashtėzakonisht shumė mirė. Bashkė me Saliun mėsonim nė shkollėn e Tropojės sė vjetėr. E kishim shumė afėr nga Viēidoli. Shkonim bashkė dhe ktheheshim bashkė. Merresha me detyrat e tij, por nuk mė lodhte kurrė, sepse kishte vullnet pėr tė mėsuar.

Ēfarė tė befasonte tek ai nė atė moshė?
Nuk kisha nevojė t’i thosha hajde dhe tė bėjmė detyrat apo tė lexonte. Nė tė shumtėn e kohės i merrte ai i pari librat dhe mė thėrriste mua, ndėrsa bėja edhe ndonjė punė nė shtėpi. Pastaj kur u rrit, ndryshoi zakon. Nėna kulloste bagėtinė tutje nga fshati dhe Saliu sapo vinte nga shkolla, nuk e hiqte ēantėn e librave, por vinte nė shtėpi kėrkonte bukė dhe nuk hante brenda. Ai e merrte bukėn me vete, e hante rrugės, merrte ēantėn e shkollės mbi shpinė dhe ikte me vrap tek nėna qė ta ndihmonte pėr tė ruajtur bagėtinė. Njėkohėsisht mėsonte dhe librat.

Mė thoni diēka qė e bėnte mė tė dallueshėm nga bashkėmoshatarėt e tij?
Ishte shumė kureshtar dhe kishte njė vullnet tė ēuditshėm pėr gjėrat. Ndonėse kishte pikė tė dobėt nėnėn, Saliu rrinte shumė kohė me babėn, dhe atė e “bombardonte” me pyetje. E pyeste pėr gjithēka dhe baba kishte durim tė paparė me tė. I tregonte dhe i mėsonte gjithēka. Im atė ishte njė burrė i zgjuar, lexonte shumė, mbante libra dhe romane nėpėr arka druri nė shtėpi. Kjo ishte njė mundėsi shumė e mirė pėr Saliun qė tė ecte pėrpara. Ata tė dy ishin shumė tė lidhur bashkė. Leximi u pėrcoll dashur pa dashur edhe tek Saliu i vogėl. Ka pasur shumė gojė, domethėnė orator dhe mbi tė gjitha i etur pėr tė mėsuar sa mė shumė gjėra qė nė moshė tė njomė. Ka qenė dhe i papėrtueshėm. Ēfarėdo gjėje qė t’i thoshim pėr ta bėrė, ai nuk hezitonte, e bėnte.

Ēfarė i pėlqente mė shumė, cilėn nga lėndėt e shkollės e hapte me mė shumė dėshirė?
Kishte qejf tė lexonte dhe i pėlqente leximi. Por edhe vjershat. Mbante mend shumė. Kishte dhe ka kujtesė shumė tė fortė. Mė kujtohet njė ditė kur erdhi nga Boka (vend kullote pėr bagėtitė) me nėnėn, ndėrsa po hiqte ēantėn nga shpina, filloi tė recitonte vjershėn e Oso Kukės. Dhe recitimi i tij zgjati, pasi vjersha ishte shumė e gjatė. E kishte mėsuar nė klasė dhe pasdite e pėrsėriste nė shtėpi. E recitonte nėpėr oborr, hynte dhe dilte atė ditė me “Oso Kukėn” nė gojė. Kishte njė kujtesė qė na befasonte tė gjithėve. E kishte mėsuar pėrmendėsh teksa ruante bagėtinė. Pastaj ne kishim njė gjė, detyroheshim tė mbaronim detyrat shpejt dhe mėsimet, pasi nė darkė errėsohej dhe nė atė kohė nuk kishte drita. Shikonim vetėm me kandil.

Ka qenė fėmijė i rrėmbyer, nevrik?
Jo aspak. Ishte shumė i shtruar dhe merrte vesh tė mėdhenjtė ēfarė i thoshin. Kureshtar pėr tė mėsuar ēdo gjė. E vetmja gjė qė e bėnte me nerva, nėse mund tė thuhet kėshtu, ishte kur dėgjonte pėr ndonjė hajdut qė vidhte. I “urrente” nė njėfarė mėnyre ata qė preknin gjėnė e tjetrit.

Mė tregoni njė rast…
Po. Kur Saliu ishte student, njė shoku i tij kishte vjedhur nė konvikt dhe ishte bėrė njė problem i madh, pasi drejtuesit e fakultetit donin qė t’i jepnin njė “ndėshkim” pasi kishte vjedhur. Ndaj mblodhėn disa studentė tė konviktit pėr tė marrė mendimin e tyre ndaj shfaqjes sė ulėt tė studentit. Mes tyre ishte edhe Saliu dhe ai nuk e ka mbrojtur, sepse nuk i duronte dot hajdutėt. Dhe kur erdhi pėr pushimet e verės, Saliu na e tregoi si rast, pasi i kishte bėrė shumė pėrshtypje sjellja e studentit dhe ndonėse kishte dashur qė ai tė mos ndėshkohej, nuk e kishte mbrojtur. Hajdutėria ishte ajo qė e nervozonte mė tepėr Saliun.

Ēdo fėmijė ka tė mirat dhe tė metat e veta. Ju kujtohet ndonjė e metė qė shfaqte Saliu i vogėl?
Nuk mund tė them tė meta, pasi Saliu vėrtet ishte njė fėmijė i mbarė. Por nganjėherė ngacmohej me fėmijėt nė shkollė, sepse kishte dhe nga ata qė e bezdisnin, sepse nuk kishin mendje pėr tė mėsuar, kurse Saliu donte vetėm tė mėsonte. E thėrrisnin pėr tė luajtur pas mėsimit, por vėllai im nuk para luante. Vinte nė shtėpi me vrap dhe nxitonte tek nėna pėr ta ndihmuar, duke marrė librat me vete. Por kjo gjė i shqetėsonte shokėt e tij, tė cilėt kėmbėngulnin qė ai tė luante me ta tė nesėrmen dhe refuzimi ēonte nganjėherė dhe nė zėnka fėmijėsh.

Kur nisi studimet e larta, a u ftohėn marrėdhėniet motėr-vėlla?
Jo nuk u ftohėn, pėrkundrazi u bė njė marrėdhėnie mė e fortė, ndonėse Saliu vinte mė rrallė nė shtėpi dhe nė atė kohė kishte shumė pak mundėsi komunikimi. Lidhja jonė nuk cenohej nga largėsia kurrsesi.

Nė moshėn e fėmijėrisė sė tij, ju u kujdesėt shumė pėr tė. Por kur Saliu u rrit, a bėri siē duhet rolin e vėllait?
Saliu pėrherė ka qenė njė vėlla i dashur pėr mua. Kur doli me rrogė mė bėnte shumė dhurata. Mė blinte gjėra. Por edhe mė ēonte lekė nga Tirana. Mė kujtonte shpesh dhe jam e bindur se kėtė gjė ai e bėnte si njė lloj kujdesje tashmė ndaj meje. Ndoshta kishim ndryshuar pozicionet. (qesh)

Kujt i ngjan mė shumė Saliu dhe a e kishit menduar ndonjėherė se ai mund tė ishte njeriu mė i pushtetshėm i Shqipėrisė?
Saliu nga pamja ngjet mė shumė nga nana, kurse me tip i ngjan babės. Ai ishte shumė i zgjuar, siē ishte dhe mixha Zeqiri, (xhaxhai). Tė dy kishin emėr shumė tė mirė nė Malėsinė e Gjakovės. Saliu i donte shumė dhe ata e kanė mbajtur shumė afėr. Ka mėsuar shumė prej tyre. Ndėrkohė qė Saliu ishte fėmijė shumė i shkathėt dhe shumė i zgjuar. Nuk mund tė them se e ēonin ndonjėherė ndėrmend se ai do tė bėhej i famshėm, por zgjuarsia e tij qė nė moshė tė vogėl, na bėnte optimist ne tė familjes, se shumė shpejt ai do tė ishte dikush nė jetė. Realisht ashtu ndodhi.

Si u “injektua” tek Sali Berisha besimi ndaj Zotit?
Tė dy prindėrit e mi kanė qenė besimtarė. Nė mėnyrė tė veēantė baba, i cili kishte lidhje tė hershme me hoxhė tė shumtė qė kishin studiuar apo qėndruar nė Turqi. Madje edhe nė kohė tė monizmit baba i falte pesė vaktet. Mbaj mend, kemi qenė fėmijė tė vegjėl dhe ai na mblidhte tė tre ne fėmijėve dhe na fliste pėr Zotin. Kėtė dashuri thoshte duhet ta mbani nė zemėr, t’i lutemi pėr tė qenė njerėz tė pastėr nė jetė, tė ndershėm, qė mos tė prekim kurrė gjėnė e tjetrit. Tė gjitha porositė e tij mbetėn nė mendjen tonė.

Gjatė kėtyre 18 viteve qė vėllai juaj ėshtė nė politikė, a keni pėrfituar prej tij?
Jo. Nuk do t’ia lejoja vetes njė gjė tė tillė. I vetmi favor dhe qė i kam rėnė shpesh Saliu nė qafė ka qenė me ndihmėn si doktor. Shumė tė njohur, por edhe tė panjohur, kanė ardhur tek unė dhe mė kanė thėnė qė tė flas me Saliun qė t’i ndihmojė me ndonjė rekomandim pėr shėndetin e tyre tek mjekė tė njohur tė Tiranės. Pra pėr vizita mjekėsore. Dhe pėr kėtė unė i jam drejtuar Saliut edhe Lilit, dhe tė dy mė kanė ndihmuar pėr ēdo hall tė njerėzve qė u kam thėnė. Ky ka qenė favori i vetėm qė kam kėrkuar nga im vėlla.

Ju ka ndodhur qė tė dėgjoni njerėzit duke e sharė, apo kritikuar Saliun dhe si jeni ndjerė? Si keni reaguar nė raste tė tilla?
Mė ka ndodhur. Rasti i fundit ėshtė para pak ditėsh. Shkova nė dyqan qė tė bėja pazar dhe shitėsja kishte tė ndezur televizorin. Nė ato momente ishte njė kronikė lajmesh ku fliste Saliu pėr luftėn kundėr korrupsionit. Nė ēast hyn njė grua, goxha nė moshė dhe sapo e sheh nė televizor Saliun reagon shumė keq duke thėnė: “Po po ky do e luftojė korrupsionin, asnjė gjė s’ka pėr tė bėrė, ja fut kot me kėto qė flet”. Shitėsja qė e dinte qė unė isha motra e Kryeministrit, pa direkt nga unė, por nuk fola. Pėrkundrazi, ktheva kokėn anash dhe nuk ia hodha sytė gruas qė fliste pėr Saliun. Unė nuk reagoj. Ėshtė mendim i tyre dhe s’kam si tė kundėrpėrgjigjem ashtu siē nuk ndėrhyj tek Saliu pėr kėto ēėshtje. As nuk kam ndėrmend ta bėj njė gjė tė tillė sa kohė ai ėshtė nė politikė.

Megjithatė, raste tė tilla pakėnaqėsie nuk ju fshehin dot krenarinė e tė qenit motra e Kryeministrit tė vendit…
Unė jam krenare qė jam motra e Sali Berishės, qoftė Kryeministėr, kryetar i PD-sė, President, apo njė qytetar i thjeshtė. Pėr mua ai ėshtė dhe mbetet vėllai mė i mirė nė botė, sepse ėshtė i tillė. Njė njeri i dashur, i respektuar, qė pėrpiqet tė tė ndihmojė, por mbi tė gjitha ai ėshtė i drejtė. Ndaj siē mė ka ndodhur qė tė dėgjoj njerėz qė e shajnė, mė kanė takuar edhe njerėz qė e duan. Madje, kanė ardhur dhe mė kanė dhėnė dorėn duke i uruar qė tė jetė me sa mė shumė jetė, sepse tek ai shohin udhėheqėsin e duhur. Por asnjėherė nuk kam ndenjur nė tė madh se jam motra e tij. Madje, para dy viteve, vjen tek shtėpia jonė njė punonjės i ujėsjellėsit dhe pyeste pėr gjendjen e ujit, pasi zona jona ka probleme me ujin e pijshėm. Ai takoi dhėndrin tim dhe teksa po mė pyeste, nuk e dinte se isha motra e Kryeministrit. Mė pyeti: Nga tė kemi moj nėne? I thashė thjesht qė jam nga Tropoja. Mė pas ai vijoi: qenke nga vendlindja e Kryeministrit. Dhe qė mos tė mburresha i thashė qė “patriot e kam, demokrate e flaktė jam”. Ai qeshi teksa po shikonte edhe nga shtėpitė e fqinjėve pėr ujin. Mė pas i tregoi dhėndri, Feriti dhe punonjėsi i ujėsjellėsit u kthye edhe njėherė nga oborri jonė teksa mė tha: “Tė fshehtė e mban pėrherė qė je motra e Berishės…”?

Kam njė kuriozitet qė dua tė mėsoj nga ju. Si ka mundėsi qė vėllai juaj edhe nė moshėn 64 vjeē e ka shikimin shumė tė qartė dhe nuk pėrdor syze?
Saliu i ka ngjarė babės. Ai ka vdekur nė moshėn 83 vjeē dhe pa pasur nevojė kurrė tė vėrė syze. Geni i tij ėshtė pėrcjellė tek Saliu. Ėshtė e vėrtetė qė sheh shumė mirė. Nė kohėn kur ishte gjallė baba, mbaj mend qė bėnte garė me nipat dhe mbesat se kush lexonte mė shpejt dhe mė mirė. Dhe kėtė ai e bėnte pa pasur nevojėn e syzeve./Standard

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

19 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
ana ciao motra kriminelitdhe ajdutit Ti ske faj se nuk kishe lidhje me te dhe pse e kishe vella ishit si nata me diten Po saliun e kalamajte meri ti me vete se vellai jot ka lene femi jetime gra te beja ta probojne dje mipat e mbrsat r salit cfar dmth jetim U prehfsh ne paqe
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
​Balliu:Komisionerėt e PD u shitėn jemi tė hapur pėr bashkėpunim 
Ekskluzive/ Fleckenstein rrėzon raportin e teknikėve tė PD-sė
Intervista/17 vjeēarja shqiptare hap shoqatė bamirėsie online
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 22/08/2017, Viti VII - NR.197